E Mërkurë, 05.15.2024, 05:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - 1509 ZYRTARË TË LARTË JANË TË PUNËSUAR DERI NË GJASHTË VENDE PUNE NJËHERËSH

E Premte, 04.03.2015, 03:51pm (GMT+1)


Përderisa Kosova vlerësohet vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore nuk kanë problem të gjejnë dhe të mbajnë deri në gjashtë vende pune.

Nga 4200 zyrtarë të lartë të Kosovës, çdo i treti prej tyre ushtron funksione të shumëfishta. Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsionit, janë identifikuar 1509 zyrtarë të lartë që ushtrojnë më shumë se një funksion.

Drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, theksoi se "një zyrtar mban gjashtë funksione, me pesë vende të punës janë dhjetë zyrtarë, më katër poste 31 zyrtarë, me tre funksione janë 312 zyrtarë dhe dy pozita i mbajnë 1155 zyrtarë të lartë në institucione".

Ai ndërkaq thotë se ka kërkuar nga autoritet kompetente që të rregullohet baza ligjore, në mënyrë që gjatë mandatit si zyrtarë të lartë të pushojnë aktivitetet tjera shtesë.

"Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, së pari duhet të harmonizohet me Kodin Penal, sepse ky Kod është në fuqi nga 1 janari i vitit 2013, ku aty vetëm janë paraparë si vepra penale. Kështu që, duhet doemos të harmonizohet".


"Pra, qëndrimi ynë është mos të lejohen punësime të shumëfishta, në radhë të parë gjyqtarë dhe prokurorë dhe më pastaj të shkohet sipas vlerësimeve tjera, por kjo është prioritet", tha Preteni.

Ndryshe, dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, përcaktojnë "rregulla të detyrueshme për zyrtarët e lartë publik, që gjatë ushtrimit të funksionit, të parandalojnë konfliktin e interesit të tyre në mes të interesave publike dhe private".

Po ashtu, ky Ligj "përcakton kufizimet bazë për zyrtarët e lartë publik për ushtrimin e funksionit publik dhe funksioneve tjera që nuk janë të natyrës publike".

Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq i quajnë paradoksale veprimet e zyrtarëve të lartë, pasi shumica prej tyre, pozitat tjera i ushtrojnë në institucionet publike, e që është në kundërshtim me ligjin.

Petrit Zogaj, nga organizata joqeveritare "Fol", thotë se funksionet e shumëfishta të zyrtarëve të lartë, nuk mund të jenë të suksesshme, njëherësh, sipas tij, pengojnë personat tjerë të jenë pjesë e punësimit dhe ngritjes së tyre në karrierë.

"Kjo do të jetë një ndër sfidat kryesore që koalicioni qeverisës duhet të adresoj në të ardhmen. Nëse jo tash, në një kohë tjetër, gjatë kërkesave të Bashkimit Evropian për reformim të administratës publike, patjetër do të bëjë këtë gjë. Dhe aq më herët që fillohet, ky proces do të jetë më i dobishëm për qeverisjen dhe qytetarët e vendit",
tha Zogaj

Në ligjin për për Parandalimin e Konfliktit të Interesit , thuhet se gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari i lartë mund të ushtrojë punë në lëminë e shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje tjera.

Ndërkaq, përfaqësues të punëtorëve, pohojnë se mbajtja e më shumë se një vendi të punës nga zyrtarët e lartë, nuk është kompatibil me kohën dhe situatën në të cilën ndodhet shoqëria në përgjithësi.

Ali Dragusha, ish nënkryetar i sindikatës se punëtorëve, duke e quajtur të patolerueshëm këtë fenomen, thotë se këto veprime duhet urgjentisht të korrigjohen nga autoritetet kompetente.

"Nuk dua të jem absolut në këtë çështje, mendoj se njerëzit mund të kenë ndonjë honorar shtesë, qoftë në ndonjë bord apo ndonjë shtesë tjetër, por paga si pagë të jetë një. Mendoj se është e pakuptueshme apo e patolerueshme. Gjithsesi duhet të bëhet korrigjim në këtë fushë", tha Dragusha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, për derisa disa zyrtarë të lartë mbajnë nga dy deri në gjashtë vende pune, pagat e të cilëve, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, sillen prej rreth 1.200 euro, deri rreth 2.873 euro, (ngjashëm me pagën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga), sipas statistikave zyrtare shkalla e papunësisë në Kosovë arrin mbi 30 për qind.

Kurse, sipas sindikatave të punëtorëve, kjo shifra e papunësisë arrin 50 për qind.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - 'CIVILNA ZASTITA' NË VERI SHPËRBËHET DERI MË 1 SHTATOR (04.03.2015)
QEVERIA KUFIZON PARALELET NË GJUHËN SHQIPE NË GJIMNAZET E SHKUPIT (04.03.2015)
'GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS' SHPALOS EMBLEMËN USHTARAKE (04.03.2015)
DEPUTETI MARK FRROKU - I DËNUAR NË HOLLANDË ME 3 VJET BURG (04.03.2015)
U DORËZUAN TRUPAT E 28 SHQIPTARËVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.03.2015)
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT! (04.03.2015)
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR (04.02.2015)
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]