E Mërkurë, 05.15.2024, 09:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA - KËRKESA E LISTËS SERBE MUND TË ZBATOHET

E Djelë, 04.05.2015, 03:07pm (GMT+1)



Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkesa e Listës Serbe për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është kusht për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, mund të fillojë të realizohet shpejt.

Zëvendësministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe është negociuar para krijimit të koalicionit dhe ka qenë bazë për arritjen e këtij koalicioni.

Sipas tij, partnerët e koalicionit janë të gatshëm t'i qasen kërkesës së Listës Serbe.

"Pikat e asaj marrëveshjeje janë disa. Prej tyre, disa pika janë që realizohen shpejt. Për shembull, ata duhet tash të na e sjellin emrin e ministrit dhe emrat e zëvendësministrave dhe këto janë çështje që mund të realizohen menjëherë, posa ata të vijnë brenda", thekson zëvendësministri Gecaj.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, dy ditë më parë, janë takuar me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, siç është thënë, për t'u konsultuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm të Listës Serbe, pas ngrirjes së aktivitetit të përfaqësuesve të saj në institucionet e Kosovës, që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Ata kanë theksuar se në fillim të javës së ardhshme do të takohen me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht me partnerët e koalicionit, dhe nëse do të ketë vullnet të mirë dhe të jepet dora e pajtimit nga të dyja palët, atëherë përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në institucione për të vazhduar punën e mëtutjeshme.

Megjithatë, ata kanë theksuar se ekziston një kusht i vetëm për këtë, që është zbatimi i marrëveshjes së koalicionit.

Sasha Milosavljeviq, shef i Grupit Parlamentar Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, pati thënë se ky kusht nuk është i ri dhe se ai ekziston që më parë, por vetëm duhet të respektohet.

"Në atë moment që ne e shohim se është respektuar marrëveshja e koalicionit, ne do të kthehemi në institucione. Kjo mund të pritet në periudhën e ardhshme dhe shumë shpejt", kishte theksuar Milosavljeviq.

Megjithatë, një nga pikat e parashtruara të Listës Serbe në marrëveshjen së koalicionit qeverisës është edhe formimi i Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Zëvendësministri Gecaj thotë se nuk mund të flitet për afate të realizimit të kësaj pike, për shkak se situata është në pikën fillestare dhe ende nuk është biseduar në mënyrë serioze për këtë çështje.

Ndërkaq, ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila është e ngarkuar me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përsëritur disa herë se para formimit të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut në Bruksel.

Edhe zëvendësministri Gecaj thekson se duhet të zbatohen disa marrëveshje në mënyrë që të krijohen parakushtet për të vazhduar me marrëveshje tjera.

"Ne jemi ende në fazën e marrjes me atë se si të zbatohen këto marrëveshje që janë arritur deri më tash, e pastaj do të kalojmë në fazat tjera, pra, në fazën e negociatave lidhur me çështjen e Asociacionit. Ju e dini që është një çështje bukur e ndërlikuar që do të marrë, sipas të gjitha gjasave, një kohë. Se sa do të zgjasë ajo kohë, a do të jetë tetori, a do të jetë dhjetori, apo do të jetë brenda dy muajve, këtë nuk mund ta dimë. Nëse do të pyeteshim ne, do ta zgjidhnim këtë çështje për një muaj", deklaron Gecaj.

Megjithatë, ai shton se pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në institucione, nuk do të mund të bisedohet fare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, Lista Serbe ka ngrirë aktivitetin në institucionet e Kosovës pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq nga Qeveria e Kosovës. Ky shkarkim kishte ndodhur pasi që Jabllanoviq i kishte quajtur "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët më 6 janar kishin penguar përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI - SHTETI NUK KA SHËRBIME SHËNDETËSORE PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE SHQIPTARË ME AUTIZËM (04.05.2015)
RREZALLË - U RIVARROSËN MBETJET MORTORE TË GJETURA NË RUDNICË (04.05.2015)
LISTAT NË PRAG TË DËSHTIMIT - VETERANËT NË KULM TË ZEMËRIMIT (04.05.2015)
DONALD LU - SHBA NXIT LARGIMIN NGA PARLAMENTI TË PERSONAVE ME VEPRIMTARI KRIMINALE DHE KORRUPTIVE (04.03.2015)
BIK PEZULLON NGA PUNA IMAMIN IRFAN SALIHU (04.03.2015)
KOSOVË - 1509 ZYRTARË TË LARTË JANË TË PUNËSUAR DERI NË GJASHTË VENDE PUNE NJËHERËSH (04.03.2015)
Deutsche Welle - 'CIVILNA ZASTITA' NË VERI SHPËRBËHET DERI MË 1 SHTATOR (04.03.2015)
QEVERIA KUFIZON PARALELET NË GJUHËN SHQIPE NË GJIMNAZET E SHKUPIT (04.03.2015)
'GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS' SHPALOS EMBLEMËN USHTARAKE (04.03.2015)
DEPUTETI MARK FRROKU - I DËNUAR NË HOLLANDË ME 3 VJET BURG (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]