E Premte, 05.10.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BOMBARDIMET E NATO-s NË KOSOVË U SHTYNË GJASHTË MUAJ PËR SHKAK TË SPIUNIMIT TË FRANCEZIT

E Djelë, 03.22.2015, 06:13pm (GMT+1)

 
Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, ka mundur të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviq.

Ai është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, po ashtu pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s.

Millanoviq, në botimin e plotësuar të librit të tij "Serbia dhe NATO", thotë se më 1995 kishte detyrë të jetë spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë, që të ndërtojë një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s, shkruan Kurir, transmeton Telegrafi.

"Unë jam ndoshta një nga njerëzit e paktë në Serbi, një nga oficerët apo gjeneralët, si të doni ju, që më së gjati ishte në luftë me NATO-n. Rrjeti informativ që kam formuar, po ju them për herë të parë, kishte mbi dhjetëra njerëz të rangut më të lartë diplomatik në NATO dhe në misionet tjera diplomatike në Bruksel", thotë ai.

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

"Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t'i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat", thotë Millanoviq, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është dashtë të merret më 12-13 tetor.

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

"I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t'i barti ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e barta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd", thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave bëhet ripozicionimi i forcave serbe, për çka shtyhen bombardimet e NATO-s.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRESHNIK SPAHIU I DREJTOHET BASHËS - NËSE DONI VËRTET REVOLUCION, JA SI BËHET REVOLUCIONI (03.22.2015)
SHBA SYNON INTEGRIMIN E BALLKANIT NË NATO - PËRFSHIRË KOSOVËN DHE SERBINË (03.22.2015)
Deutsche Welle, VALON MURATI - DIASPORA TË SHIKOHET SI PARTNERE PËR ZHVILLIMIN E KOSOVËS, TË MOS SHIKOHET VETËM SI BURIM FINANCASH PËR MBIJETESË (03.22.2015)
TADIÇ - DAÇIÇI DESH E NISI LUFTËN ME KOSOVËN (03.22.2015)
KRASNIQI PAS HUMBJES - NUK DO TË NDALEM DERI NË ARRITJEN E QËLLIMIT TIM PËR T'U BËRË KAMPION BOTËROR (03.22.2015)
MENJËHERË PAS NDESHJES HAXHI KRASNIQI U DËRGUA NË SPITAL (03.22.2015)
KRASNIQI PËRFORMOI SHUMË MIRË, U NDËRPRE NDESHJA PAS LËNDIMIT (03.22.2015)
PROKURORIA - JA SI I ZUMË NË GRACKË DOSHIN DHE FRROKUN, PASTAJ VENDOSËM T'I ARRESTOJMË (03.22.2015)
KOSOVA IMPORTON MBI 80 PËR QIND TË PRODUKTEVE - BURIM KRYESOR I IMPORTIT ËSHTË SERBIA (03.22.2015)
PAS RAUNDIT TË NËNTË, KRASNIQI DORËZON NDESHJENJürgen Braehmer rikonfirmohet kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë WBA (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]