E Premte, 04.26.2024, 03:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT

E Martë, 05.05.2015, 09:06am (GMT+1)



Diaspora shqiptaro amerikane kërkon dorëheqjen urgjente të zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, informon INA.

Kjo kërkesë bëhet përmes një iniciative nga aktivistë dhe lobues shqiptarë në SHBA, të cilët kanë nisur aktivitete dhe kanë ngritur zërin për dorëheqjen e Selimit, pas deklaratës së tij fyese dhe nënvlerësuese ndaj ish-kongresmenit shqiptaro amerikan dhe kryetarit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se DioGuardi nuk është më politikan dhe person që mbron interesat e Kosovës në Kongresin amerikan dhe se ai po ndjek politikën e opozitës kosovare në raport me Qeverinë, por se po jep edhe deklarata si të liderëve serb.

"Nuk janë befasuese këto deklarata të Joe DioGuardit. Ai më nuk është politikan, por një person privat dhe një pensionist. Ai tashmë po ndjek linjën opozitare të Kosovës. Ju kujtoj se Hashim Thaçi nga Kongresi amerikan e kanë nominuar për çmimin "˜Nobel për Paqe'. DioGuardi nuk është më avokat i Kosovës, por partiako-politik duke u përzier në çështjes e Kosovës. Ai këto dy vite ka treguar se është ekskluzivisht kundër PDK-së. Para 30 viteve ai kishte merita të mëdha, kurse tani është duke folur si Jeremiqi (ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq), Gjuriqi (Marko Gjuriq, shef i ashtuquajturës Zyres për Kosovën në Serbi). Ne kemi besimin e popullit dhe nuk jemi qeveri shantazhi", ka thënë Selimi në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Ky reagim kishte pasuar pasi që DioGuardi në Komitetin për politikë të jashtme në Kongresin amerikan kishte akuzuar Qeverinë dhe Hashim Thaçin për shantazhe dhe zhvatje, duke e ndërlidhur me vepra korruptive.

Aktivistë të diasporës fushatën e tyre po e udhëheqin edhe në rrjetet sociale me moton "Respekt Joe DioGuardit dhe dorëheqje të jap Selimi", ku thuhet se nëse ndokush e ka rrenuar kasapin e Ballkanit dhe i ka hape dyert e Washingtonit per shqiptaret, ai ka qene pikerisht Joe DioGuardi dhe lobi shqiptar ne SHBA.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LULZIM BASHA I PUNËSUAR NË HOLANDË - FITON 26 MIJË EURO (05.05.2015)
TELEVIZIONI PUBLIK ZVICERAN - KORRUPSIONI PARALIZON EKONOMINË KOSOVARE (05.05.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË MAQEDONI (05.05.2015)
PROKURORIA E FIERIT KËRKON DËNIM PËR 8 ZYRTARË TË BASHKISË (05.05.2015)
SHQIPËRI - MBI 2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE (05.04.2015)
AGK - GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË VLERËSOHET TË JETË ALARMANTE (05.04.2015)
KOSOVË - ËSHTË HAPUR RRUGA E DEBATIT PËR GJYKATËN SPECIALE (05.04.2015)
INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË SHKUPDhjetra persona kanë hyrë me dhunë të hënën në Qendrën e Bashkësisë Islame (05.04.2015)
KOSOVË - KRIMI, KORRUPSIONI DHE EMIGRIMI JANË PENGESA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.04.2015)
KOSOVË - GATISHMËRIA PËR TË EMIGRUAR MBETET E LARTË (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]