E Premte, 05.17.2024, 08:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDI

Nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 08.27.2010, 03:29pm (GMT+1)

DIOGUARDI: "Jam krenar se kam punuar për çështjen shqiptare, sepse kam qene duke punuar për principet e SHBA, që kudo në botë të vendosin lirinë dhe demokracinë e popujve"

ALBANY - NEW YORK STATE: Ish Kongresmeni Republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, ish-zyrtar i Departamentit të Thesarit Dejvid Malpass dhe avokati nga Long Island Bruce Blakeman - ishin mbrëmë në kërkim për tu matur në nëntor në zgjdhjet e ardhëshme e kandidaten demokrate Senatoren Kirsten Gillibrand, në një debat televizivë të sponsorizuar nga kanali televizivë i qytetit të Nju Jorkut -NY1 në Kolegjin e Schenectady në Albany. Dhe që zgjati 60 minuta e drejtuar nga gazetarja e kanalit televiziv të qytetit të Nju Jorkut - NY1, Roma Torre.

Analistët në një tryezë të rrumbullakët, pas debatit thanë se DioGuardi ishte shumë më lartë sesa dy rivalët e tij partiakë. Por thanë ata se është shumë e vështirë për të mos thënë e "pamundur" të fitojnë ndaj demokrates Kirsten Gillibrand.

Ata thanë se"Të tre pretendentët Republikanë, për t'u përballur me demokraten e caktuar Senatore Kirsten Gillibrand, për vendin në Senat, në zgjedhjet e 3 nëntorit, treguan se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta, duke sulmuar senatoren "e vogël" siç e quajntën ata Senatoren e zgjedhur nga Demokratët në Nju Jork, për mënyrat se si ajo po e drejton Nju Jorkun, prej se kur sekretarja e shtetit e lëshoi këtë post.

"Çdo gjë që kam, parë deri më sot, në Senat, është se ka në rritje të borxhit kombëtar, rritjen e shpenzimeve , dhe mbylljen të vendeve të punës," tha kandidati Republikan për Senatin, Joe DioGuardi.

Sakaq për veten e tij ai tha se :"Një nga gjërat më të mira, që unë mund të sjell në këtë garë, është një rekord i mirë i mi pune 25-vjeçare që kamë pasë duke punuar për Adiministratën e Presidentit Xhorxh H. Bush dhe e të gjitha atyre artikujve të shkruar për parimet konservatore në Wall Street Journal, në Forbes, dhe dy libra për financën dhe ekonominë amerikane"

 

Duke folur për kohën e Presidentit Ronald Reagan, të tre kandidatët Ish Kongresmeni Republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, ish-zyrtar i Departamentit të Thesarit Dejvid Malpass dhe avokati nga Long Island Bruce Blakeman - thanë që ata besojnë se Reagan, ka qënë si presidenti më i mirë i njëqind viteve të fundit në Amerikë. Të tre gjithashtu, thanë se Hillari Klinton nuk ka bërë një punë të mirë, si sekretarja e shtetit, dhe që të tre mbështesin dënimin me vdekje, në Nju Jork, dhe po të tre kanë qenë mjaft kritike ndaj senatores demokrate në Nju Jork, Kirsten Gillibrand,

Çuditërisht, ata të tre thanë gjithashtu se Ed Cox, kryetari partisë republikane në Nju Jork, nuk ka bërë një punë të mirë, si kreu i shtetit në Partinë Republikane GOP- NY.

Debati ashtu si dhe pritej ka pasur edhe ndarje të qartë. Ndërsa të tre dhanë mbështetjen Billën për të financuar kujdesin shëndetësor vetëm për 11 shtatorin, kan pasur mosmarrëveshje në atë sesi emigrantët të paligjshëm duhet të kualifikohen në marrjen e shërbimit shëndetsor.

 

"Pikëpamja ime është se emigrantë të paligjshëm që ndoshta nuk janë të kualifikuar për këtë lloj të veçantë shërbimi le të përfitojnë," tha Malpass.

Blakeman, i cili dikur i shërbeu legjislaturës në Nassau County, ka dal se ai ishte i vetmi kandidat i cili tha se, ka përdorur drogë ilegale, dhe se është i vetmi që posedon një armë, dhe i vetmi i cili tha se ai beson se kreacionizmi do të mësohet në shkollat njujorkeze.

Ai gjithashtu kishte për të thënë diçka "të këndshme" për Gillibrand, dhe u përgjigjë duke thënë, "unë mendoj se Kirsten Gillibrand është një grua tërheqëse.". Çka nuk u kuptua mirë nga moderatorët.

Blakeman më vonë vazhdoi të sqarojë, duke thënë se: "Ajo, është një grua tërheqëse, e ndershme, që unë besoj se është një nënë e mirë."

DioGuardi, ish kongresmen nga Westchester, tha se e ka mbështetjen plotë të partisë Konservatore të shtetit të Nju Jorkut, dhe në terren udhëheqë bindëshëm në sondazhet e fundit dhe se po zhvillon një fushatë të "pastër".

 

Analistët në fund thanë se megjithë debatin Janë "Votuesit Republikanë ata që do të vendosën se cili nga këta të tre kandidatët do të shkojnë për të sfiduar Gillibrand, kur ata do të shkojnë në votime për primarin, më 14 shtator.

Debati televizivë i kandidatëve republikanë Blakeman / Malpass / DioGuardi:

Njëra nga pyetjet ishte se "New York ka marrë vetëm 600 milionë dollarë nga buxheti shtetrorë. A jeni dakord me këtë buxhet dhe a përballon dotë kërkesat e Shtetit të New York për arsimin ?"

DioGuardi, thotë se është koha që paratë të rriten për Nju Jorkun. "A e dini se sa para kemi si Nju Jork nga buxheti i qeverisë federale? Kemi marrë më pak se 70 për qind nga ajo që i takon Nju Jorkut. "DioGuardi tha se ai mbështet çdo stimuj për arsimin."

Senatoria Gillibrand ka qenë duke u përpjekur të shfuqizojë billën "Mos Pyetni - Mos tregoni" me Referencat e gjeneralit Patraeus në Afganistan. A mendoni se është politika ajo që duhet të shfuqizohej këto billa - dhe pse?

DioGuardi, nuk pajtohet me qëndrimin e Gillibrand-së, sidomos duke pasur parasysh se ajo nuk ka eksperiencë në ushtri. Ai kërkon që njerëzit në marrjen e vendimit duhet për të dëgjuar komandantët e tyre në terren. Referencat Patraeus, duke thënë se ai do të donte të gjithë të dëgjonin mendimet e tij se sa vetë injektimin në debat e shtyp.

"Jam dakord me gjithë zemër me kolegun tim kundërshtar sot, zotin Bruce Blakcman." Ai thotë se kush jemi ne që me mend të hyjmë gjykimit të tyre. Ne nuk do të ndryshojmë politikën në Afganistan që nga sot. Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë thotë raporti i gjeneral Patraues dhe çfarë do të jetë ndikimi i saj për sigurinë kombëtare." tha DioGuardi

A do të votonit "po" në këtë projekt-ligj edhe në qoftë se ai ka ofruar shërbime për emigrantë të paligjshëm? Dhe a do të loboni tek republikanët shokët tuaj që të tërhiqet një amendament për të ndaluar ata që nuk kanë lejuar qasje e statusit ligjor për t'u kujdesur?

DioGuardi tha se është për të ofruar ndihmën e tij duke thënë gjithashtu se ai do të mbështesë kujdesin shëndetësor për qytetarët e huaj të paligjshëm që ishin në punë të rregullt.

DioGuardi merr mundësinë për të kritikuar SHBA për të mos përfshirë emigrantë e paligjëshëm në ligjin e reformës së kujdesit shëndetësor. Ai tha se ky është një shembull dhe gjykim i keq - që nxit marrëdhëniet e keqia në të gjithë SHBA.

Malpasa i drejton pyetjen DioGuardit, një pyetje për mënyrën se si ai do të të ndihmojë të nxisë unitetin në senat dhe se a ka ndonjë legjislacion që ka kaluar në dy vitet e fundit që ju e keni mbështetur apo jo?

DioGuardi iu përgjigjë kolegut të tij se ai ka një reputacion të mirë për të punuar në të gjithë linjat partiake, që nga ditët e para të tij në Kongres (1985-89). Ai thekson rëndësinë që të përfaqësojë nevojat për njerëzit që e zgjodhën atë. Thotë edhe në se bëhet senator ai do të vazhdojë të punojnë sipas të gjithë linjave partiake si senator. .

DioGuardi, thotë se ai është duke konkurruar për Senatin, sepse ai është i zemëruar në lidhje me politikat e drejtuara deri tani nga Gillibrand. Gillibrand është senatore e pazgjedhur nga njujorkezëz "Senatore unelected." Ai e përshkruan veten si një ekspert të politikave fiskale që do të mbrojnë dhe janë për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA.

DioGuardi , tha se ai ka udhëtuar në të gjithë shtetin dhe ka dëgjuar njujorkezët për çdo çështje Ai tha se është kundër binarëve të burokracisë në Washington dhe Albany.

 

 

 

Lidhur me Partinë e re Tee Party, Dioguardi thotë se demokracia në Amerikë, punon më mirë, atëhere kur njerëzit flasin të lirë. Kjo parti tha ai se është e njerëzve që në Amerikë, janë të mërzitur me status quo. Ai mendon se kjo është një e mirë që në SHBA-ës, ka kaq shumë njerëz që janë duke folur me "zë të lart." Kjo është në të mirën, për Amerikën, që të ketë më shumë zëra e të krijojë konkurrencë.

Një nga panelistet Kaitlyn e pyet DioGuardin:

Senatoria Kirsten Gillibrand ka qenë e akuzuar për billën mbi kontrollin e armëve. Ku qëndroni ju mbi çështjet e kontrollit të armëve dhe a mbani ju vetë ndonjë armë?

DioGuardi thotë se ai nuk mban asnjë lloj armë, por nuk mbështet ndryshimin që kërkon të bëjë Gillibrand.

Në të kundrtën e DioGuardit u përgjigjë Bleckman. DioGuardi, menjëherë shkatoi një atmosferë humori në sallë, kur ai e pyeti atë nëse ai e ka marrë ndonjë armë me vete, duke marrë një të qeshur të fortë nga audienca.

Pyetje nga moderatorja Roma Torre : Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë rënë dakord të takohen muajin e ardhshëm me Presidentin Obama për të punuar mbi një marrëveshje paqeje ... Me qëllim të arrijnë një plan për të krijuar një shtet palestinez brenda vitit të ardhshëm. A është Obama personi i duhur për të drejtuar bisedimet?

DioGuardi thotë se Izraeli ka për të rënë dakord për të ndryshuar bisedimet që kanë për të bërë përparim, duke menduar se kur ka bisedime, ka shpresa. Për këtë e admiron administratën Obama, për nxitjen e këtyre bisedimeve. Pajtohet me atë se Obama nuk mund të ketë ndonjë rol të rëndësishëm në rezultatin që do të ndikojë.

 

DioGuardi foli për prejardhjen e tij dhe tha se ishte i impresionuar që ka punuar në çështjet e të drejtave të njeriut duke përfshirë të drejtat e liritë e njeriut, për popullsinë shqiptare në Ballkan. Ai tha se ai dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes punojnë si vullnetar në Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, një organizat lobiste kjo e regjistruar, e cila ka promuvuar principet Amerikane, vendosjen e lirisë dhe demokracisë edhe në Ballkan.

Blakeman / Malpass / DioGuardi: debati me pyetjet "rrufe!"! shkurt "po" ose "Jo"

A mendoni se Ronald Reagan ishte presidenti më i mirë në 100 vitet e fundit?

DioGuardi: Po

Blakeman: Definitely, po.

Malpass: Po, kam punuar me krenari për të.

.

A keni qenë ndonjëherë paditur?

DioGuardi: Jo

Blakeman: Jo ...

Malpass: Po.

A e mbështesin dënimin me vdekje?

DioGuardi: Po.

Blakeman: Po.

Malpass: Po.

Duke ditur atë që ju e dini tani, se çfarë ka ndodhur duhej që të SHBA të shkonin në Irak?

DioGuardi: Jo

Blakeman: Po.

Malpass: Po.

Kreacionizmi duhet të mësohet në shkollat publike?

DioGuardi: Jo

Blakeman: Unë jam për shkëmbimin e lirë

Malpass: ( Më vjen keq për të menduar për këtë.

A duhet tjetër debat Rick Lazio - Carl Paladino?

DioGuardi: Po.

Blakeman: Po.

Malpass: Po, sigurisht.

A keni përdorur ndonjëherë jetën tuaj drogë ilegale?

DioGuardi: Definitely, Jo.

Blakeman: Për fat të keq, 30 vjet më parë, po.

Malpass: Jo

Hillari Klinton është duke bërë një punë të mirë, si sekretarja e shtetit?

DioGuardi: Jo

Blakeman: Jo

Malpass: Jo

A e dini se kush është Justin Bieber ?

DioGuardi: Justin Bieber. A është ajo për idhull? ( në audiencë të qeshura)

Blakeman: Po, unë mendoj se të gjitha vajzat e reja duhet të çmenden për atë djalë.

Malpass: Jo

A besoni se ekziston ngrohja globale?

DioGuardi: Po.

Blakeman: Unë nuk e di asgjë

Malpass: Unë nuk mendoj se dioksid karboni ka shkaktuar ngrohjen globale.

Ed Cox ka qenë një kryetar i mirë për GOP në NYS?

DioGuardi: Jo.

Blakeman: Jo

Malpass: Jo

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)
WESTERWELLE VIZITON KOSOVËN (08.27.2010)
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN THIRRJE SERBISË TË HEQË DORË NGA KOSOVA (08.26.2010)
NJU JORKU NË 100 VJETORIN E NËNË TEREZËS (08.26.2010)
NËNË TEREZA, DRITË E MADHE (08.26.2010)
NËNA TEREZE, BOTA IA KREMTON NJËQINDVJETORIN E LINDJES (08.25.2010)
NJË ZYRTAR I LARTË SHQIPTAR AKUZOHET PËR KRIM TË ORGANIZUAR NË NJU JORK (08.25.2010)
GJERMANIA DO TË BËJË ÇDO GJË QË TË MOS E LEJOJË REZOLUTËN SERBE (08.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]