E Premte, 04.26.2024, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAS TAKIMIT NË PRISHTINË - MUSTAFA E VUÇIÇ TAKOHEN SË SHPEJTI NË BRUKSEL

E Mërkurë, 04.22.2015, 05:06pm (GMT+1)


Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini shfrytëzoi praninë për konferencën ballkanike të dy kryeministrave, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, për të ndërmjetësuar raundin e radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

"Të dy palët biseduan për progresin, drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura më parë në bisedime, veçanërisht për drejtësinë dhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes mbi organizatën e mbrojtjes civile, që vepron në veri të Kosovës", thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë pas mesnate, nga zyra e kryediplomates europiane.

"Të dy palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi çështjet e pazgjidhura, si energjia, telekomi dhe themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe", thuhet më tej në komunikatën e Mogherinit, e cila tregon se dy delegacionet janë pajtuar për hapat, që do të ndërmerren deri në raundin e radhës.

Kreu i Qeverisë kosovare pohoi se u fol për hapat në të ardhmen lidhur me energjinë, kodin telefonik ndërkombëtar dhe për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, por asnjë modalitet nuk është diskutuar me detaje, sipas tij. Kryeministri Mustafa tregoi se, kjo tryezë nuk diskutoi mbi procesin e privatizimit, ku serbët mund të konsultohen, siç u shpreh ai, në përputhje me ligjet vendase.

"Natyrisht që, çdo modalitet duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi në Kosovë. Po ashtu jemi pajtuar për ngritjen e grupeve të veçanta, që do të ofrojnë kornizat sa i përket Asociacionit të Komunave. Lidhur me privatizimin, ka një kërkesë të Listës Serbe, që ajo të bëhet me miratimin e tyre, në mënyrë që ky proces të mos bëhet pa përfshirë komunat me shumicë serbe. Serbët e kanë një anëtar në bordin e AKP-së, e tani presim që Lista Serbe të nominojë anëtarin e tyre, meqenëse kanë shumicën në Kuvend", tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Aleksandër Vuçiç rrëfeu për mediet vendase, se palët nuk u pajtuan mbi çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, por vetëm për hapjen e dy pikëkalimeve të tjera kufitare, në veri dhe në lindje të Kosovës.

Ai tha se u bisedua për mundësinë e kthimit të përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, të cilët u larguan pas shkarkimit të ministrit serb. Shefi i Qeverisë së Beogradit pret më shumë progres deri në takimin e radhës, që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Ky ishte raundi i dytë nën drejtimin e kryediplomates Mogherini, pas takimit të 9 Shkurtit, ku palët afruan qëndrimet mbi sistemin gjyqësor në veri të Kosovës. Me ndërmjetësimin e Brukselit, dialogu i mundëson Kosovës një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që pritet të nënshkruhet brenda këtij viti, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim, por çelja e kapitujve të parë me Beogradin kushtëzohet nga zbatimi në terren i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut me Prishtinën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - JAVA E TË ZHDUKURVE TË LUFTËS, FAMILJARËT ENDE SHPRESOJNË (04.22.2015)
Koha Ditore, SKANDAL NË EULEX - PROKURORI WENDORF SHKRUAN LETËR TË RREME KUNDËR LUMEZIT (04.22.2015)
AMBASADORJA JACOBSON - RAJONI BASHKËRISHT TË LUFTOJË KRIMIN DHE TERRORIZMIN (04.22.2015)
PROKURORI I SERBISË - THAÇIN DO TA ARRESTOJMË NË BEOGRAD (04.16.2015)
NË KALANË E PRIZRENIT U GJETËN 50 GJYLE TOPI (04.16.2015)
TIRANË - BERZH KRIJON KËSHILLIN E INVESTIMEVEMe qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend (04.15.2015)
70 VJET NGA GJYQI I PARË SPECIAL I KOMUNIZMITNë javët e para të pushtetit komunistët dënun 65 intelektualë, 17 prej tyre me pushkatim (04.15.2015)
DE BIASI - SHQIPËRIA I MERITON TRI PIKËT NDAJ SERBISË (04.15.2015)
PD - GRIDA DUMA KANDIDATE PËR BASHKINË E DURRËSIT (04.15.2015)
AMBASADA AMERIKANE MIRËPRET VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]