ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA
E Hënë, 05.04.2015, 07:40am (GMT+1)
Mitrovica
dhe komunat e rajonit, Skenderaj dhe Vushtrri, janë më të goditurat nga
zhdukjet pa asnjë gjurmë të qytetarëve, të cilët më pastaj janë gjetur
të vdekur. Për dy muaj e gjysmë të këtij viti në Mitrovicë dhe në
komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, janë zhdukur në mënyrë
misterioze katër persona, dy serbë dhe dy shqiptarë.
Ata janë gjetur të vdekur, përveç
një serbi, trupi i dekompozuar i të cilit nuk ka mundur të nxirret nga
shtrati i lumit Ibër në Mitrovicë. Mënyra se si janë zhdukur ata mbetet
mister, ndonëse Policia ka dhënë versionin e vet.
WWW.VOAL-ONLINE.CH
|