E Mërkurë, 05.15.2024, 06:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RREZALLË - U RIVARROSËN MBETJET MORTORE TË GJETURA NË RUDNICË

E Djelë, 04.05.2015, 02:32pm (GMT+1)



Në prani të familjarëve dhe zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, në fshatin Rrezallë të komunës së Skënderajt, u bë rivarrimi i mbetjeve mortore të 28 viktimave të identifikuara në varrezën masive në Rashkë të Serbisë.

Ceremoni e rivarrimit u bë në të njëjtën ditë kur edhe shënohet 16-vjetori i masakrës së Rrezallës, gjatë së cilës ushtria dhe policia serbe kishte ekzekutuar 98 banorë të këtij fshati dhe fshatrave afër tij.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur nga Qeveria e Kosovës, Prenk Gjetaj, tha në ceremoninë e rivarrimit se për gjetjen dhe identifikimin e këtyre personave është bërë një punë e madha nga autoritetet vendore të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

"Këta martirë sot qëndrojnë para nesh, sepse e deshën lirinë, lirinë e kemi. Këta e deshën shtetin, shtetin e kemi. Këta deshën t'i mbrojë dikush, i mbron ushtria jonë, e cila sot iu bëri nder pranë arkivoleve", tha Gjetaj.

Kurse, nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, deklaroi se me këto mbetje mortore që janë gjetur në Rashkë, Serbia është munduar t'i fshehë krimet e bëra ndaj popullit shqiptar.

"Edhe një herë u dëshmua se qeveria serbe, përveç krimit dhe vrasjeve u mundua në forma të ndryshme të fshehë atë duke i dërguar trupat e pajetë në humnera dhe në pjesë të ndryshme të Serbisë".

"Gjashtëmbëdhjetëvjet më parë pikërisht më 5 prill, Rrezalla heroike përjetoi shfrenimin çnjerëzor të forcave paramilitare serbe. Masakra e Rrezallës është dëshmia më e fortë se deri në çfarë shkalle kanë shkuar operacionet gjenocidale dhe shfarosëse të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë. Krimet monstruoze të bëra në Kosovë dhe Drenicë po zbulohen dhe do të zbulohen çdo ditë", tha Nura.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës bëri homazhe pranë mbetjeve mortore të 28 viktimave të identifikuara, në fshatin Rrezallë të Skënderajt, por nuk qëndroi në ceremoninë e rivarrimit.

 Varreza masive në Rudnicë ishte zbuluar në dhjetor të vitit 2013, ndërsa ekipet mjeko-ligjore dyshojnë se në këtë varrezë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve.

Drejtues të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur nga Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, si komision, po përballen me një bashkëpunim jo të duhur me institucionet përgjegjëse të Serbisë.

Familjarët e personave të pagjetur thonë se asnjëherë nuk do të ndalen deri se të gjendet edhe personi i fundi i pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në nivel të Kosovës, konsiderohet se ende mbesin të pagjetur edhe 1,653 persona. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LISTAT NË PRAG TË DËSHTIMIT - VETERANËT NË KULM TË ZEMËRIMIT (04.05.2015)
DONALD LU - SHBA NXIT LARGIMIN NGA PARLAMENTI TË PERSONAVE ME VEPRIMTARI KRIMINALE DHE KORRUPTIVE (04.03.2015)
BIK PEZULLON NGA PUNA IMAMIN IRFAN SALIHU (04.03.2015)
KOSOVË - 1509 ZYRTARË TË LARTË JANË TË PUNËSUAR DERI NË GJASHTË VENDE PUNE NJËHERËSH (04.03.2015)
Deutsche Welle - 'CIVILNA ZASTITA' NË VERI SHPËRBËHET DERI MË 1 SHTATOR (04.03.2015)
QEVERIA KUFIZON PARALELET NË GJUHËN SHQIPE NË GJIMNAZET E SHKUPIT (04.03.2015)
'GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS' SHPALOS EMBLEMËN USHTARAKE (04.03.2015)
DEPUTETI MARK FRROKU - I DËNUAR NË HOLLANDË ME 3 VJET BURG (04.03.2015)
U DORËZUAN TRUPAT E 28 SHQIPTARËVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.03.2015)
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT! (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]