E Mërkurë, 05.15.2024, 05:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U DORËZUAN TRUPAT E 28 SHQIPTARËVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË

E Premte, 04.03.2015, 09:05am (GMT+1)


Në Kosovë, autoritetet u dorëzuan familjarëve trupat 28 personave të gjetur në një varrezë masive në Serbi. Trupat e gjetur janë të fshatit Rrezallë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore. Varrimi i tyre pritet të bëhet më pesë prill, pikërisht 16 vjet pasi ata ishin ekzekutuar nga forcat serbe, për t'u bartur me pas në Serbi në një varrezë masive, në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre."‹"‹

Trupat e 28 shqiptarëve të zbuluar në një varrezë masive në Serbi, iu dorëzuan familjarëve, 16 vjet pas vrasjes së tyre nga forcat serbe. Trupat ishin zbuluar vitn që lamë pas në varrezën masive në fshatin Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbinë jugperëndimore, ndërsa për disa muaj ka zgjatur procesi i identifikimit të tyre. Gërmimet në atë varrezë masive kishin filluar në dhjetor të vitit 2013, bazuar në pohimet e autoriteteve serbe të drejtësisë të cilët katër vjet më parë thanë se mund të kenë zbuluar një varrezë masive ku besohet se mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Gjatë operacionit të gërmimit që zgjati nga prilli deri në qershor të vitit 2014 janë zbuluar trupat e 54 personave. Arsim Gerxhaliu nga departamenti i mjekësisë ligjore tha se javën që vjen do të bëhet edhe dorëzimi i trupave të tjerë të zbuluar në Rashkë.

Varrimi i trupave të dorëzuar të enjten do të bëhet me 5 prill në fshati Rezallë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore, pikërisht në përvjetorin e 16 të vrasjes së tyre.

Në janar të këtij viti,. Fondi për të Drejtën humanitare me seli në Beograd, tha se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë. Sipas fondit,  ai është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër, të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, si dhe për fshehjen e trupave në një varrezë masive në rajonin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore. Fondi thotë se ka dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ishte shefi aktual Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT! (04.03.2015)
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR (04.02.2015)
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET DHE NUK GJYKOHET (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]