KRASNIQI PAS HUMBJES - NUK DO TË NDALEM DERI NË ARRITJEN E QËLLIMIT TIM PËR T'U BËRË KAMPION BOTËROR
E Djelë, 03.22.2015, 09:24am (GMT+1)
Haxhi Krasniqi ishte shumë i dëshpëruar pas humbjes.
Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi u shpreh shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Jurgen Brahmer.
"Jam shumë i zhgënjyer. I uroj fitore kolegut tim, më duhet një qetësi që të gjejë ku kam gabuar. Unë nuk do të ndalem deri në arritjen e qëllimit tim, titullin e botës", ka thënë Krasniqi, shkruan Bild.de.
www.voal-online.ch
|