E Premte, 05.03.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Spanja tërheqje graduale nga Kosova
E Premte, 03.27.2009, 08:55pm

Voal-online - Spanja e ka siguruar NATO-n se paqeruajtësit e saj në Kosovë do të tërhiqen në harmoni me nevojat ushtarake e politike të aleancës.  "Të dy palët janë pajtuar, që tërheqja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, graduale dhe fleksibile", tha zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero. Këto komente u bënë mbrëmë pas takimit njëorësh ndërmjet ministres së mbrojtjes së Spanjës, Carme Chacon dhe sekretarit të përgjithshëm të aleancës Scheffer, i cili kishte tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo zvogëlimi më të madh të trupave në Kosovë. Spanja kishte paralajmëruar se 630 ushtarët spanjollë në Kosovë, do të largoheshin gradualisht deri në muajin gusht të këtij viti. Zëdhënësja e NATO-s Romero, tha se "procesi i brendshëm i konsultimeve ushtarake dhe politike, do të vazhdoj në NATO".

Hashim Thaçi: UNMIKu është i tepërt dhe i padobishëm
E Premte, 03.27.2009, 08:52pm

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për BBC-në ka deklaruar se krijimi i instucioneve shtetërore të Kosovës si dhe prania e misionit evropian kanë bërë që UNMIK-u, misioni i Kombeve të Bashkuara, të jetë i tepërt dhe i padobishëm. Me z. Thaçi bisedoi Seladin Xhezairi, në programin Zigzag, dhe fillimisht e pyeti se cili ishte vlerësimi i tij për dhjetëvjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarako-policore serbe:  Kryeministri Thaçi: Ishte vendimi më i drejtë i Aleancës Veriatlantike, vendim i pritur dhe meritor për Kosovën. Në Kosovë zhvillohej lufta për çlirimin e plotë, njëherë e përgjithmonë nga Serbia. Serbia kishte ndërmarrë ofensivat apo mund të them veprimet gjenocidale ndaj popullatës shqiptare. Vazhdonin deportimet që i përngjanin një holokausti të ri.

Strukturat paralele - shkak i tenesioneve në veri
E Premte, 03.27.2009, 05:21pm

Evropa e Lirë - Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, sipas mekanizmave të rendit, gjatë ditëve të fundit ka qenë vatër e incidenteve të ndryshme, që kanë tensionuar situatën e sigurisë në atë pjesë të vendit. Autoritetet e sigurisë në Kosovë pohojnë se situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vlerësohet si e qetë, por me tensione të vazhdueshme, për shkak të, siç thuhet, veprimeve të grupeve kriminale apo atyre me interesa të ndryshme në atë pjesë të vendit. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, thekson se arsye tjetër e tensionimeve të herëpashershme të situatës së sigurisë në veri, e sidomos në Lagjen e Boshnjakëve, është dhe veprimi i strukturave paralele serbe. “Absolutisht, ne gjithmonë e kemi marrë parasysh që funksionimi i strukturave paralele, të cilitdo nivel qofshin ato, të sigurisë apo të niveleve tjera të funksionimit paralel, është burim i tensioneve ose iniciues i problemeve të ndryshme”, tha Hoti.

Arabia Saudite njeh pasaportat e Kosovës
E Premte, 03.27.2009, 03:10pm

RTK - Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi dhe Bashkëpunim Ekonomik ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, se tani e tutje këtë mund ta bëjnë me pasaportat e Republikës së Kosovës. “Në një nga vendimet e veta të fundit Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka bërë njohjen zyrtare të pasaportave të Republikës së Kosovës dhe ka autorizuar përfaqësitë konsullore që të pajisin me viza qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Odës Kosovaro-Arabe për Miqësi dhe Bashkëpunim Ekonomik. Voal-online.

Kuvendi miratoi protokollin e Shqipërisë në NATO, Topi e dekretoi
E Enjte, 03.26.2009, 09:35pm
Voal-online - Pasditë PresidentiTopi dekretoi hyrjen në fuqi të paketës ligjore për anëtarësimin në NATO, të miratuar sot në seancën e paradites në kuvend. Duke përshëndetur votimin me unanimitet, presidenti theksoi se ligjet e miratuara nga Kuvendi kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior. Ndër të tjera Presidenti ka konsideruar anëtarësimin e pritshëm të Shqipërisë në NATO si realizimin e një ëndrre integruese. Topi ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për arritjen e madhe, duke theksuar se ky është një moment historik për vendin tonë, i cili u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve euroatlantikë. Në mesditë Kuvendi votoi me konsensus te plote te te gjitha forcave politike Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO që përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend anëtar të NATO-s.
Hajredin Kuçi: Vendet t'i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga UNMIKu
E Enjte, 03.26.2009, 03:09pm

Evropa e Lirë - Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, u ka bërë sot thirrje shteteve, që kanë përfaqësues në misionin e OKB-së, që ata t'i tërheqin nga Kosova. Për kërkesën e Britanisë, për zvogëlimin e përfaqësuesve të vet në misionin EULEX, zëvendës kryeministri Kuçi tha se kjo nuk është arsye për shqetësim dhe se Kosova nuk mbrohet me numrin e përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare, por me politikën e bashkësisë ndërkombëtare. Ai ka vlerësuar pozitivisht tërheqjen e përfaqësuesve të Rusisë nga UNMIK-u. Voal-online

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahreini pritet të zyrtarizohet shumë shpejt
E Enjte, 03.26.2009, 10:15am

RTK - Komiteti për çështje të jashtme i Parlamentit të Bahreinit ka aprovuar dje propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kreu i këtij komiteti Al Muavda ka kërkuar njohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me shtetin e ri. Ai po ashtu ka kërkuar që njohjen e pavarësisë së Kosovës ta bëjnë edhe shtetet islamike dhe ato arabe. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të këtij vendi. Mbretëria e Bahreinit është shtet në Lindjen e Mesme, me kryeqytet Manama (Al Manamah)
Premtimin se vendimi për njohjen e Kosovës do të vijë me kohë, shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, e ka marrë edhe nga ambasadori i Ganës në OKB, Leslie Kojo Christian. Voal-online.

Shesh në Gjakovë me emrin e kongresistit Tom Lantosh
E Enjte, 03.26.2009, 07:47am

Autoritetet në komunën e Gjakovës i dhanë të mërkurën një sheshi të këtij qyteti emrin e ish anëtarit të kongresit amerikan Tom Lantos, në shenjë nderimi për rolin e tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në një akademi solemne në këtë qytet u tha se Tom Lantos ishte mbështetës i madh i çështjes së Kosovës gjatë viteve më të vështira të saj. Aty u përkujtua edhe vizita e tij në Gjakovë në maj të vitit 1990, kur ai së bashku me ish ligjvënësin Xhozef DioGuardi ishin ndër të parët zyrtarë amerikan që vizituan në atë kohë Kosovën. Ajo vizitë, u tha në akademi, nxiti shpresa të mëdha tek qytetarët e Kosovës.  Tom Lantos, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, vdiq në moshën 80-vjeçare, pesë ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovë të cilën ai e kishte mbështetur fuqishëm shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.

Në Gjakovë përkujtohet ish kongresisti Tom Lantosh
E Mërkurë, 03.25.2009, 06:48pm
RTK - Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u mbajt akademi përkujtimore në një vjetorin e ndarjes nga jeta të ish kongresistit amerikan Tom Lantosh. Në këtë akademi morën pjesë edhe përfaqësues të jetës politike dhe intelektualë. Gjakova është ndër qytetet ku Lantosh kishte qëndruar gjatë vizitave të tij në Kosovë në periudhën e pasluftës. Në shenjë nderimi për kongresistin e ndjerë amerikan, që nga dita e sotme një shesh në këtë qytet do të mbajë emrin e tij – Tom Lantosh.
U përkujtua avokati e veprimtari Bajram Klemendi dhe djemtë e tij, Kastrioti e Kushtrimi
E Mërkurë, 03.25.2009, 06:42pm
RTK - Në dhjetëvjetorin e vrasjes u përkujtuan sot avokati, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, të cilët u vranë nga forcat serbe në vitin 1999. Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu gjatë një Akademie përkujtimore që u mbajt në Prishtinë i dorëzoi familjes Kelmendi “Medaljen e artë të pavarësisë”, vendim këtë të cilin e kishte marrë ish-presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Fund-marsi i vitit 1999 zgjoi shpresën, por solli edhe dhembjen e madhe. Vrasja e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, ishte edhe një krim në vargun e likuidimit të figurave të shquara dhe të respektuara, ishte edhe një përpjekje për ta frikësuar popullin, u tha në hapje të kësaj akademie përkujtimore.
  » Volfgang Petriç: Problemi i Kosovës është keqësuar dhe komplikuar vitet e fundit në Serbi edhe më shumë
  » 10 vjetori i bombardimeve të NATOs kundër Serbisë
  » Mesazhi i Presidentit Fatmir Sejdiu me rastin e 24 Marsit
  » Kadare: Çlirimi i Kosovës prej NATO-s ishte fillimi i një epoke të re për krejt kombin shqiptar<
  » Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni paraqitje shumë dinjitoze në KS të OKBsë
  » Mesazhi i Kryeministrit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të intervenimit të NATO-s
  » Në Gllogjan shënohet përvjetori i Epopesë së UÇKsë në Dukagjin dhe ndërhyrja e NATOs
  » Diskutim për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
  » Ministri i Jashtëm i Kosovës iu drejtua anëtarëve të Këshillit të Sigurimit
  » Hashim Thaçi: Zyrtarët serbë të mos vijnë në Kosovë, as ne nuk po shkojmë në Serbi



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]