E Premte, 05.03.2024, 07:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Qeveria: Drejtësia ta zbardhë Gërdecin
E Djelë, 03.15.2009, 01:51pm (GMT+1)

Voal-online Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, në një deklaratë në njëvjetorin e shpërthimeve të Gërdecit, ka kërkuar që ngjarja të zbardhet nga drejtësia. Nëpërmjet zëdhënësës, qeveria ua ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më njerëzor ndaj familjeve të viktimave dhe ka deklaruar se "do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenti tragjik". Zëdhënësja se "për qeverinë shqiptare zbardhja e të vërtetës mbi Gërdecin është me rëndësi kapitale për drejtësinë shqiptare". "Qeveria i siguron ata të gjithë se sikundër deri më sot ajo do të jetë bashkë me ta , do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenti tragjik."- ka shtuar ajo.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se ajo "vlerëson fisnikërinë e banorëve të Gërdecit që me përçmim refuzuan përpjekjet për të manipuluar me shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur për qëllime politike dhe vlerësuan bashkëpunimin me qeverinë dhe qëndrimin e kësaj qeverie që në minutat e para pas aksidentit e deri në ditët e sotme". Më tej thuhet se ditën e tragjedisë qeveria mori të gjitha masat dhe operacionet e kërkim-shpëtimit ku morën pjesë mijëra trupa të njësive të ushtrisë dhe policisë si dhe qindra banorë të zonës, shpëtuan nga vdekja dhjetëra e dhjetëra jetë: "Qeveria së bashku me komunitetin dhe qeverinë vendore të Vorës, mori të gjitha masat organizative dhe financiare për rindërtimin në kohë rekord të mbi 4000 banesave dhe objekteve të rrënuara apo të dëmtuara në zonë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje dhe ka dhënë çdo ndihmë me dokumentacion dhe mbështetje për hetim të shpejtë, të pavarur dhe të gjithanshëm dhe vendosjen para ligjit të autorëve të tragjedisë". Zëdhënësja vijoi se qeveria nuk është pajtuar dhe nuk do të pajtohet me "akuzat e formuluara vetëm e vetëm për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të këtij aksidenti tragjik, nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet me zgjatjen e hetimit dhe pazaret politiko-mediatike me dosjen e kësaj tragjedie." Prokuroria ka ngritur akuza për 29 të pandehur për tragjedinë e Gërdecit ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Ndër të pandehurit është dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish drejtues të lartë të Forcave të Armatosura.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Protestë përkujtimore për Gërdecin (03.15.2009)
Elbasani sfidon me Ditën e Verës (03.14.2009)
Prishtina po e thellon veprimtarinë diplomatike për nxitjen e njohjeve të reja të Kosovës së pavarur dhe sovrane (03.14.2009)
Në Elbasan dhe gjithandej ndër shqiptarët festohet sot Dita e Verës (03.14.2009)
Euleksi shpalli të pafajshëm shqiptarin e akuzuar për shpërthimin e vitit 2001 (03.13.2009)
Obama pret me padurim që të punojë me Shqipërinë (03.13.2009)
"Bild": Është Ibrahim Jeniaj shqiptari i vrarë në masakrën e Shtutgartit (03.13.2009)
OKB-ja ia jep Lisen Bashkurtit titullin Ambasador i Paqes (03.13.2009)
Priten ndryshime në Qeverinë Thaçi? (03.12.2009)
Këshilli i Evropës: Serbia diskriminon Luginën e Preshevës (03.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]