SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT
E Enjte, 04.09.2015, 07:52am (GMT+1)
Kryeqyteti do të ketë shumë shpejt edhe një shtatore të një heroi të madh shqiptar. Këtë lajmërim e ka bërë vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një publikimi në rrjetin social facebook, Ahmeti ka lajmëruar se bëhet fjalë për shtatoren e Ismail Qemalit e cila është gati për t'u ngritur.
Ndonëse vendi ku do të vendoset kjo shtatore nuk është treguar Ahmeti, ka shkruar se kjo është pjesa e parë e bashkëpunimit Prishtinë Vlorë.
Ahmeti thotë se pas kësaj do të lartësohet edhe shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë.
"Pjesa e parë e bashkëpunimit Prishtinë - Vlorë drejt realizimit. Ismail Qemali (foto e shtatores gati të përfunduar nga Luan Mulliqi) së pari vjen në Prishtinë e pastaj edhe Hasan Prishtina së shpejti në Vlorë", ka shkruar Ahmeti, në facebook.
www.voal-online.ch
|