E Enjte, 05.16.2024, 03:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të

E Enjte, 04.09.2015, 08:23am (GMT+1)


"‹Shtetet e Bashkuara e kanë marrë sërish "˜komandën' në rajon, vlerëson analisti politik Dushan Janjiq, duke iu referuar mesazheve të muajve të fundit të cilat po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe financiare botërore.

Arsyeja për këtë, sipas tij është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë nëpërmjet sektorit të energjisë në Evropë dhe faktin se BE-ja iu kthye vetvetes duke lënë pas dore Ballkanin.

Janjiq për Tanjug pohoi se ka besim që SHBA-të do të bëhet "lojtar kryesor" në rajon, ku gjithashtu do të jetë më aktive në sferën diplomatike dhe të mediave, si dhe në mbështetje të shoqërisë civile, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t'i përgjigjet sfidave të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale, përkatësisht veproi si "një shoqatë e aksionarëve të vegjël dhe të mesëm" dhe nuk u kujdes për Ballkanin.

"BE-ja kishte mundësi të ishte tërheqëse për Ballkanin, përkatësisht të inkurajojë dhe monitorojë Serbinë, Kosovën drejt BE-së, por fatkeqësisht ajo iu rikthye vetvetes", tha Janjiq, duke shtuar se çështja e integrimit në BE, por edhe Marrëveshja e Brukselit "nuk ka edhe aq vlerë".

Sipas Janjiqit, kjo është edhe arsyeja "pse askush në Bruksel nuk është ngazëllyer shumë dhe nuk u shqetësua për ndaljen e përkohshme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës".

Ai beson se SHBA-të dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia t'i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Për të, Rusia e mban Kosovën si "˜karrem' dhe kur ta njohë pavarësinë e saj, kjo histori do të përfundojë, duke shtuar se shteti rus do ta njohë shtetin kosovar në momentin kur i duhet ndonjë favor prej shtetit amerikan.

"Serbia do të thotë se Rusia nuk do ta japë Kosovën, por një ditë kjo do të ndodhë," tha Janjiq.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME (04.09.2015)
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)
EKSPERTËT - PARANOJA E SERBISË NDAJ 'BASHKIMIT KOMBËTAR KOSOVË-SHQIPËRI' (04.09.2015)
ROMËT NË KOSOVË ENDE TË PANITEGRUAR DHE TË DISKRIMINUAR (04.09.2015)
TIRANË - GJENDJA E PAKICËS ROME VAZHDON TË JETË E VËSHTIRË (04.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - JEHONA E DEKLARATAVE TË KRYEMINISTRIT RAMANë Ballkan dhe në Bruksel kanë vazhduar reagimet ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.08.2015)
DO TË KËRKOHET AUDIT NDËRKOMBËTAR NDAJ KONTRATËS ME BANKERSShpërthimi i pusit në Marinzë, kryeministri Rama: Kompania 100 përqind përgjegjëse. Të dëmshpërblejë banorët dhe të paraqesë sa më parë planin e rehabilitimi (04.08.2015)
TË AFËRM TË ARBEN FRROKUT KANË FOLUR NË TELEFON ME ENVER STAFUKËN DITËN E VRASJES SË DRITAN LAMAJT (04.08.2015)
POLICIA E TIRANËS PUBLIKOI LISTËN E 15 PERSONAVE MË TË RREZIKSHËM NË KËRKIM (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]