MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN
E Enjte, 04.09.2015, 05:27pm (GMT+1)
Pamje nga takimi në Ministrinë e Jashtme çeke
Roli dhe stabiliteti që ofron Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të rritet edhe më nga ky vit, kur të fillojë ndërtimi e gazjellësit [Gazsjellësi Trans Adriatik - TAP], tha zëvendës ministri i jashtëm çek, Petr Drulak gjatë një debati në ministrinë e jashtme çeke, në prani të kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati.
Ministri Bushati po qëndron për vizitë dy ditëshe në Pragë. Kjo është vizita e parë e një shefi të diplomacisë shqiptare në Republikën Çeke që prej shtatë vjetësh.
Zoti Bushati gjatë prezantimit të tij tha, se jo vetëm Shqipëria, por në fakt pranimi i tërë Ballkanit Perëndimor në BE, do të sillte siguri më të madhe në Evropë, sidomos duke ofruar burime të reja të energjisë.
Ky vit është cilësuar si më i rëndësishmi për ndërtimit e Korridorit Jugor të Gazit. rel
www.voal-online.ch
|