E Premte, 05.03.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BERISHA SHKON NË KOSOVË PËR AUTOSTRADËN MORINË-MERDARE
E Mërkurë, 04.21.2010, 05:54am (GMT+1)

Kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë këtë fundjavë në drejtim të veriut të vendit pasi të Dielën pritet të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së punimeve për autostradën Morinë-Merdare që do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën, në zonën e përtej kufirit.

Burime pranë kryeministrit i thanë agjencisë NOA se shefi i qeverisë ka vendosur të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve që do të organizojë qeveria kosovare.

Autostrada Morinë-Merdare do të fillojë të ndërtohet më 25 prill, sikundër ka konfirmuar ministri kosovar i Transportit Fatmir Limaj.

Autostrada është paraparë të jetë e gjerë 28 metra me 4 shirita qarkullues, në të cilën do të mund të kyçet çdo qendër.


Në çeljen e punimeve të kësaj autostrade, pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të dy vendeve.

Ndërkohë, ende vazhdojnë punimet për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës. Kompania amerikano-turke Bechtel-Enka, përmes njoftimeve publike dhe fushatave publicitare kishte deklaruar se më qershor 2009 autostrada do të përfundonte, por kjo rezultoi vetëm një mashtrim, pasi ende puna s'ka mbaruar dhe specialistë në terren thonë se do të duhen dhe disa muaj të tjerë për të kurorëzuar punimet. Ndoshta në vitin 2011.

E njëjta kompani ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës edhe në pjesën kosovare Morinë-Merdare. (http://www.noa.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUMRI 41 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (04.20.2010)
VULLKANI I ISLANDËS: REJA E HIRIT DO TË LËVIZË DREJT ARKTIKUT (04.20.2010)
ÇFARË KEMI MËSUAR NË OKLAHOMA CITYNga BILL CLINTON, New York Times (04.19.2010)
POLONI: U VARROS PRESIDENTI LES KAZINSKI (04.18.2010)
Berisha dhe Nano takohen në Vjenë, gati marrëveshja mes tyre (04.18.2010)
KANDIDATI PËR NË KONGRESIN AMERIKAN, DIBRANI EMIN EGRIU MIDIS NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NË STATEN ISLAND, NEW YORKNga KËZE KOZETA ZYLO (04.17.2010)
POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR (04.17.2010)
ANULLOHEN FLUTURIMET NGA PRISHTINA (04.17.2010)
TIRANË: HIRI VULLKANIK ANULLON FLUTURIMET (04.17.2010)
Kosova rrezikon të humbë miliona euro (04.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]