E Enjte, 05.16.2024, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA KUFIZON PARALELET NË GJUHËN SHQIPE NË GJIMNAZET E SHKUPIT

E Premte, 04.03.2015, 10:15am (GMT+1)


Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Shkup, vitin e ardhshëm shkollor pritet të ndiejnë, më tepër se në të kaluarën, mungesën e paraleleve me mësim në gjuhën amtare.

Në vitin e ri shkollor 2015-2016, që nis nga 1 Shtatori, nxënësit shqiptarë do të kenë 5 paralele më pak në shkollat e mesme të kryeqytetit.

Edhe përkundër nevojës më të madhe, Ministria e Arsimit ka vendosur të shtojë nga një klasë me mësim në gjuhën shqipe vetëm në dy shkollat e mesme "Arseni Jovkov" dhe "Cvetan Dimov", ku numri i nxënësve shqiptarë në disa paralele shkon deri në 40.

Për shkak të numrit të kufizuar të klasave në këto dy shkolla, shumë të rinj shqiptarë janë detyruar të zhvillojnë mësimin në gjuhën maqedonase.

Por ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi ka premtuar se do ta parandalojë këtë dukuri, duke i orientuar nxënësit shqiptarë të regjistrohen edhe në shkolla profesionale dhe jo vetëm në gjimnaze.

"Këtë vit kemi përcaktuar që në drejtimet e gjimnazeve, ekonomiko-juridike dhe të mjekësisë, të rrisim numrin e pikëve. Por, gjithashtu kemi përcaktuar që në këto drejtime të mos ketë ulje pikësh nga ana e drejtorëve të shkollave, pa leje të MASH-it. Qëllimi kryesor i konkursit dhe kushteve të vendosura është që nxënësit të orientohen edhe në drejtimet profesionale", tha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit në Maqedoni.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2015-2016 ka shkaktuar pakënaqësi te Këshilli i prindërve të shkollës së mesme "Arseni Jovkov" në Shkup.

Përmes një reagimi me shkrim, prindërit thonë se, me këtë konkurs nuk plotësohen nevojat e nxënësve shqiptarë të kësaj shkolle dhe se, një pjesë e të rinjve do të jetë të detyruar edhe më tej të mësojnë në gjuhën maqedonase, për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të paraleleve në gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër, as në vitin e ardhshëm shkollor nuk do të realizohet kërkesa disavjeçare e shqiptarëve të Komunës së Sarajit dhe zonave përreth, për hapjen e një klase me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin "Zdravko Cvetkovski". / Top Channel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS' SHPALOS EMBLEMËN USHTARAKE (04.03.2015)
DEPUTETI MARK FRROKU - I DËNUAR NË HOLLANDË ME 3 VJET BURG (04.03.2015)
U DORËZUAN TRUPAT E 28 SHQIPTARËVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.03.2015)
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT! (04.03.2015)
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR (04.02.2015)
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]