E Premte, 04.26.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISIS - ARRESTIME NË SHQIPËRI DHE ITALI Goditet një celulë terroriste e cila rekrutonte luftëtarë për në Siri. Në pranga një Italian dhe dy shqiptarë me lidhje familjare. Njëri prej tyre Alban Elezi u arrestua në Kavajë
E Mërkurë, 03.25.2015, 03:11pm (GMT+1)




Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka çuar në goditjen e një celule terroriste e cila rekrutonte besimtarë myslimanë të cilët dërgoheshin më pas për të marrë pjesë në luftimet në Siri, për llogari të të ashtuquajturit Shtet islamik i Sirisë dhe Irakut. Falë hetimeve të Prokurorisë së Brescias, në pranga kanë përfunduar tre persona, një 20 vjeçar italian, me origjinë marokene si dhe dy shqiptarë, me lidhje familjare me njëri tjetrin. Italiani konsiderohet autor i një materiali propagandistik, në gjuhën italiane i shpërndarë kohët e fundit në internet me titullin "Shteti islamik, një realitet që kërkon të komunikojë me ty".

Nga dy shqiptarët e përfshirë, njëri është arrestuar në Itali ndërsa tjetëri në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar të quajtur Alban Elezi. Sipas të dhënave të para ai frekuentonte një xhami në Kavajë. Të dy shqiptarët dyshohet se kanë  mundur të dërgojnë në Siri disa besimtarë, njëri prej të cilëve mendohet se ka humbur jetën gjatë luftimeve atje. Së fundmi ata kishin rënë në kontakt me një djalë të ri italo-tunizian. Për ta bindur që t'i bashkohej ISIS-it, Alban Elezi, sipas të dhë"‹nave t"‹ë"‹ policis"‹ë"‹ italiane, kishte udhëtuar drejt vendit fqinj, për ta kontaktuar direkt të riun, i cili tashmë është vënë nën mbikqyrjen e autoriteteve italiane.

Sipas hetimeve, shqiptarët e arrestuar sot, mbanin lidhje, si telefonike ashtu dhe nëpërmjet Facebook-ut, me një shtetas italian me origjine marokene, Anas El Abboubi, i cili mendohet se aktualisht gjendet në Siri. Madje, sipas policisë italiane, Anas El Abboubi, përpara se të nisej për të marrë pjesë në luftimet e atjeshme, ka qenë dhe në Shqipëri, në shtator te vitit 2013. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINË - MINISTRAT E BALLKANIT PERËNDIMOR DISKUTOJNË MARRËVESHJEN PËR TRANSPORT (03.25.2015)
Western Balkans 6 - SERBIA IMPONON QË TAKIMI NË PRISHTINË TË BËHET PA ASNJË SIMBOL SHTETËRORSerbia kushtëzon Kosovën që edhe në shtëpi të vet të paraqitet pa simbole (03.25.2015)
KONFIRMOHET VRASJA NË PRISHTINË E NJË POLICI TË KOSOVËS (03.25.2015)
DEPUTETI DOSHI NUK DORËZOHET - PREMTON SE SOT DO TË NXJERRË TË TJERA FAKTE RRËNQETHËSE (03.25.2015)
TOM DOSHI - KRYEPROKURORI KËRKON TË SHPËTOJË VETEN DHE ILIR METËN, JA DOKUMENTI (03.25.2015)
NË PRISHTINË SOT MBAHET 'WESTERN BALKANS 6' (03.25.2015)
BANKA BOTËRORE - 32 MILIONË EURO PËR MJEKËSINË SHQIPTARE (03.25.2015)
TOM DOSHI I BËN SELAM LLALLËS - TËRHIQU NGA KËRKESA PËR ARRESTIMET (03.24.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - SHTATË MUAJ NGA NJOHJA E FUNDIT E SHTETIT TË KOSOVËS (03.24.2015)
BANKA BOTËRORE JEP 32 MILIONË EURO HUA PËR MJEKËSINË SHQIPTARE (03.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]