E Mërkurë, 05.15.2024, 06:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET

E Enjte, 04.09.2015, 03:12pm (GMT+1)



Disa nga veprat penale të korrupsionit në Kosovë, të cilat presin zgjidhje, janë duke u zvarritur, madje duke tejkaluar edhe afatet ligjore.

Arsyet e mos zgjidhjes me kohë të këtyre lëndëve thuhet të jetë ngarkesa e punës që kanë prokurorët dhe mungesës së vullnetit për t'iu përgjigjur si duhet zgjidhjes së këtyre rasteve.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se vjetërsimi i këtyre lëndëve ka bërë që sistemi i drejtësisë në njëfarë mënyre të amnistojë kryesit e veprave penale të korrupsionit.

"Ajo që është më shqetësuese është numri i madh i lëndëve që datojnë që nga viti 2001. Pra, kemi të bëjmë më raste, për të cilat askush nuk mund të mbajë përgjegjësi, pasi që kanë arritur në afatet ligjore të vjetërsimit të këtyre rasteve. Kjo i bie që sistemi i drejtësisë i ka amnistuar të gjithë kryesit e veprave penale të korrupsionit", bën të ditur Musliu.

Për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë, është shkruar edhe në raportet e mekanizmave ndërkombëtarë, ku ishte theksuar se Kosova, nuk ka dëshmuar rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Derisa, autoritetet në Kosovë vazhdimisht deklarojnë se janë duke bërë përpjeke në luftimin e kësaj dukurie, përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se në Kosovë ka mungesë të rezultateve konkrete në ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit.

Fidan Kalaja, nga Lëvizja "FOL", e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, tregon se në bazë të të dhënave që ata i kanë që nga viti 1999 e deri më tani, janë rreth dy mijë lëndë të pazgjidhura nga prokuroritë.

"Janë disa arsye pse këto lëndë nuk janë zgjidhur. E para është se kjo çështje për institucionet nuk është prioritet faktik dhe praktik, por është vetëm prioritet rutinor dhe deklarativ. E dyta arsye është se nuk ka vullnet politik dhe e treta është mungesa e kapaciteteve humane dhe teknike e gjykatave dhe prokurorive për ta luftuar korrupsionin", thotë Kalaja.

Ndryshe, që nga hyrja në fuqi e Planit të Veprimit për rritjen e efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit, në nëntor të vitit 2013 deri në dhjetor të vitit 2014, prokuroritë kanë pasur në punë 1604 raste të dyshuara për korrupsion me 2709 persona.

Prej këtij numri të përgjithshëm, prokuroritë kanë arritur të zgjidhin 566 raste me 1301 persona.

Betim Musliu tregon se gjatë monitorimit që i kanë bërë këtij Plani të Veprimit, kanë evidentuar që "rastet e korrupsionit që janë në punë në të gjitha prokuroritë, nuk janë raste të korrupsionit të vërtetë që po zhvillohet në Kosovë".

Sipas tij, korrupsioni i vërtet nuk po ndiqet dhe nuk po gjykohet në Kosovë.

"Prokurorët përveç arsyeve objektive që i kanë me numër të madh të lëndëve, ata nuk kanë pasur një vullnet që problemin e një fenomeni që po e shkatërron shoqërinë kosovare t'i japin prioritet për ta zgjidhur. Këto raste duke mbetur si të tilla të pa zgjidhura, kanë bërë që të gjithë të korruptuarit të stimulohen pasi që asnjëherë nuk e kanë ndier dorën e shtetit, dorën e sistemit të drejtësisë që do të ndëshkohen për të bëmat e tyre", shton Musliu.

Korrupsioni në Kosovë, konsiderohet si një nga sfidat me të mëdha me të cilat duhet të merren institucionet përkatëse. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERZH - EKONOMIA GRI, PENGESA KRYESORE PËR BIZNESET NË KOSOVË (04.09.2015)
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të (04.09.2015)
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME (04.09.2015)
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)
EKSPERTËT - PARANOJA E SERBISË NDAJ 'BASHKIMIT KOMBËTAR KOSOVË-SHQIPËRI' (04.09.2015)
ROMËT NË KOSOVË ENDE TË PANITEGRUAR DHE TË DISKRIMINUAR (04.09.2015)
TIRANË - GJENDJA E PAKICËS ROME VAZHDON TË JETË E VËSHTIRË (04.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - JEHONA E DEKLARATAVE TË KRYEMINISTRIT RAMANë Ballkan dhe në Bruksel kanë vazhduar reagimet ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.08.2015)
DO TË KËRKOHET AUDIT NDËRKOMBËTAR NDAJ KONTRATËS ME BANKERSShpërthimi i pusit në Marinzë, kryeministri Rama: Kompania 100 përqind përgjegjëse. Të dëmshpërblejë banorët dhe të paraqesë sa më parë planin e rehabilitimi (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]