E Hënë, 05.13.2024, 09:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FAJON: MË 10 NËNTOR PRITEN "LAJME TË MIRA" PËR KOSOVËN
E Premte, 10.22.2010, 06:48am (GMT+1)

 

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, theksoi domosdoshmërinë që Kosova të marrë sa më shpejt udhëzimet e qarta nga Bashkimi Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Dje gjatë orëve të mbrëmjes Fajon tha se në rast se hiqet regjimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën deri në fund të këtij viti, Kosova do të mbetet e izoluar gjë që, siç u shpreh ajo, do të rrisë frustrimin e qytetarëve të saj. Andaj, sipas saj, duhet të gjenden mënyra që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Dhjetë nëntori, kur Komisioni Evropian pritet të paraqesë raportet e progresit në kuadër të së ashtuquajturës Pako e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas eurodeputetes Fajon, është një moment i mirë për t'i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj "lajme të mira" lidhur me këtë çështje. "Shpresoj se 10 nëntori, dy ditë pasi që ministrat do të marrin vendimin për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të jetë një kohë e shkëlqyeshme për t'ju dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës lajme të mira", u shpreh Fajon pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Nga ana e tij Krasniqi shprehu bindjen që Kosova dhe institucionet e saj ta kenë përmbushur një pjesë të madhe të kërkesave të vëna nga Bashkimi Evropian. "Konsideroj që ne si institucione, edhe si Kuvend, por edhe Qeveria, ka përmbushur shumë obligime dhe shumë kërkesa teknike për të lehtësuar ose për t'i kryer obligimet e veta në raport me kërkesat që i kanë pasur raportet e progresit për Kosovën dhe institucionet e saj", tha Krasniqi. Gjithashtu Fajon theksoi nevojën për më shumë punë lidhur me reformat dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE në. Ajova tha se inkurajon autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë me reformat e nevojshme, sepse është e rëndësishme që edhe institucionet në Bruksel të kenë rezultate të caktuara, konkrete, që dëshmojnë përkushtimin e autoriteteve kosovare për procesin. "Do të jetë një rrugë e gjatë dhe mendoj se nuk duhet të humbasim kohë", theksoi Fajon.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hapja e tunelit verior shënon përfundimin e autostradës së quajtur "Rruga e Kombit"NESËR HAPET TUNELI VERIOR I KALIMASHIT (10.21.2010)
TOM KANTRIMEN TAKON KRYEMINISTRIN BERISHA DHE UDHËHEQËSIN E OPOZITËS EDI RAMA (10.21.2010)
VAN RAMPUY: SHQIPTARËT NJË HAP AFËR NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE (10.21.2010)
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA" (10.20.2010)
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)
VAN ROMPEI: TIRANA NJË HAP LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (10.20.2010)
KLINTON: SA MË SHUMË SHTETE TA NJOHIN KOSOVËN (10.20.2010)
AKR MUND TË PARAQESË MOCION MOSBESIMI NDAJ QEVERISË (10.20.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: SHQIPËRIA E 80-ta KOSOVA E 92-ta PËR LIRINË E SHTYPIT (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]