E Hënë, 05.06.2024, 01:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SOT MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPTARE - NËN MOTON 'NJË TOKË, NJË POPULL, NJË ËNDËRR'

E Hënë, 03.23.2015, 08:25am (GMT+1)


Tirana po bëhet gati të mirëpresë mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës  e cila do të zhvillohet paraditen e së hënës në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministria shqiptare ka zgjedhur si moto të kësaj mbledhje  tre fjalë: "Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr", raporton TCH.

Holli i Pallatit të Kongreseve, është konceptuar i ndarë në 3 pjesë ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu, mbi të cilën janë vendosur flamujt e BE-së ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.

Në mes do të vendoset një shqiponjë  tri dimensionale, kurse anash,  dekori parashikon vendosjen e flamujve të të dy vendeve.

Një kënd i vecantë  është dedikuar për  nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Rreth orës 10:40 pritet mbërritja e delegacionit të qeverisë së Kosovës. 20 minuta më pas do të jetë fillimi i mbledhjes së dy qeverive e cila do të zgjasë 60 minuta. Më tej do të vijohet  me  nënshkrimin e  marrëveshjeve.

Pas fjalës përshëndetëse të dy kryeministrave, ministrat e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij Hashim Thaçi, do të bëjnë prezantimin e partneritetit strategjik.

Por çfarë marrëveshjesh do të jenë në tryezën e bisedimeve?

Top-Channel ka mundur të sigurojë draftin përfundimtar të dakordësuar prej dy qeverive me 11 marrëveshje, memorandume  dhe protokolle  të cilat janë.

1.  Për Bashkëpunim të "Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë".

2. Memorandum mbi "Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm".

3.  Protokoll  mbi "Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit".

4. Protokoll  "Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare".

5. Memorandum  i Mirëkuptimit "Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës".

6.  Marrëveshje e Bashkëpunimit për "Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë".

7.  Marrëveshje e "Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor".

8. Marrëveshje  për "Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar".

9.  Protokoll  "Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë".

10. Memorandum "Mbi bashkepunimin ne fushen e bujqesise dhe zhvillimit rural".

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.


Kryefjala e mbledhjes së dytë të  dy qeverive do të jetë  thellimi i partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës, i cili në në një  vit ka njohur  progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme.

Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale, ku për herë të parë në Milano u hap konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.

Hapja e kësaj konsullate parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA, VENDI I TRETË ME NUMRIN MË TË MADH TË AZILKËRKUESVE NË BE - PAS SIRISË DHE AFGANISTANIT (03.23.2015)
BOMBARDIMET E NATO-s NË KOSOVË U SHTYNË GJASHTË MUAJ PËR SHKAK TË SPIUNIMIT TË FRANCEZIT (03.22.2015)
KRESHNIK SPAHIU I DREJTOHET BASHËS - NËSE DONI VËRTET REVOLUCION, JA SI BËHET REVOLUCIONI (03.22.2015)
SHBA SYNON INTEGRIMIN E BALLKANIT NË NATO - PËRFSHIRË KOSOVËN DHE SERBINË (03.22.2015)
Deutsche Welle, VALON MURATI - DIASPORA TË SHIKOHET SI PARTNERE PËR ZHVILLIMIN E KOSOVËS, TË MOS SHIKOHET VETËM SI BURIM FINANCASH PËR MBIJETESË (03.22.2015)
TADIÇ - DAÇIÇI DESH E NISI LUFTËN ME KOSOVËN (03.22.2015)
KRASNIQI PAS HUMBJES - NUK DO TË NDALEM DERI NË ARRITJEN E QËLLIMIT TIM PËR T'U BËRË KAMPION BOTËROR (03.22.2015)
MENJËHERË PAS NDESHJES HAXHI KRASNIQI U DËRGUA NË SPITAL (03.22.2015)
KRASNIQI PËRFORMOI SHUMË MIRË, U NDËRPRE NDESHJA PAS LËNDIMIT (03.22.2015)
PROKURORIA - JA SI I ZUMË NË GRACKË DOSHIN DHE FRROKUN, PASTAJ VENDOSËM T'I ARRESTOJMË (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]