E Premte, 05.03.2024, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bie avioni në Montana të SHBA, mes 17 viktimave 12 fëmijë
E Hënë, 03.23.2009, 08:56am

Voal-online – Në një aksident ajror, në Montana, në veri të SHBA kanë humbur jetën 17 veta, midis të cilëve dymbëdhjetë fëmijë. Avioni njëmotorësh Pilaturs PC-12 është përplasur në një varrezë në Butte. Duket se piloti po kërkonte të realizonte një zbritje urgjente. Asnjë i mbijetuar nga aksidenti. Avioni ishte nisur nga Kalifornia dhe po shkonte drejt zonës së skijimit në Bozeman, nja 140 kilometra në juglindje të vendit ku ka ndodhur katastrofa, në kuadrin e një pikniku shkollor të 12 fëmijëve, midis gjashtë e dhjetë vjeç dhe të katër shoqëruesve të tyre. Piloti duhet të jetë ndodhur në vështirësi, ka kërkuar të ndryshojë planin e fluturimit dhe ka tentuar të zbresë në Butte. Por nuk ia ka arritur. Dëshmitarët e përmendur nga mjetet e informacionit kanë treguar se e kanë parë avionin të zbriste pingul mbi varreza dhe të merrte zjarr sapo preku tokën.

"Kurier" Xhon Kenedi ka pasur një djalë sekret me një austriake
E Djelë, 03.22.2009, 05:40pm

Voal-online John Fitzgerald Kennedy ka pasur me një grua austriake një djalë sekret, i cili është tani 63 vjeç dhe punon tregtar veprash arti në Kaliforni. Këtë e bën të ditur gazeta e përditshme “Kurier”, që e ka intervistuar të dashurën sekrete të ish presidentit amerikan, vrarë më 22 nëntor 1963 në Dallas, Lisa Lanett, lindur si Elisabeth Hortenau më 1921 në Hinterbruehl, afër Vienës. Babai i zonjës Lanett, Alfred, ishte biri ilegjitim, por i pranuar, nga duka i madh Otto von Habsburg, baba i kaizerit të fundit austriak, Karl von Habsburg. “Kur Hitleri pushtoi Austrinë më 1938,” trezon zonja Lanett për “Kurier”, “ndodhesha në Romë me nënën time. Vendosëm atëherë të mos ktheheshim në shtëpi, por të emigronim në SHBA. Pas një martese të shkurtër me një meksikan, u zhvendosa në Phoenix, Arizona, ku nëna kishte një motel.”

Në Shqipëri bën fundmars i egërsuar
E Djelë, 03.22.2009, 11:44am
Voal-online – Fundmarsi në Shqipëri ka trajtën e një revanshi të egërsuar dimëror. I gjithë vendi prej disa ditësh është nën borë, temperatura të ulëta, përmbytje, rrëshqitje dherash, paralizë insfrastrukturore. Disa rrugë kombëtare në veri dhe në jug të vendit janë ende të pakalueshme, ndërsa më dhjetëra komuna në veri, lindje e juglindje janë plotësisht të izoluara nga pjesët e tjera të vendit. Puka është zona më e rënduar në verilindje të Shqipërisë. Ndonëse dëbora ka pushuar temperaturat janë shumë të ulëta dhe shumë fshatra dhe komuna janë të izoluara nga dëbora. Akset nacionale Qafë Mali- Iballë dhe Qafë Mali- Fierzë janë totalisht të bllokuara. Në rrugën kombëtareFushë Arrëz- Qafë Mali qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm në një anë dhe mjaft i vështirë.
Në Napoli manifestim gjigant kundër mafies, Roberto Saviano në tribunë
E Shtunë, 03.21.2009, 06:43pm
Voal-online – Një turmë e pamasë ka parakaluar në rrugën Caracciolo në Napoli, e përbërë nga lëvizja qytetare Libera dhe nga familjarët e 500 viktimave të kriminalitetit. Kanë ardhur nga tridhjetë vende të ndryshme të botës dhe nga të gjitha rajonet italiane. E papritur ishte ngjitja në tribunë edhe e Roberto Savianos. Prania e shkrimtarit Roberto Saviano ishte mbajtur e fshehur deri në minutën e fundit. Pastaj është ngjitur në tribunë dhe ka lexuar emrat e disa prej viktimave të kriminalitetit të organizuar: emrin e Anna Politkovskaja, të gjashtë emigrantëve të brarë në Castelvolturno, të viktimave, të viktimave të hakmarrjes në Scampia, emrin e Annalisa Durante, vrarë në Forcella vetëm 14 vjeçe. Saviano ka mbyllur leximin duke ia kushtuar mendimin “edhe të gjitha viktimave të mafies, të cilët ende nuk i njohim.”
Riçard Hollbruk: Sulmet e NATOs ishin të drejta
E Shtunë, 03.21.2009, 06:04pm

Evropa e Lirë - Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke, tha sot se sulmet ajrore të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, para një dekade, ishin "gjë e drejtë për tu bërë".
"Kur shoh në të kaluarën, mendoj se ndonjëherë është e domosdoshme për ta përdorë forcën dhe rezultati ishte i mirë në fund", u tha reporterëve në Bruksel, Richard Holbrooke, aktualisht i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.
"Populli i Kosovës është më mirë tash se sa që ishte si pjesë e Serbisë dhe Serbia është më mirë që të ballafaqohet me të ardhmen, se sa të punoj prapa në të kaluarën mitike", tha Richard Holbrooke dhe shtoi se "kur më kujtohet takimi i fundit i jashtëzakonshëm me Millosheviqin, e kam ndjenjën se ajo që kemi bërë ishte e domosdoshme dhe e drejtë". Voal-online.

Amerika e befasuar dhe thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i Spanjës


E Premte, 03.20.2009, 08:32pm

Radio Evropa e Lirë - Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova. Spanja ndërkaq ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të respektohet vendimi për tërheqje. Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova.  "Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me këtë vendim të Spanjës", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Wood. Ai në vazhdim tha se në vitin 1999, aleatët e NATO-s "u pajtuan në parimin së bashku brenda, së bashku jashtë", prandaj "ne jemi të befasuar nga ky vendim". Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen "assesi" me pikëpamjen e Spanjës, se misioni në Kosovë është esencialisht i përfunduar.

FMN ia kushtëzon ndihmat Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës
E Premte, 03.20.2009, 12:24pm
Serbia ndodhet para bankrotimit total shtetëror për shkak të krizës ekonomike globale që e ka goditur. Kështu shkruan gazeta gjermane Tages Cajtung e Berlinit, e cila shton se Serbia për të dalë nga kjo krizë ka nevojë për rreth 2 miliardë euro para të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gazeta shkruan se për t'i dhënë këto para, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kushtëzuar Serbisë ndryshimin e politikës ndaj Kosovës. Vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia mund të llogarisë në paratë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruan gazeta e përmendur gjermane. RTK/Voal-online.
Presidenti Obama iu dërgon mesazh iranianëve për Vitin e Ri persian
E Premte, 03.20.2009, 11:06am
Zëri i Amerikës - Presidenti Obama thotë se dëshiron të ketë një “fillim të ri” në marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, me më tepër mundësi për partneritet dhe tregti mes të dy vendeve. Z. Obama dha një mesazh për Zërin e Amerikës përmes të cilit ai u dërgonte urimet më të mira iranianëve dhe të tjerëve që festojnë Novruzin, siç njihet ndryshe Viti i Ri persian. Në fjalët që drejtoheshin për udhëheqësit iranianë, ai theksoi mosmarrrëveshjet serioze mes të dy vendeve, por shtoi se administrata e tij është e përkushtuar ndaj diplomacisë dhe do kërkojë lidhje konstruktive mes SHBA, Iranit e bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha se procesi i angazhimit nuk do të çohet përpara nga kërcënimet, por nga ndershmëria dhe respekti reciprok. Ai tha se vendi i Irant në bashkësinë e vendeve të tjera të botës nuk mund të arrihet përmes terrorit dhe armëve, por përmes veprimeve paqësore. 
Veprimi i Spanjës i njëanshëm, i pakohshëm dhe i pabashkërenduar ne NATOn
E Premte, 03.20.2009, 10:51am
Agjencia ANSA, duke komentuar veprimin e Spanjës, thekson se tërheqja nga radhët e KFOR-it ia mundëson kryeministrit socialist Jose' Luis Zapatero t’i japë fund asaj që shtypi spanjoll e ka përkufizuar si “kundërthënia kosovare”. Madridi në fakt nuk ka pranuar të njohë pavarësinë e Kosovës, por në shkurt 2008 kishte vendosur të mos i tërhiqte trupat e saj të përfshirë në KFOR në një shtet të ri që për Spanjën zyrtarisht nuk ekziston. Zapatero ka përsëritur ditët e fundit në takim me presidentin serb Tadic se Spanja nuk ka ndërmend të ndryshojë pozicion për pavarësinë e Kosovës. Lëvizjet e brendshme indipendentiste, në Vendet Baske apo në Katalania, e rritin shumë rrezikun e vetëvendosjes në Sapnjë. Për të shmangur takimin me autoritetet e shtetit kosovar, të cilin Madridi nuk e njeh, Chacon ka zbritur të enjten jo në Prishtinë, por në bazën e NATO-s në Gjakovë, e përfundon komentin e saj agjencia ANSA.
Spanja i tërheq trupat nga Kosova
E Enjte, 03.19.2009, 03:43pm
Voal-online - Spanja do t’i tërheqë brenda fundit të fiti 632 ushtarakët e pranishëm në Kosovë, të cilët janë të pranishëm që nga mesi i vitit 1999 në kuadrin e misionit NATO-KFOR. Këtë e ka bërë të ditur ministerja iberik i Mbrojtjes Carme Chacon duke nënvizuar se Madridi nuk e ka njohur pavarësinë e deklaruar nga Kosova më 17 shkurt 2008. Në Kosovë numrin më të madh të trupave e ka Gjermania, 2 129 ushtarakë të pranishëm, ndërsa në vend të dytë është Italia me 2 019 ushtarakë në kontigjentin e saj të pranishëm. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i NATO-s në Bruksel. Spanja është një nga pak vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
  » I mbijetuar nga atentati gjyqtari Ardian Nuni kërkon strehim në SHBA
  » Pas aksidentit me ski vdes aktorja Natasha Riçardson
  » Departamenti i Shtetit arrin në përfundimin se ambasada e SHBAsë në Tiranë nuk ka kryer shkelje
  » Gjenerali McColl rikonfirmon përkrahjen e NATOs për Forcën e Sigurisë së Kosovës
  » Promovohet vepra dyvëllimëshe e Vilson Blloshmit
  » Oli Ren: Bashkimi Evropian të mos e shtyjë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit
  » Beqiri: Janë ndërtuar mbi 80 për qind e kishave dhe mansatireve ortodokse në Kosovë
  » Bugajski: UNMIK të largohet përfundimisht nga Kosova, ELUEX të marrë përgjegjësitë sipas planit Ahtisari
  » Prishtina: Beogradi ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
  » Delegacioni serb ndalohet të hyjë në Kosovë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]