E Premte, 05.03.2024, 12:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama mirepret Shqiperine dhe Kroacine ne NATO
E Shtunë, 04.04.2009, 09:48am
Presidenti Obama ka përshëndetur hyrjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj edhe kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO, dhe i gëzohemi aq shumë edhe kthimit të Francës në strukturat e NATO-s”, ka thënë presidenti amerikan, Obama.
Axhenda e Samitit te NATO-s per diten e dyte te takimit
E Shtunë, 04.04.2009, 09:36am

4 Prill, Strasburg – Voal-online - Axhenda e dites te dyte te takimit te Alences, ku jane mbledhur kryetaret e qeverive dhe shteteve te 28 vendeve anetare, midis tyre edhe Shqiperia dhe Kroacia, pranimi zyrtar i te cilave behet me 7 Prill ne Kurtierin gjeneral te NATO-s ne Bruksel, filloi sot ne mengjez me kalimin e “Pasareles te dy brigjeve” ne France, duke u pershendetur nga Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy. Me pas pati nje ceremoni nderimesh per personelin e NATO-s, qe vijoi me pas me nje konference per shtyp te zedhenesit te NATO-s. Ne oren 10:00 sipas parashikimeve filloi Takimi i Keshillit te Atlantikut Verior,  me fjalen pershendetese te Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Zotit  Jaap de Hoop Scheffer drejtuar atyre burrave dhe grave, te cilet jane ne sherbim te Aleances, e cila me pas u shoqerua me komente te Zotit Scheffer. Ne kete takim memoriel, ku Franca rifutet ne NATO si anetare e plote, e merr fjalen mikpritese edhe Presidenti I Frances Zoti Nicholas Sarkozy, te cilit i dedikohet ky kthim tek Aleatet e vjeter, fjale qe do te ndiqet nga homologja e tij, Kancelarja e Gjermanise, Madam Angela Merkel. Pas takimit Sekretari I Pergjithshem I NATO-s, Zoti Jaap de Hoop Scheffer jep nje Konference per shtyp.

Presidenti Obama: "Franca, Aleatja me e vjeter dhe e pare e Amerikes - Amerika nuk kerkon te jete Padronja e Evropes, por kerkon te jete partnere me Evropen"


E Premte, 04.03.2009, 01:31pm

Ne konferencen e perbashket per shtyp Z. Obama i dha nje vend shume te  rendesishem rikthimit te Frances si anetare e plote e Aleances, pas nje mungese te gjate prej 40 viteve. Presidenti Obama e vleresoi Francen si “aleaten me te vjeter dhe te pare te Amerikes Frances”, dhe Presidentin Sarkozy si njeri  â€œi inisiatives, fantazise dhe kreativitetit.”

Ligjvenesi Engel pershendet Shqiperine per anetaresimin ne NATO
E Premte, 04.03.2009, 12:59pm

VOA - Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, një nga mbështetësit më të fuqishëm të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, përshëndeti Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.   "I dërgoj përshëndetjet më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërkohë që vendi tij zë vendin që meriton mes shteteve demokratike anëtare të NATO-s. Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë. 

Strasburg: Sot fillon takimi i nivelit te larte ne 60-vjetorin e NATO-s
E Premte, 04.03.2009, 09:05am
Zeri I Amerikes  3 prill - Në Strasburg mbërrijnë sot udhëheqësë të lartë botërorë për takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që do të zhvillohet për dy ditë, i ndarë mes Gjermanisë dhe Francës. Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Aleancës, përfaqësohet me autoritetet më të lartë të vendit, të cilët sot në mbrëmje do të marrin pjesë në darkat e punës që do të mbahen në Baden Baden. Takimi, në të cilin pritet të merren vendime të rëndësishme për vetë Aleancën, Afganistanin por dhe marrëdhëniet me Rusinë, do të jetë në trysninë e protestave anti-NATO, të cilat kanë nisur dhe kanë provokuar edhe përplasje me policinë në jug të Strasburgut.
Mbretëresha e këngës, nderi i kombit Vaçe Zela feston 70 vjetorin e lindjes
E Enjte, 04.02.2009, 07:33am

Nga Agron SEJAMINI

 

Ikin vitet... Plot 70 vjeç mbush Vaçja më 7 prill. Do të festohet ditëlindja e mbretëreshës së këngës, por... jo vetëm një ditë. 2009-a, është shpallur viti i Vaçes. Një sërë veprimtarish parashikon projekti i këtij manifestimi gjithëvjetor, i organizuar nën vëmendjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një album me këngët më të hershme të saj, është duke u përgatitur, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të organizojë një koncert festiv, ku do të interpretohen këngët që ka kënduar Vaçja...

 

Shqipëria në NATO
E Enjte, 04.02.2009, 07:25am

Shqipëria dhe Kroacia u bënë sot vendet e 27 dhe 28 të aleancës së NATO-s. Dokumentet përfundimtare të anëtarësimit u dorëzuan paradite në Departamentin e Shtetit nga ambasadorët e të dy vendeve në Uashington. Dy vendet do të marrin pjesë për here të parë si anëtare në takimin e nivelit të lartë me rastin e 60 vjetorit të aleancës që do të mbahet këtë javë në Francë dhe Gjermani. Në orën 9:48 të mëngjesit të ditës së sotme, Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtaret e reja të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë. Me ceremoninë e sotme në Departamentin e Shtetit merr fund një proces që për Shqipërinë filloi në vitin 1992 kur ajo aplikoi për anëtarësim. Ambasadori i Shqipërisë dhe ambasadorja e Kroacisë i dorëzuan instrumentat e anëtarësimit Nënsekretarit amerikan të Shtetit Xhejms Stainberg duke plotësuar kështu procesin e anëtarësimit.

Editorial Dy ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
E Enjte, 04.02.2009, 06:50am
Voal-online - Sot është e enjte, 2 prill 2009. Të shtunën, më 4 prill 2009, Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO- North Atlantic Treaty Organisation ). Shqipëria anëtare e NATO-s do të përshpejtojë edhe pranimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kjo aleancë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia solli Kosovës lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin. Pikërisht 10 vjet më parë, në prag të kremtimit të 50 vjetorit të lindjes së saj, NATO përballej me një sfidë të veçantë, të cilën e kapërceu me sukses. Prej dhjetë vjetësh NATO ndodhet në Kosovë në kuadrin e KFOR-it, duke ia siguruar Kosovës stabilitetin dhe perspektivën. Në shpërblim të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, të cilat Kosovës ia solli Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Kosova i solli NATO-s fat.
Sot në Uashington ceremonia e pranimit të Shqipërisë në NATO
E Mërkurë, 04.01.2009, 09:00am
Voal-online - Në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptar dhe kroat sot kryhet depozitimi i instrumenteve të ratifikimit në Washington. Shqipëria në Samitin e Strasburgut merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia, duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror.Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jaap de Hoop Scheffer, ia dërgoi ftesën Shqipërisë të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, ku, ndër të tjera, shkruan: “Jam i lumtur t’ju informoj se të gjitha Palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 Korrik 2008.
Tri ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
E Mërkurë, 04.01.2009, 08:23am
Voal-online - Sot është e mërkurë, i prill 2009. Të shtunën, më 4 prill 2009, Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO- North Atlantic Treaty Organisation ). Kjo është një e vërtetë historike që shënon për kombin shqiptar fatmbarësi, që shënon për çdo shqiptar fatmbarësi. Prandaj këtë të vërtetë historike duhet ta vëmë në shërbim absolut të interesave tona kombëtare. Sepse anëtarësimi në NATO e mundëson katërcipërisht që ne këtë rol, mision dhe detyrë ta vëmë plotësisht në favor të interesave tona kombëtare. Natyrisht, interesat tona kombëtare janë të kushtëzuara në harmoni me ato të aleatëve dhe të miqve tanë, tashmë zyrtarisht të tillë. Duke punuar për përmbushjen e plotë të interesave tona kombëtare, ne punojmë për forcimin e interesave kombëtare të miqve dhe aleatëve tanë.
  » Shefer fton Shqipërië në NATO
  » Presidenti Obama niset sot për në Europë. Londra ndalesa e parë
  » Editorial Katër ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
  » Obama dhe Zapatero për Kosovën
  » Editorial Pesë ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
  » Përplasje për kishën në qendër të Shkupit
  » Editorial Gjashtë ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
  » Vasllav Havel: NATO e BE të shtrihen deri në kufijtë e Rusisë
  » Editorial Shtatë ditë deri në pranimin e Shqipërisë në NATO
  » Rrahje masive midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Strugë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]