UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS
E Shtunë, 06.05.2010, 10:39am (GMT+1)
Askush në Bashkimin Evropian nuk i dëshiron bisedimet e reja për statusin e Kosovës sepse "shumë kohë do të humbej kot dhe do të vinte deri të destabilizimi i rajonit", ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Uordsuorth.
"Nëse Serbia, apo ndonjë shtet tjetër, do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte, sepse askush në Kosovë nuk do të pajtohej me këtë dhe askush nuk do të përpiqej t'i bindte", ka thënë ai për të përditshmen "Danas".
"Një veprim i tillë do të nënkuptonte konfrontim të Beogradit me 22 shtete të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës", ka shtuar Uordsuorth.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|