E Enjte, 05.16.2024, 01:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PO SHKATËRROHEN DËSHMITË MATERIALE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË

E Djelë, 04.05.2015, 05:10pm (GMT+1)

  
Rrobat dhe gjësendet e të vrarëve në luftë, kryesisht të personave të zhdukur që janë gjetur gjatë gërmimeve, e që janë dëshmi e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, po shkatërrohen dita ditës.

Këto rroba po rrezikohen nga kushtet atmosferike, pasi po qëndrojnë në kuti të letrës në 10 kontejnerët e UNMIK-ut dhënë Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Por, këta kontejnerë janë mbushur dhe të tjerat që po vijnë po vendosen në një tendë në oborrin e Mjekësisë Ligjore.

Problemi rritet edhe më tutje, kur të arrijnë rroba të tjera që pritet të dalin nga gërmimet të cilat do të nisin së shpejti.

Këto rroba, që konsiderohen të jenë pjesë e artefakteve dhe që flasin për realitetin e hidhur të shqiptarëve, nuk e kanë ende një "shtëpi" ku do të trajtoheshin si të tilla. Ato po mbesin pa përkujdesje të mirëfilltë tash e 12 vjet.

Familjarët e personave të zhdukur po kërkojnë që të caktohet një hapësirë e veçantë që këto rroba të ruhen, pse jo edhe të ekspozohen si argument për atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës.

"Zotëri Arsim Gërxhaliu thotë se nuk kemi më vend për vendosjen e këtyre rrobave, familjarët nuk kanë ku t'i qojnë. Komisioni qeveritar për persona të pagjetur, edhe ata nuk kanë mundur të krijojnë një hapësirë apo një lokacion për ruajtjen e këtyre rrobave, që në të ardhmen të ekspozohen ose në muze ose diku, si argument për ngjarjet që kanë ndodhë....Ne po kërkojmë që të sigurohet një lokacion që këto rroba në të ardhmen të ekspozohen", thotë Feriz Rexhepi, kryetar i komisionit për persona të pagjetur në Komunën e Skenderajt.

Deri tani këto rroba janë ruajtur në dy tendat që janë të vendosura në oborrin e Mjekësisë Ligjore, ku njëra veç se është dëmtuar nga bora para dy viteve, derisa tani në dispozicion ka mbet vetëm njëra. Edhe 10 kontejnerët e UNMIK-ut tashmë janë plot. Aty nuk zë më.

Drejtori, Arsim Gërxhaliu tregon se zgjidhja për këtë problem tashmë është domosdoshme.

Ai tregon për marrëveshjen e bërë për pastrimin, konservimin dhe ekspozimin e tyre në Muzeun e Kosovës, por që një gjë e tillë nuk është jetësuar.

"Ato 10- kontejner që i kemi mbushë me rroba, edhe tenda është pothuajse e plotë dhe thjesht edhe hapësira nuk po na mjafton më, nuk po kemi ku t'i lëmë...Dita ditës ato po shkatërrohen, sidomos këto që janë në tendë, për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike gjatë verës dhe dimrit, kondenzimi i ajrit po ndikon shumë që ato të dëmtohen relativisht shumë. Ka mbi katër vite që është nënshkruar memorandum në mes të komisionit qeveritar, muzeut të Kosovës dhe departamentit të mjekësisë ligjore. Në atë memorandum është paraparë që brenda dy tre muajve nga 100 palë t'i dorëzohen muzeut. Është paraparë ë të blihen disa pako të letrës të cilat janë special, pikërisht për këtë çështje të kondensimit të ajrit, e dinë ata mënyrën se si duhet të ruhen", tha Gërxhaliu.

Por pas nënshkrimit të memorandumit janë vetëm 10 palë që janë ekspozuar në muze dhe pas kësaj nuk është bërë më asnjë tërheqje.

Ai thotë të ketë bërë vazhdimisht kërkesa e ankesa, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.

Gërxhaliu thotë se tani për tani është më se e nevojshme të paktën një depo që do të kishte kushte më të mira për ruajtjen e tyre.

Ai është në hall për ato të rasteve që do t'i pranojë javën që vjen. Megjithatë, thotë se do të iu bëjnë një zgjidhje.

"10 kontejnerë të cilët i kemi trashëguar prej UNMIK-ut janë të stërmbushura dhe e patë tendën e madhe se në të dy anët e mbushur. Tash kemi me ba dorëzimin e rasteve të Drenasit, dhe rasteve të tjera, thjeshtë familjarët janë për një projekt të tillë, por ne jemi me hapësirë të ngushtë dhe nuk di njeri se ku do t'i strehojë ato rroba....do të tentojmë t'i gjejmë sikurse për të tjerat, duhet të gjindemi brenda kësaj çka kemi. Nuk kemi zgjidhje tjetër derisa nuk ndërmerret një hap serioz lidhur me ruajtjen e këtyre rrobave", tha Gërxhaliu.

Familjarët janë ata që vendosin se çfarë do të ndodhë me këto rroba pasi që të arrijnë rastet nga vendi ku edhe janë gjetur. Në të shumtën e rasteve, ata marrin vetëm ndonjë shenjë, nëse iu ka mbetur, nga më të dashurit e tyre që tashmë nuk jetojnë.

E rrobat nuk i dërgojnë në shtëpi kryesisht për shkak të mundësisë së ndonjë infeksioni apo diçka të tillë. Dihet se ato kanë qëndruar 17 vite nën dhe. Gjithashtu, kujtojmë se moçali i Rashkës ka përmbajtur dy helme.

Andaj, mjekët në departamentin e Mjekësisë Ligjore zakonisht këshillojnë familjarët se si t'i ruhen ndonjë infeksioni të mundshëm në këto raste.

Në prill të vitit 2011 u nënshkrua një marrëveshje në mes të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Muzeut të Kosovës dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore, e cila tregonte se këto rroba do të barteshin pak nga pak në Muzeun e Kosovës. Por, janë dorëzuar vetëm 10 sete, dhe më nuk ka vazhduar një pranim-dorëzim i tillë i rrobave. Për këtë çështje KosovaPress, ka tentuar të flasë edhe me zyrtarë në Ministrinë e Kulturës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Se ka nevojë të madhe të për zgjidhe të këtij problemi, pranojnë edhe në Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur. Kryetari Prenk Gjetaj mendon se vendi i këtyre rrobave është në një memoriale. E që në Kosovë fatkeqësisht ende nuk ekziston.

"Duhet zgjedhje, diku ku ruhen, pastrohen e pastaj ruhen dhe mund të shfrytëzohen dëshmi, dokumentacion material, artefakt për dhunën dhe krimet që janë bërë ndaj popullatës.....Kemi kërkuar, kemi qenë në kontakt, me ministrinë e re kushtimisht them ende jo, më parë kemi kontaktu por nuk është bërë ndonjë zgjedhje, me arsyetim se nuk ka hapësirë të mjaftueshme në muzeun e Kosovës, a koma nuk e di por jemi të interesuar të vendosen diku ku trajtohen në mënyrë profesionale e serioze", thotë ai.

Ai zotohet se do të bëjnë aq sa kanë mundësi për të gjet një zgjidhje.

"Ne do të përpiqemi me bo zgjedhje, nuk mund të premtoj sepse nuk varet prej meje. Unë do ta ngre këtë çështje në të gjitha nivelet ku ka mundësi me u trajtu kjo çështje, me u zgjidhë kjo çështje. Vërtetë do të jemi ne pikërisht ata që do të bëhemi zëdhënës të familjarëve për ta zgjidhë këtë problem", thotë Gjetaj.

Tash së fundi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua me përfaqësuesit e organizatave që merren me të zhdukurit e luftës së fundit ku edhe u njoh me brengat e tyre.

Ai premtoi angazhim maksimal institucional drejtë ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, në bashkëpunim me institucionet vendore e ndërkombëtare. Derisa, pritet që në vazhdim të mbahet seancë parlamentare lidhur me personat e pagjetur.

E derisa të filloi puna në Muze kushtuar të pagjeturve, që gjeti edhe përkrahjen e kryetarit Veseli, po ashtu të ngritët pllaka memoriale brenda Kuvendit të Kosovës kushtuar këtyre personave.

Aktualisht në Kosovë vazhdojnë të mbetën të zhdukur rreth 1565 persona.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA - KËRKESA E LISTËS SERBE MUND TË ZBATOHET (04.05.2015)
MAQEDONI - SHTETI NUK KA SHËRBIME SHËNDETËSORE PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE SHQIPTARË ME AUTIZËM (04.05.2015)
RREZALLË - U RIVARROSËN MBETJET MORTORE TË GJETURA NË RUDNICË (04.05.2015)
LISTAT NË PRAG TË DËSHTIMIT - VETERANËT NË KULM TË ZEMËRIMIT (04.05.2015)
DONALD LU - SHBA NXIT LARGIMIN NGA PARLAMENTI TË PERSONAVE ME VEPRIMTARI KRIMINALE DHE KORRUPTIVE (04.03.2015)
BIK PEZULLON NGA PUNA IMAMIN IRFAN SALIHU (04.03.2015)
KOSOVË - 1509 ZYRTARË TË LARTË JANË TË PUNËSUAR DERI NË GJASHTË VENDE PUNE NJËHERËSH (04.03.2015)
Deutsche Welle - 'CIVILNA ZASTITA' NË VERI SHPËRBËHET DERI MË 1 SHTATOR (04.03.2015)
QEVERIA KUFIZON PARALELET NË GJUHËN SHQIPE NË GJIMNAZET E SHKUPIT (04.03.2015)
'GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS' SHPALOS EMBLEMËN USHTARAKE (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]