E Hënë, 11.18.2019, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 02.06.2011, 03:41pm (GMT+1)

Titulli "Roja të sovranitetit" i këtij shkrimi, në vështrim të parë të çdokujt, do të tingëllonte pllakatesk. As më pak, as më shumë.

Veç, sapo të prekte në cilindo kontekst të terrenit të Kosovës, "rojat e sovranitetit" do të merrnin përfytyrim konkret të një realiteti me brirë stërbrirë, të një xhungle stërxhungël. Duket sikur metaforat këtu janë thjesht shfrimet subjektive të autorit të shkrimit. Nuk do të dukeshin kësisoj nëse e dinim se në Kosovë janë katër lloje të targave në qarkullim, dy palë sosh janë të autoriteteve të Kosovës e dy palë të tjera janë të Serbisë. Në çdo hap, në çdo masë të autoriteteve të Kosovës, Serbia kundërpërgjigjet me një kundërhap dhe kundërmasë të vrazhdë sa ta shndërrojë në parodi secilin veprim të autoriteteve të shtetit të Kosovës. Sipas kësaj logjike, këto ditë në veriun e Mitrovicës, serbët kanë filluar të pajisen me targat e reja serbe me shkurtesat e qyteteve të Kosovës, pavarësisht urdhrit të ministrit në largim të Punëve të Brendshme.

Mua, sidokudo, më shtyu drejt kësaj teme pikërisht qëndrimi i vendosur i z. Bajram Rexhepi se në Kosovë urdhri i tij për konfiskimin e të gjitha targave të reja serbe dhe të gjitha targave të tjera të jashtligjshme deri në targën e fundit të konfiskuar. Z. Rexhepi e shprehu këtë vendosmëri në mediat elektronike të Kosovës, në mënyrë, siç do të thuhej në këto raste, "të paluhatshme". Është e detyrë e tij e mirëfillët të merret me ruajtjen, me moscënimin e sovranitetit të vendit. Vërtet kështu. Por ai e bën këtë edhe duke e ditur, për shembull, se nuk e ka mbështetjen e EULEX-it për zbatimin e këtij urdhëri.

Logjika e tranzicionit ku kalon Kosova është e tillë, pra logjikë e absurdit, ku misionet ndërkombëtare janë vërtet janë misione të rendit, të ligjit, të rregullit e kështu me radhë deri në pafundësi të pafundësive. Ato mund të ishin edhe misione qiellore, mund të ishin edhe misione stërqiellore. Por në fund të fundit, në fund të mbramë, tek e fundit, tek e mbramja nuk janë misione kombëtare. Janë misione mike, janë misione aleate, janë misione të mirëpritura, janë misione të adhuruara e kështu me radhë, por nuk janë misione vendëse. Ndihmesa e tyre ndaj Kosovës është detyrë për ato, por vetëm kaq. Vetëm ndihmesë. Ndërsa Kosova pret shërbim. Dhe shërbimin mund t'ia bëjnë vetëm qytetarët e saj të përkushtuar, institucionet e saj të përkushtuara, funksionarët e saj të përkushtuar. Në këtë kuptim, shërbimi i z. Rexhepit është shërbim i qytetarit, zyrtarit, titullarit të dikasterit të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së sovranitetit të Kosovës.

Nuk po them këtu se sovranitetin e një vendi, krahas policisë, pra organeve të rendit, e ruan edhe ushtria e tij, e ruajnë edhe shërbimet inteligjente të tij, e ruajnë çdo çast, duke mos pasur tjetër detyrë në fytyrë të tokës. Kjo e qetëson qytetarin në përditshmërinë e tij, kjo ia lehtëson atij detyrat ndaj vetes, familjes, shoqërisë. Por nuk e përjashton nga detyrat ndaj shtetit, nga detyrat ndaj shoqërisë, nga shërbimet ndaj shtetit, nga shërbimet ndaj shoqërisë. Shërbim i qytetarit sot, për shembull, është që të bëhet krah i zbatimit të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme, të bërhet krah i ligjit, krah i shtetit të ligjor, përfundimisht, krah i sovranitetit të vendit të vet, krah i sovranitetit të shtetit të vet.

Je kundër sovranitetit të vendit tënd, kundër sovranitetit territorial, kundër integritetit tokësor të Kosovës, kundër integritetit tënd qytetar kur alternativën e gjen tek ish pushtuesi, e gjen tek Serbia, shërbehesh me pasaportat e pushtuesit dhe mbetesh në vartësi të urdhrave të ministrisë së Jashtme të Serbisë se kur i nxjerr të vlefshme, kur ua shtyn apo kur ua pezullon vlefshmërinë pasaportave Serbia. Je kundër sovranitetit të vendit tënd kur alternativën e gjen në tregun e zi të veriut të Kosovës me mallra të fabrikave të Serbisë. Je kundër vendit tënd në çdo shans të dhënë Serbisë që të shtrijë autoritetin e saj në Kosovë, pra të shkelë sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj, sovranitetin dhe integritetin e popullit të Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e secilit qytetar të përkushtuar të Kosovës.

Unë e lavdëroj sot vendosmërinë e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe e bëj këtë duke e parë z. Rexhepin edhe si qytetar të Kosovës. Por lëvdata ime do të zhvlerësohej nëse derisa shkrimi im të jetë publikuar, z. Rexhepi të ketë ndryshuar qëndrim, duke e zbutur, duke e shmangur, duke e anashkaluar, duke i konformuar me qëndrimin e EULEX-it e tjerë e tjerë. Këtu nuk nisem aspak nga shqetësimi përballë lexuesit, nisem vetëm nga fakti se luhatjet e autoriteteve të Kosovës në qëndrimet dhe veprimet ndaj shkeljeve të sovranitetit të Kosovës janë absolutisht, nga pikëpamja ime, të pafalshme dhe të palejueshme.

Nëse targat e Serbisë qarkullojnë në Kosovë lirisht, nëse trafiqet dhe kontrabandat e Serbisë qarkullojnë lirisht në Kosovë, atëherë ti nuk ia ke dhënë Serbisë vetëm Veriun, por ia ke dhënë krejt Kosovës, pra ia ke dorëzuar falas, ia ka dorëzuar gratis Serbisë sovranitetin e Kosovës. Dhe nëse këtë ia kanë lejuar vetes autoritetet e Kosovës për t'u konformuar me këtë apo atë institucion ndërkombëtar, këtë apo atë palë ndërkombëtare, për gjoja moslëndimin e mëtejshëm të situatës në marrëdhëniet me fqinjen veriore, nuk ka asnjë arsye që qytetarët si individë apo në përbërje të shoqërisë, në përbërje të lëvizjeve qytetare ta tolerojnë shkeljen, nëpërkëmbjen e sovranitetit të Kosovës. Dhe këtë moslejim ta ushtronin jo vetëm në mënyrë spontane, por edhe në mënyrë të organizuar. T'ia heqin kështu Serbisë çdo mundësi, çdo shans për ta pasur ajo komoditetin, luksin, rehatin që të kundërpërgjigjet, të kundërveprojë, duke ia kaluar këtë shans Kosovës, kundërpërgjigjeve të saj, kundërveprimeve të saj. Nëse jo nëpërmjet autoriteteve, atëherë nëpërmjet shoqërisë qytetare dhe organizimeve vullnetare të saj, të nxitura nga atdhedashuria. Kjo do t'i bënte më të përgjegjshme, më të guximshme autoritetet në veprimet e tyre. Dhe do të ishin qytetarët e Kosovës zotër shtëpie në Kosovë, do të ishin institucionet e tyre zotër shtëpie në Kosovë.

(Shkrimi u botua në Bota Sot më 16 janar 2011)

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"PRANVERË ARABE" APO DIÇKA TJETËRNga FRANK SHKRELI (02.03.2011)
MBI NGJARJET E JANARITNga ISMAIL KADARE (02.03.2011)
NJË PAMFLET TJETËR QOSIST PËR NJË REVOLUCION TJETËR TË VONUARSi rren, shpif, flliq e ndyn dhe jargiset Rexhep QosjaNga JAHIR DEMAJ (02.02.2011)
STABILITETI I SHQIPËRISË NË FAVOR TË GJITHË SHQIPTARËVEMETODAT E EDI RAMËS DESTABILIZUESE PËR SHQIPËRINË DHE RAJONINNga Elida BUÇPAPAJ (02.02.2011)
KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!Nga BEQIR SINA, New York (01.29.2011)
DITA QË NDAN, Ç'DO TË BËHET MË PAS?Të flasim si qytetarë: 21 janari shpjegon të shkuarën dhe të ardhmen, teksa pasqyron të sotmenNga VISAR ZHITI (01.28.2011)
(NUK) JU FLET RADIO LONDRABBC MBYLL SHËRBIMIN NË SHQIPNga FRANK SHKRELI (01.27.2011)
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ (01.27.2011)
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDITNga FRANK SHKRELI (01.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]