E Martë, 02.18.2020, 11:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA - KOSOVA KA MBETUR GETO NË EVROPË

E Hënë, 05.04.2015, 10:40am (GMT+1)


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mori sot pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe foli rreth progresit të arritur të vendit në agjendën evropiane.

Në këtë takim përveç presidentes Atifete Jahjaga, kryeparlamentarit Kadri Veseli si dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, merrnin pjesë edhe deputetë të Kuvendit, ministra, përfaqësues të organeve të drejtësisë, prokurorisë, të asociacionit të bizneseve e të shoqërisë civile.

Kryeministri Mustafa pasi theksoi se sot po bëhej bilanci progresit të arritur në agjendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë sa i përket liberalizimit të vizave, përmendi miratimin e propozimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim nga ana e Komisionit Evropian si një arritje shumë e madhe për Kosovën. Kjo tregon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe në anën tjetër heq çfarëdo dyshimi rreth perspektivës evropiane të Kosovës, thoi ai.

Miratimi nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe më pastaj nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e saj në fillim të vitit të ardhshëm paraqet marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim kërkon një angazhim të madh të gjitha institucioneve të vendit dhe mund të them, me përkushtimin më të madh, që puna do të vazhdoj edhe më tutje me ritëm të shtuar dhe në mënyrë konkrete në mënyrë që ne të ballafaqohemi dhe t’i mundim të gjitha sfidat me të cilat do të ballafaqohemi gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, jemi dëshmitar të një përkushtimi të të gjitha institucioneve të Kosovës për zbatimin e të gjitha kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave si dhe për zbatimin e rekomandimeve të misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian.

Progresi i cili është arritur viteve të fundit qoftë në konsolidimin e kornizës ligjore dhe strategjike, pastaj në konsolidimin e mekanizmave institucionalë dhe rezultatet e prekshme të arritura në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit, është reflektuar në raportet e fundit të Komisionit Evropian.

Njëkohësisht dëshiroj të theksoj se ky progres është vlerësuar edhe nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, jemi po ashtu të vetëdijshëm për kriteret e mbetura dhe të paadresuara për të cilat institucionet tona janë zotuar t’i përmbyllin deri më 15 maj. Jemi zotuar që institucionet tona ta dorëzojnë raportin final deri në fund të majit, ku do të pasqyrohet progresi në përmbylljen e kritereve të mbetura.

Pakoja e ligjeve të gjyqësorit, të drejtave të njeriut, të prokurimit publik do të kalojë në Kuvend së bashku me Ligjin për përgjimet dhe krahas aprovimit do të merren masa të menjëhershme për zbatimin e këtyre ligjeve sepse ndërlidhen me aspekte të caktuara të liberalizimit të vizave.

Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për efektet që mund të ketë pasur fluksi tepër i lartë i migrimit nga Kosova në fillim të këtij viti drejt vendeve të Bashkimit Evropian, por po ashtu dua të theksoj se ne kemi arritur ta ndalim këtë fluks dhe ta normalizojmë gjendjen dhe kemi treguar gatishmërinë tonë që t’i pranojmë të gjithë ata që kanë migruar. Po marrim masa të politikave ekonomike për të krijuar kushte për jetë dhe punë në Kosovë, dhe perspektivë afatgjate të qytetarëve tanë. Mund të them se të gjitha ministritë po e bëjnë punën e tyre në këtë proces.

Marrja e vizave në Kosovë është një proces shumë i vështirë dhe i ndërlikuar, si për ata që bëjnë biznese, si për ata që dëshirojnë të shkojnë dhe të shkollohen dhe të studiojnë jashtë, ata që kanë nevojë të shërohen kur nuk gjejnë zgjidhje në Kosovë, e po ashtu edhe ata që shkojnë të vizitojnë të afërmit e tyre.

Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që kosovarët të mbesin edhe një kohë në geto, sepse vazhdimi i një gjendjeje të tillë do të ishte i dëmshëm si për Kosovën ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës do të bëjë përpjekje maksimale që t’i përmbush të gjitha detyrimet, që t’i kryejë detyrat që i ka bazuar në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Prandaj, vlerësoj se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i sigurojnë Kosovës një vlerësim të mirëfilltë, transparent dhe të drejtë, as më shumë as më pak se sa çfarë është bërë me vendet tjera të rajonit, përfundoi kryeministri Isa Mustafa fjalën e tij në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimeve Europiane.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË (05.04.2015)
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)
ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS (05.04.2015)
Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM (05.04.2015)
DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË (05.04.2015)
10 MIJË ANKESA PËR MOSPËRFSHIRJE NË LISTAT E UÇK-së (05.04.2015)
LIQENI I SHKODRËS NË RREZIK NGA NDOTJET TOKSIKE (05.03.2015)
KOSOVË - GAZETARË TË KËRCËNUAR DHE MEDIA TË MANIPULUARA NGA POLITIKA (05.03.2015)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT - SHQIPËRIA LARG LULËZIMIT TË LIRISË SË MEDIAVE (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]