E Shtunë, 10.31.2020, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DITA E ZEZË E 11 SHTATORIT

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 09.10.2011, 07:32am (GMT+1)

Amerika dhe pothuaj e gjithë bota kujton këtë të dielë 10-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001, në Nju Jork, në Uashington dhe në Pensilvani. Mëngjesin e asaj dite të zezë të vitit 2001, terroristët islamikë të Al Qaidës rrëmbyen katër aeroplanë pasagjerësh. Dy aeroplanë goditën godinat binjake të ''World Trade Center'' në Nju Jork. Një aeroplan tjetër u përplas në godinën e Pentagonit afër Uashingtonit dhe aeroplani i katërt, pasagjerët e të cilit u kacafytën me terroristët, e që besohet se kishte për objektiv Shtëpinë e Bardhë, u përplas në një fushë në Shansksvill të shtetit Pensillvania. Sulmi terrorist i 11 Shtatorit ishte më i rëndi në historinë e Amerikës duke shkaktuar pothuaj tre mijë viktima të pafajshme nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë vende të tjera të botës, përfshirë edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Anembanë Shteteve të Bashkuara, në qytete të mëdha e të vogla, do të mbahen ceremoni përkujtimore me këtë rast, por në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani mbahen ceremoni të posaçme përkujtimore, pasi këto ishin vendet që pësuan sulmet e rënda terroriste. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të vizitojë të Djelën këto tri qendra, ku sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni -- Presidenti do të nderojë kujtimin e atyre që kanë humbur jetën dhe do të nderojë të gjithë ata që iu përgjigjen kësaj tragjedie, si zjarrfikës, policë e të tjerë, duke humbur jetën e tyre dhe shumë veta që rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët -- në një ditë që është ngulitur përgjithmonë në mendje e në zemër të amerikanëve. Thuhet se Presidenti Obama do të nderojë në këtë ditë edhe ushtarakët të cilët kanë shërbyer në lufërtat e mëvonshme në Irak e në Afganistan si edhe në vende të tjera, në përpjekje për të zhdukur terroristët përgjegjës për ato sulme të dhjetë vjetëve më parë.

Burimet zyrtare thonë se megjithëse autoritetet federale dhe vendore pohuan se ekziston një ''kërcënim i besueshëm, por i pakonfirmuar terrorist'' me rastin e 10-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, 2001, Presidenti Obama dhe zyrtarë të tjerë të lartë nuk e kanë në mend të ndryshojnë planet e udhtimit për të nderuar viktimat në Nju Jork, në Uashington dhe në Pensillvani. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, gjatë një fjalimi në Nju Jork sot, e përshkroi kërcënimin si një raport se "al-Kaida po përpiqet përsëri të dëmtojë amerikanët dhe në veçanti të vejë në shënjestër Nju Jorkun dhe Uashingtonin".

Presidenti Obama do t'i drejtohet kombit me një fjalim të shkurtër gjatë një ceremonie në Qendrën e Arteve ''Kenedi'' në Uashington mbrëmjen e 11 Shtatorit, gjatë të cilit, sipas agjencisë së lajmeve Asociejted Pres, Presidenti Obama pritet t'i thotë kombit dhe botës se Amerika është më e fortë se sulmet e Al-Qaidës ose se çdo kërcënim tjetër ndaj atdheut. Sipas Asociejted Pres, e cila citon zëvendës këshilltarin e presidentit për çështje të sigurimit kombëtar, Ben Rodës, Presidenti Obama do të nënvizojë faktin se si ka ndryshuar jeta për shumë familje të prekura nga sulmet e 11 Shtatorit, si edhe për forcat e armatosura, të cilat gjatë kësaj periudhe në Irak dhe në Afganistan, kanë humbur mbi gjashtë mijë anëtarë të tyre dhe janë plagosur mbi 45-mijë të tjerë.

Ish-Presidenti Xhorxh W Bush, që ishte president në kohën e sulmeve terroriste dhjetë vjetë më parë, do të jetë së bashku me Presidentin Obama gjatë ceremonisë përkujtimore në Nju Jork.

Ishte presidenti Bush, ai i cili pas sulmeve terroriste dhjetë vjet më parë, i shpalli luftë terrorizmit botëror, duke filluar sulmet kundër Al Qaidës si edhe luftërat në Irak dhe Afganistan, e të cilat i vazhdoi edhe Administrata e Presidentit Obama, përpjekje këto që më në fund çuan në kapjen dhe vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden. Edhe ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut në kohën e sulmeve terroriste kundër qytetit të tij, Rudi Xhuliani do të jetë gjithashtu i pranishëm në ceremonitë përkujtimore në Nju Jork.

Zoti Xhuliani, i cili u dallua për lidershipin e tij gjatë sulmit kundër godinave binjake të Nju Jorkut dhe është quajtur si kryebashkiaku i Amerikës, komentoi në një artikull mbi këtë përvjetor, botuar në gazetën kombëtare Usa Today, duke thënë se ''Mësimi që mund të marrim nga sulmet e 11 Shtatorit, është se Amerika me të vërtetë është një vend unik e i jashtzakonshëm. Ne i bëmë ballë sulmit armiqësor më të rëndë në historinë tonë, qëllimi i të cilit ishte të na shkatërronte. Dashuria jonë për lirinë dhe për njëri tjetrin na ka dhënë një fuqi për të cilën jemi habitur edhe ne vetë.... Ne nuk duhet të harrojmë kurrë fytyrën e ligë dhe të pakuptueshme të së keqes së asaj dite....Por ama, nuk duhet të harrojmë as dashurinë e thellë dhe dhembshurinë e pamasë të treguar atë ditë për njëri tjetrin. Sot, dhjet vjetë më vonë, shkruan Zoti Xhuliani, ''lufta vazhdon dhe kujtimet (e asajë dite) mbeten të ngulitura në themelet e karakterit tonë kombëtar.''

Në një kryeartikull botuar sot gjithashtu në gazetën Usa Today në kujtim të 11 Shtatorit, Presidenti Obama -- siç duket në një përpjekje për të shfaqur ndjenjat e shumicës së bashkombasve të tij në këtë përvjetor -- shkruan se ''në ditën që të tjerët u përpoqën të na shkatërronin, ne vendosëm të ndërtonim.....Si komb, ne përballemi me shumë sfida, dhe si qytetarë të një shoqërie demokratike ne angazhohemi në debate të ashpëra e vigoroze mbi të ardhmen e vendit. Por, ndërkaq, le të mos harrojmë kurrë mësimin e marrë nga tragjedia e dhjetë vjetëve më parë -- se ndryshimet midis nesh s'janë asgjë në krahasim me ato që na bashkojnë... si një familje amerikane, Shtetet e Bashkuara do të dalin nga sprovat dhe sfidat edhe më të forta se përpara. Kjo ishte Amerika e 11 Shtatorit dhe e ditëve që pasuan. Dhe kjo është Amerika që mund dhe duhet të jetë gjithmonë.''

Dhjetë vjetë më parë, jeta ndryshoi për të gjithë ndoshta për gjithmonë. Sulmet kundër godinave binjake në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensillvani ishin krime që u dënuan nga e gjithë bota e qytetëruar. Këto sulme të djallëzuara, dhjetë vjetë më parë kundër njerëzve të pafajshëm, i pruri amerikanët ballë për ballë me një dhunë të tmerrshme e pothuaj të paparë deri atëherë në brigjet e Amerikës. Këto dhjetë vjetë nuk ishin të lehta, përkundrazi, për Amerikën ishin një periudhë shumë e vështirë dhe plot mosmarrëveshje e nganjëherë grindje në lidhje me mënyrën se si të luftohet terrorizmi dhe si të mbrohet sigurimi kombëtar dhe çfarë çmimi duhet të paguhet për këto përpjekje, qoftë në kosto jete ushtarësh e financash në një kohë deficitesh buxhetore, sidomos kur vjen puna tek angazhimet ushtarake në Irak e Afganistan. Ky debat ka giasë të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe lufta kundër terrorizmit nuk do të pushojë për derisa të ekzistojnë njerëz të cilët në organiziatën e Al Kaidës kanë gjetur strehim dhe frymëzim urrejtjeje kundër njerëzimit. Në këtë përvjetor, Amerika kujton dhe nderon viktimat e terrorizmit dhe në të njëjtën kohë ri-angazhohet për të mundur të keqen dhe për të mbrojtur të pafajshmit.

Frank Shkreli

--

9-11 Kurrë nuk do të harrohet

 

Flamujt në kujtim të viktimave

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E VËRTETA E TËRË DHE ASGJË TJETËRNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.08.2011)
KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISËNga XHELAL ZEJNELI (09.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKTUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.07.2011)
11 SHTATOR, DITA QË KURRË NUK MBARONNga RICHARD COHEN, Washington Post (09.07.2011)
"OXHAQET" E (PA)TYMOSURA RINORE POLITIKE NË SHQIPËRINga REDAN BUSHATI (09.07.2011)
LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIMNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2011)
MOS E KNI FRIKË LIGJIN ISLAM NË AMERIKËNga ELIYAHU STERN, New York Times (09.04.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2011)
STABILITETI NË KOSOVË - A MUND TË ZGJASË?Nga MERITA B. MCCORMACK, "Dielli" (09.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]