E Enjte, 05.16.2024, 01:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DEPUTETI MARK FRROKU - I DËNUAR NË HOLLANDË ME 3 VJET BURG

E Premte, 04.03.2015, 09:36am (GMT+1)



Nga dosja që ka dërguar Prokuroria e Belgjikës,  del në dritë një tjetër fakt për deputetin Mark Frroku. Ai rezulton i arrestuar dhe i dënuar në Holandë me 3 vjet burg.

Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës në vitin 2009, Mark Frroku ka 4 identitete; Besnik Morina i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku, i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku lindur në 2 korrik 1969 dhe Pirro Soforani lindur në 2 korrik 1969.

"Besnik Morina ose Mark Frroku ose Pirro Safrani (Sofrani) është arrestuar në Amsterdam në kuadër të një çështje të shkeljes së ligjit për opiumin. Ai u dënua më datë 4.12.2002 nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet heqje lirie. Ai u ekstradua në Belgjikë në kuadër të urdhër-arrestit ndërkombëtar të datës 10.01.2000 dhe u arrestua më 6 maj 2004. I marrë në pyetje ai nuk pranon të japë deklarime pa avokatin e tij. Ai deklaron që nuk ka vrarë njeri dhe nuk e njeh viktimën",  thuhet në dosjen e prokurorisë belge.

"Top Channel" shkruan se vëllai i viktimës Aleksandër Kurti për të cilin, autoritetet belge akuzojnë deputetin Frroku, ka dëshmuar se, vëllai i tij kishte mosmarrëveshje me një person që quhej Beni, që sipas organit të akuzës së Belgjikës është Arben Frroku, vëllai i madh i tre vëllezërve Frroku. Nikolas Kurti deklaron se Arben Frroku është urdhërues i vrasjes së Aleksandër Kurtit dhe urdhri është ekzekutuar nga vëllai  i tij, Marku (Besnik Morina).

Në dosjen e saj, Prokuroria shkruan se janë gjashtë dëshmi, njëra prej të cilave edhe nga një vajze e prostituuar me inicialet E.U., përmes të cilave hetuesit kanë arritur të identifikojnë Mark Frrokun si një prej personave organizatorë të vrasjes së Kurtit.

Të gjithë dëshmitarët pohojnë se shkak për këtë vrasje është bërë një prostitutë e njohur me emrin Lume, të cilën Kurti kishte kërkuar ta takonte, në të kundërt, sipas dëshmitarëve, ai do t'i tregonte familjes së saj lidhur me punën që ajo kryente në Belgjikë.  E ndodhur përpara këtij kërcënimi, ajo ka njoftuar vëllanë e tutorit të saj, Markun, i cili ka organizuar dhe pritën ndaj Aleksandër Kurtit duke e vrarë atë.

/Top Channel/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U DORËZUAN TRUPAT E 28 SHQIPTARËVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.03.2015)
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT! (04.03.2015)
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR (04.02.2015)
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]