E Djelë, 05.05.2024, 07:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KQZ: QEMAJL MUSTAFA (PDK) FITOI NË GJILAN
E Hënë, 03.15.2010, 10:46am (GMT+1)

 

 

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka thënë se Qemajl Mustafa ka fituar zgjedhjet me 58 për qind të votave përballë kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.


Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thonë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet përballë kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi.

Rezultatet i ka bërë të ditura kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, e cila ka thënë se kandidati i PDK-së, ka fituar 58 për qind të votave.

"Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, gjegjësisht 58 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi ka fituar 14 mijë e 506 vota, gjegjësisht 42 për qind të votave",
ka deklaruar Lushta.

Zonja Lushta ka shtuar se në këto rezultate nuk hyjnë votat me kusht, të cilat nënkuptojnë votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat përmes  votimit me postë.

Sipas saj, këto vota do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe brenda javës do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga numri prej 87 mijë e 430 votuesve potencialë të Gjilanit, numri i nënshkrimeve në listën përfundimtare të votuesve ka qenë 35 mijë e 140 votues.

Zonja Lushta ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk posedon ndonjë informatë se ka pasur parregullsi eventuale gjatë procesit të votimit në Gjilan.

"Unë nuk kam informata se ka pasur parregullsi. Deri në këtë moment, nuk kam marrë informata të tilla. Do të thotë, nëse ka pasur parregullsi, ato do të zgjidhen përmes ankesave që do të dërgohen në KZAP (Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa)".

"Incidente nuk ka pasur dhe as parregullsi të mëdha, që do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve.
Me sa kemi marrë ne informata, nuk kanë ndodhur", ka thënë Lushta.

Ndryshe, pas publikimit të rezultateve preliminare, përderisa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, i cili ka fituar zgjedhjet, nuk ka qenë në dispozicion për t'u kontaktuar, kundërkandidati i tij, Fatmir Rexhepi, ka thënë se i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Gjilan.

"Dita e diel nxori një rezultat, për të cilin unë megjithatë kam komentin tim politik. Në radhë të parë, dua t'i uroj qytetarët e Gjilanit për rezultatin e tyre, për këtë që ka përfunduar si proces në këtë betejën e tretë".

"Por, nga ajo që unë kam përcjellë gjatë këtyre dy javëve, pra edhe të dielën, kam bindjen politike se megjithatë në Gjilan nuk fitoi perspektiva e re që kam ofruar unë si kandidat. Mendoj se në këtë rast, më të zotë dhe më të shkathtë dolën ata që fituan, PDK-ja, që mendoj se e bleu demokracinë, por unë rezultatin e pranoj dhe i uroj qytetarët e Gjilanit"
, është shprehur Rexhepi.

Për zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë për kryetar të komunës së Gjilanit kanë qenë të hapura 127 vendvotime, të cilat janë mbyllur në orën 19:00.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fshatrat Budrikë dhe Cërnicë, ku ishin dy nga nëntë vendvotimet alternative, qytetarët nuk kanë votuar fare.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dita e verës, gjithçka për festimet që kanë nisur në Tiranë (03.14.2010)
SULM ME MJETE SHPËRTHYESE NË VERI TË KOSOVËS (03.14.2010)
11 VJET NGA MASAKRA E QYSHKUT, KËRKOHET DREJTËSINga ARTON KONUSHEVCI (03.13.2010)
NUK FILLON NDËRTIMI I AUTOSTRADËS (03.13.2010)
MAFIA DHE POLITIKA NË MAQEDONI (03.13.2010)
ILIR META PRITET NË MËNYRË MADHËSHTORE NË LUGINËN E PRESHEVËS (03.12.2010)
KËRKESË PRESIDENTIT QË ENVER HOXHËS T'I MERREN DEKORATAT (03.12.2010)
KRYEDIPLOMATI META NË VIZITËN DYDITORE NË BEOGRAD (03.11.2010)
EDHE 100 VJEÇ SWISSCOR, HERR OGI ! (03.11.2010)
TURQIA IU BASHKOHET KRITIKAVE PËR IZRAELIN (03.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]