E Premte, 05.03.2024, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OKB-ja ia jep Lisen Bashkurtit titullin Ambasador i Paqes
E Premte, 03.13.2009, 08:52am (GMT+1)

Voal-online - Federata Ndërfetare Ndërkombëtare për Paqe Botërore e OKB-së, ia jep Lisen Bashkurtit titullin "Ambasador i Paqes". Bashkurti 52-vjeçari, me gradën shkencore të As/Profesorit, ka dhënë ndihmesë në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai është

Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, njohës i katër gjuhëve të huaja; anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbo-kroatisht, njihet për publikimin e më shumë se 15 librave dhe rreth 150 artikujve studimorë e shkencorë dhe eseve botuar në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, Mal të Zi, Finlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë në fushën e diplomacisë.

Bashkurti ishte Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Hungarisë dhe në Këshillin Evropës, Strasburg, Francë, si dhe në disa detyra si; Ekspert në Protokollin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Shef i Zyrës për OKB-në në MPJ, Përfaqësues i Shqipërisë në sesionet e 49 dhe 50 të OKB-së në Nju Jork, Drejtor i Analizë-Prognozës, Drejtor i Organizatave Ndërkombëtare, Shef i Sektorit të Kosovës, Shef i Sektorit të Kosovës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, etj.

Kontributi i Bashkurtit është dhe në mësimdhënie. Ai ka qenë Dekan i Fakultetit te Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomaci në Universitetin Iliria, Kosovë dhe më pas po dekan në Universitetin Euro-kolegj, Strugë, Maqedoni, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe aktualisht është Rektor i Universitetit Mbretëror Iliria-Kosovë.

Është lektor i disa akademive diplomatike dhe universiteteve jashtë vendit. Po kështu Ministër Këshilltar Lisen Bashkurti është Zëvendëspresident Nderi i ACCD-Londër. Ai ka asistuar në disa misione ndërkombëtare si; vëzhgues i OSBE-së në zgjedhjet e përgjithshme në Ukrainë, vëzhgues i OSBE-së në Referendumin e Malit të Zi për pavarësi, Vëzhgues i OSBE-së në zgjedhjet e përgjithshme në Malin e Zi.

Atij i janë dhënë disa medalje si; "Medalja e Artë", për studimin "Mbi marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane", "Katër Medalje të Argjendta", për kontributin si Ambasador i Shqipërisë në Hungari, "Medalja e Argjendtë", "Intelektual i shquar i shekullit të 21-të për vitin 2007" nga  Qendra Ndërkombëtare e Biografive, Kembrixh, Angli, është përfshirë në Fjalorin e Oksfordit për vitin 2007 "Për kontributin në hulumtimet në Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Diplomaci "Who is Who", "Excellence Award-2007", Qendra Ndërkombëtare e Biografive, Kembrixh, Angli, dhe "Njeriu i vitit 2009", nga Instituti Amerikan i Biografive, ABI.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Priten ndryshime në Qeverinë Thaçi? (03.12.2009)
Këshilli i Evropës: Serbia diskriminon Luginën e Preshevës (03.12.2009)
Bajdën: S'ka tërheqje trupash nga Kosova (03.11.2009)
Hillari Klinton inkurajon shtetet që ta njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës (03.11.2009)
Në Doha kreu i qeverisë mori garancinë për njohjen e shtetit të Kosovës (03.11.2009)
Në Al Jazeera Berisha apel vendeve islame të njohin pavarësinë e Kosovës (03.11.2009)
Xhozef Bajdën: Bashkimi Evropian të përmbushë premtimet ndaj Kosovës (03.10.2009)
Republika e Palaut njohu shtetin e Kosovës (03.09.2009)
Kryeministri i Shqipërisë vizitë dyditore në Katar (03.09.2009)
Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës (03.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]