E Shtunë, 04.27.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANË - BERZH KRIJON KËSHILLIN E INVESTIMEVE
Me qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend


E Mërkurë, 04.15.2015, 06:31pm (GMT+1)



Në Tiranë, Qeveria shqiptare e mbështetur nga Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, themeloi Këshillin e Investimeve, një institucion që ka si qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së  biznesit në vend. Këshilli i investimeve është pjesë e një program pilot të BERZH-it, pjesë e Nismës për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen, në të cilën Shqipëria është vendi i parë që është bërë pjesë.

Këshilli do të ketë në përbërjen e tij disa ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare. Puna e tij mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur i përbërë nga profesionistë të përzgjedhur e kontraktuar nga BERZH për t'u angazhuar direkt me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar i Sekretariatit është siguruar nga Italia.

Këshilli do të shërbeje si një urë ndërmjet komunitetit të biznesit dhe qeverisë dhe do të shërbeje si një nxitje për krijimin e një mjedisi biznesi të favorshëm. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një moment historik për Shqipërinë dhe një hap para drejt zhvillimit ekonomik. Ai njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të miratohet edhe një ligj i ri për investimet I cili "krijon një hapësirë te re dhe rrit parashikueshmërinë në procesin e investimeve dhe shkon një hap më tutje në mbështetjen që shteti synon t'i japë investitorëve. Jemi në diskutim intensive për të detajuar cdo element të këtij ligji të ri dhe jemi të bindur që do të kemi një kapitull të ri për investimet dhe investitorët në Shqipëri", deklaroi zoti Rama duke paralajmëruar se shumë shpejt së bashku me BERZH-in qeveria shqiptare do të ndërmarrë dhe një nismë të re në mbështetje të sekotrit të bujqësisë "për të zgjeruar gamën e financimit të këtij sektori dhe për të krijuar kushtet që duke e vendosur qeverinë në rolin e ndërmjetësit, ta bëjmë shumë herë më të aksesueshëm sistemin bankar nga ana e fermerëve dhe ta vendosim qeerinë në rolin e garantit të këtyre investimeve duke marrë përsipër riskun", shpjegoi ai.

"Ne jemi krenarë që mbështesim krijimin e Këshillit të Investimeve. Ky është një hap i rëndësishëm dhe jemi të lumtur të shohim që autoritetet shqiptare trajtojnë me seriozitet sfidat me të cilat përballet vendi. Përmirësimi i mjedisit te biznesit është një nga prioritetet e punës së BERZH-it në Shqipëri dhe është një pjesë e rëndësishme e punës tonë'' tha Christoph Denk, Drejtor i Zyrës së BERZH-it në Tiranë.

"˜'Ky hap tregon angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare ndaj programit të reformave. Ne jemi të kënaqur të shohim që Nisma për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen të japë rezultate sepse rritja ekonomike mund të fuqizohet vetëm nëpërmjet procesit të ndryshimit dhe miratimit të reformave favorizuese të tregut, "˜' tha nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Partneritetin në BERZH, Alan Rousso. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
70 VJET NGA GJYQI I PARË SPECIAL I KOMUNIZMITNë javët e para të pushtetit komunistët dënun 65 intelektualë, 17 prej tyre me pushkatim (04.15.2015)
DE BIASI - SHQIPËRIA I MERITON TRI PIKËT NDAJ SERBISË (04.15.2015)
PD - GRIDA DUMA KANDIDATE PËR BASHKINË E DURRËSIT (04.15.2015)
AMBASADA AMERIKANE MIRËPRET VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (04.15.2015)
MUSTAFA E THAÇI DUAN TA TREMBIN OPOZITËN (04.15.2015)
JAKUP KRASNIQI - JA PSE NUK DUHET FRIKËSUAR NGA BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.15.2015)
GJYKATA KUSHTETUESE LEJON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2015)
GJYQET PËR SHPIFJE NË SHQIPËRI - ULEN NDJESHËM DËMSHPËRBLIMET (04.15.2015)
KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT (04.15.2015)
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESITHuman Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]