Koha Ditore, SKANDAL NË EULEX - PROKURORI WENDORF SHKRUAN LETËR TË RREME KUNDËR LUMEZIT
E Mërkurë, 04.22.2015, 04:55pm (GMT+1)
Një prokuror i EULEX-it është përfshirë në një skandal të madh që ka të bëjë me dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Heikki Wendorf, shef i task-forcës që po heton pretendimet për korrupsion në EULEX, i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga duke i kërkuar që mos ta dekretojë Lumezin për kryeprokuror me pretendimin se ai ishte nën hetime, raporton "Koha Ditore".
Prokurori ka pretenduar në këtë letër se Lumezi ishte pjesë e korrupsionit në EULEX për të cilat kishte raportuar "Koha Ditore" muaj më parë.
Por, Lumezi që sot ka marrë detyrën e kryeprokurorit, nuk ka qenë asnjëherë nën hetime. Këtë e ka thënë shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci në një letër tjetër që i ka dërguar presidentes Atifete Jahjaga. Ai është distancuar nga veprimet e prokurorit, transmeton Koha.net.
"Koha Ditore", që i ka siguruar këto letra dhe pritet të sjell detajet, ka mësuar se prokurori këtë e ka bërë krye në vete. E tash, vet prokurori pritet të hetohet.
Heikki Wendorf, bashkë me prokurorin vendës Armend Hamiti, janë duke hetuar pretendimet për korrupsion në EULEX.
www.voal-online.ch
|