E Premte, 05.03.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kryeministri Thaçi: Ligji do të shtrihet në gjithë territorin e vendit
E Djelë, 03.01.2009, 11:41am (GMT+1)

Voal-online - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se në veri të Mitrovicës nuk do të ketë vend për kontrabandistë dhe se ligjshmëria do të shtrihet në të gjithë vendin. Këtë konstatim kryeministri Thaçi e bëri për Zërin e Amerikës, pas takimeve që zhvilloi në Uashington së bashku me presidentin Sejdiu me zyrtarë të lartë amerikanë.

 

"Kjo ishte vizita e parë shtetërore e delegacionit të Republikës së Kosovës tek administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, administrata e Presidentit Obama. Takimi me Sekretaren e Shtetit, znj. Klinton ishte takim mbështetës për Kosovën, një rikonfirmim se administrata e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, e zhvillimit ekonomik, për hapjen e perspektivës së re të shtetit të ri të Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi.
Ndërsa në takim me zëvendëspresidentin Bajden, si mik i vjetër i Kosovës, ishte gjithashtu një zotim për rolin aktiv që do ta luan edhe vetë z. Bajden personalisht për çështjen e Kosovës, pasi që është edhe i familjarizuar me çështjen e Kosovës, ka thënë Thaçi.
Nga ana jonë, ne e informuam administratën e SHBA-ve se Kosova si shtet, është shtet normal, është shtet funksional, është shtet shumë stabil, se po ndërtojmë institucione efektive, demokratike, multietnike Kosovën si vend demokratik dhe atdhe të të gjithë qytetarëve të saj, ka thënë mes tjerash kryeministri Hashim Thaçi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Zërit të Amerikës se pjesa veriore e Kosovës mbetet ndër sfidat kryesore të qeverisë së tij dhe se ku mbështetet shpresa dhe optimizmi për integrimin e kësaj pjese të vendit, kryeministri Thaçi ka theksuar "se integrimi është rruga e vetme, e ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës, nuk do të ketë vend edhe për ata kontrabandistë që ende funksionojnë në veri të Mitrovicës. Tash EULEX është shtrirë në gjithë territorin e Kosovës së bashku me institucionet vendore do të jenë më aktiv, më konkret, më veprues në betejën e tyre për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa duam të besojmë se edhe Beogradi do të distancohet nga fantazmat e kohës së Sllobodan Millosheviqit në raport me Kosovën. Pra edhe në Mitrovicë do të kemi një qytet integrues edhe territorial edhe ndëretnik. Do të investojmë në atë pjesë edhe më tepër, vetëm vitin e kaluar kemi investuar mbi 5 milion euro në infrastrukturë për të krijuar një jetë më të mirë dhe më të sigurt, dhe, unë dua të besoj se edhe pas vizitës këtu në Uashington, që ishte një konfirmim dhe mbështetje e fuqishme, se integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe shteti i Kosovës është i sigurt, mbështetja është e garantuar, perspektiva është e hapur dhe ne do ecim bashkërisht dhe duhet të jemi krenarë për punën e përbashkët që kemi bërë në Prishtinë, në Uashington dhe në Bruksel, ka thënë mes tjerash Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: Krimi e përdor Shqipërinë si bazë për aktivitete në vende të tjera (03.01.2009)
Kuçi: Përfundimi i mandatit të KFOR-it në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO (02.28.2009)
Dekorohen familjarët e viktimave të pushkatuar më 1951 gjoja për bombën në ambasadën sovjetike (02.28.2009)
Nënpresidenti Bajdën rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën (02.27.2009)
Haga dënon pesë zyrtarë të lartë serbë për krimet në Kosovë (02.27.2009)
Hillari Klinton: SHBA-të do t'i qëndrojnë pranë Kosovës (02.26.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton përsërit mbështetjen amerikane për Kosovën (02.26.2009)
Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut (02.26.2009)
Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri (02.26.2009)
Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë (02.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]