E Premte, 04.26.2024, 02:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FREEDOM HOUSE - NË SHQIPËRI BIZNESET KONTROLLOJNË TREGUN E MEDIAS

E Enjte, 04.30.2015, 06:52am (GMT+1)



"‹"‹Gjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në dekadën e fundit, thuhet në raportin më të ri mbi lirinë e shtypit, të publikuar sot nga organizata Freedom House me qendër në Uashington. Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në vendet ku shypi është pjesërisht i lirë.

Nga 199 vendet e botës që analizon raporti, Shqipëria renditet e 97-a, ndërsa Kosova zë vendin e 100. Të dyja kanë nga 49 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, pa ndryshim nga një vit më parë.

Edhe Ballkani perëndimor ka shënuar rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit, thotë Elen Aghekyan, eksperte e organizatës Freedom House. Ajo thotë se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjërë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve.

Zakonisht, thotë ekspertja, në këto vende, radiotelevizionet publike kanë një prirje proqeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Në këto vende vërehen mjaft trysni editoriale nga pronarët e mediave. Ka gjithashtu dhunë, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetëcensurë.

Sipas saj, pronësia mbi mediat në të gjitha këto vende është mjaft e errët dhe e panjohur për publikun, gjë që çon në konflikte të shumta me interesat e ndryshme politike dhe komerciale.

Për Shqipërinë, zonja Aghekyan vëren disa probleme:

"Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie."

Zonja Aghekyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit.

"Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të paktë vendet që kanë patur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme."

Zonja Aghekyan thotë se Kosova ka patur pothuajse të njëjtat probleme gjatë vitit të kaluar, pra jo shumë lëvizje përsa i përket klasifikimit të saj. Gjatë këtij viti ajo ka qëndruar në të njëjtat parametra. Kosova, thotë ekspertja, ka probleme që lidhen me mangësitë e sistemit juridik:

"Shikojmë gjithashtu mungesën e një shoqërie të fortë civile, që është me rëndësi kyçe për mbështetjen e lirisë së shtypit."

Sipas saj, Kosova, si shtet i ri, duket se është në rrugë të mbarë, por i duhet dhënë kohë për t'i zhvilluar këto gjëra.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM (04.26.2015)
PËR SHQIPTARËT KA DY RRUGË - OSE TA PRANOJNË GJENDJEN E TANISHME, OSE TË MARRIN FATIN NË DUART E TYRENga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.26.2015)
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998 (04.25.2015)
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEPUTETËT KOSOVARË DHE SERBË DISKUTOJNË PËR NORMALIZIM MARRËDHËNIESH (04.25.2015)
NË TIRANË PROTESTA KUNDËR PAPUNËSISËZyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind (04.25.2015)
NISUR DREJT SIRISË - NË PRANGA NJË 18 VJEÇAR (04.23.2015)
KRYEPROKURORI I RI I KOSOVËS - NËN HETIME NGA EULEX (04.23.2015)
LISTA SERBE IU RIBASHKOHET PARTNERËVE TË KOALICIONIT (04.23.2015)
SOKOL BALLA KËRKON NDJESË PUBLIKE (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]