E Martë, 08.04.2020, 08:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

DREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Djelë, 03.04.2012, 08:46pm (GMT+1)

***BE-ja, tri herë e ka refuzuar statusin e kandidaturës së Shqipërisë, duke qenë se sipas kritereve dhe standardeve të saj, nuk i kishte përmbushur kushtet e parashikuara, ndërkaq Serbisë më 1 mars 2012, ia njohu statusin e vendit kandidat në BE, edhe pse kjo nuk i plotëson kushtet më mirë dhe më shumë sesa Shqipëria, sepse pikësëpari, është në konflikt me Kosovën, për shkak se që nga viti 1999, pjesën veriore të saj e ka okupuar de fakto dhe de jure. Atje sundojnë ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë,, sipas së cilës, Kosova "është pjesë e pandashme e territorit" të Serbisë. Mirëpo, Evropa e heshtë dhe e zvarrit zgjidhjen e problemit të Kosovës Veriore, edhe pse serbët e atjeshëm, së fundi, edhe me referendum (14-15 shkurt 2012), nuk i njohin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, por vetëm të Serbisë.

Si ishte e mudnur, që Serbisë t'i njihej statusi i vendit kandidat në BE, kur ajo ka bërë agresion indirekt në pjesën veriore të Kosovës, si dhe nuk po tërhiqet nga ajo pjesë, përkudnër faktit se aty janë të pranshëm KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u?!

-Nuk ishte ky një argument i parrëxueshëm dhe i mjaftueshëm, që Serbisë t'i refuzohej sttatusi i kandidaturës në BE, kur ajo, lëre që nuk njeh Republikën e Kosovës, por edhe e ka okupuar pjesën veriore të saj, duke e konsideruar "pjesë" të pashkëputshme të saj.

Politika e gabuar "fajëson" oponentët e fusnotës 1244(!)

*** Injorantë dhe miopë, janë ata, që bëjnë koncesione dhe pazarllëqe me Serbinë, në kurriz të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, jo ata që me të drejtë e kundërshtojnë fusnotën 1244, të imponuar nga Serbia dhe nga BE-ja.

*** Derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, nuk do të ketë kurrfarë reciprociteti, balancimi, as normalizimi të lidhjeve dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore të Republikës së Kosovës me Serbinë. Këtë realitet të pakundërshtueshëm, duhet ta mbajnë parasysh të gjithë aktorët e involvuar në zgjidhjen e problemeve dhe kontesteve ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Kosova ka zhvilluar tregti me Serbinë, edhe para lufte, edhe në kohë lufte, edhe pas lufte, mirëpo, asnjëherë nuk ka pasur reciprocitet, as kurrfarë ekuilibri në aranzhmanet e tilla ndërmjet dy vendeve. Këtë e dijnë të gjithë edhe shqiptarët, edhe serbët. Por ka pasur vetëm humbje dhe dëme të mëdha, në favor të interesave tregatare dhe ekonomike të Serbisë.

-Serbia u shpërblye me statusin e vendit kandidat në BE, por ky nuk mund të quhet kurrfarë kompromisi balancues ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të arritur në "dialogun teknik" të Brukselit më 24 shkurt 2012, sepse shpërblimi ishte i njëanshëm, fitoi vetëm Beogradi, kurse Prishtina ngeli prapë me problemin e pazgjidhur politik të Kosovës Veriore. Ky është balancimi?! – Ky është "kompromisi historik" midis Prishtinës dhe Beogradit?! - Kosovës iu imponua Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, kurse Serbisë nga Këshilli i Evropës iu njoh statusi i kandidatit në BE, edhe pse ajo që nga viti 1999, ende e mban "peng" Kosovën Veriore, duke e konsideruar si "pjesë integrale" të territorit të saj.

-Ky është avancimi i statusit politik të Kosovës në planin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, që identifikohet me fusnotën 1244 të KS të OKB-së, jo me emërtimin e saj të vërtetë-Republika e Kosovës?

-Jo, ky është rezultati negativ i politikës dhe i diplomacisë së Prishtinës, sepse, në saje të tij, Serbia fitoi statusin e vendit kandidat në BE, kurse Kosova asgjë, veç ngrirjes dhe status quo-s së problemit politik të pjesës së saj veriore, të cilin politika zyrtare e Beogradit llogarit, ta zgjidhë në bazë të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara. Për këtë qëllim, Serbia, edhe ia imponoi BE-së dhe Kosovës, Fusnotën 1244, e cila nuk ka të bëjë vetëm me prezentimin e Kosovës në konferencat rajonale dhe evropiane, por para së gjithash, është në fokus të strategjisë politike dhe diplomatike të Serbisë, që të rikthejë në rishqyrtim statusin politik të Republikës së Kosovës. Ky është rreziku që sfidon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës në të ardhmen, me gjithë garancitë dhe mbështetjen e fuqishme të Amerikës dhe të aleatëve të saj evroperëndimorë, që e kanë njohur ndërkombëtarisht Republikën e Kosovës.

Pavarësisht nga urimet dhe përshëndetjet e faktorëve ndërkombëtarë në adresë të arrtijes së kompromisit në "dialogun teknik" serb-shqiptar të Brukselit, ku pala shqiptare, e kryesuar nga Edita Tahiri, pranoi propozimin e Beogradit, që Kosova në paraqitjet e saj rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, të përfaqësohet me fusnotën 1244, ky nuk është kurrfarë shpërblimi, as kurrfarë balancimi midis Prishtinës dhe Beogradit, por një lloj kushtëzimi afatgjatë për politikën zyrtare të Kosovës, derisa ajo, t’ua njohë statusin e autonomisë speciale serbëve të Veriut të Kosovës, Fusnota 1244, do të përdoret si mjeti më operacionalizues dhe më efektiv për nënshtrimin e palës shqiptare, në mënyrë që ajo, të detyrohet, të bëjë kompromise dhe koncesione në dëm të integritetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, duke iu njohur serbëve atë që nuk iu takon as historikisht, as politikisht, as juridikisht, as me kushtetutë-të drejtën e autonomisë politike deri në shkëputje të Veriut të Kosovës.

Derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë kurrfarë balancimi dhe, kurrfarë reciprociteti përmbajtësor në marrëdhëniet ndërshtetërore të Serbisë dhe të Kosovës. Kjo është vetëm një utopi, spekulim dhe mashtrim për shqiptarët e Kosovës.

Serbia nuk e meriton statusin e vendit kandidat në BE!

Pavarësisht nga justifkimi i vendmmarrësve të KE-së, se Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për të fituar statusin e kandidatit për në BE, realisht, kjo nuk e ka merituar një shpërblim të tillë, sepse ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Ky është dashur të jetë kushti kryesor për Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian(BE). Për më tepër, Serbia, jo vetëm që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por, edhe e ka okupuar pjesën Veriore të saj, që nga viti 1999. Atje sundojnë ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë! Atje sundojnë bandat kriminale dhe terroriste të strukturave paralele të Serbisë, të cilat sipas direktivave të Beogradit ngrejnë barrikada dhe bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave, duke mos pranuar kurrfarë pushteti të Republikës së Kosovës. Këtë e provon edhe mbajtja e referendumit ilegal të tyre, më 14 dhe 15 shkurt 2012, ku serbët janë deklaruar se
nuk pranojnë kurrfarë institucionesh shtetërore të Republikës së Kosovës, përveç atyre të Republikës së Serbisë.

Si pasojë e "soft power" e BE-së në mbështetje pa mbulesë së Serbisë, si dhe për shkak të politikës së gabuar të "dialogut teknik", të cilin e pranoi qeveria e Hashim Thaçit, me qëllim që Serbisë t’ia hapë dyert në Kosovë dhe në BE, Serbia fitoi statusin e vendit kandidat në BE, por jo, assesi "edhe Evropën, edhe Kosovën", ashtu siç është pronocuar përpara opinionit publik presidenti serb, Boris Tadiq, sepse Kosova de fakto dhe de jure është shkëputur nga Serbia që nga 10 qershori 1999. Kosova është shtet më vete, nën mbrojtjen direkte të SHBA-ve, të NATO-s dhe të BE-së, me përjashtim të pesë vendeve anëtare të saj, Spanja, Greqia, Qiproja greke, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, si dhe në të "drejtën ndërkombëtare" të Serbisë.

"Dialogu teknik" ia siugroi Serbisë statusin e kandidatit në BE!

Meritën kryesore, që Serbia ka fituar statusin e kandidatit në BE, e ka politika e gabuar e qeverisë së Hashim Thaçit, si dhe Kuvendi i Kosovës, që pranuan të hyjnë në "dialog teknik" me Beogradin, kinëse për t’i zgjidhur "problemet teknike" të qytetarëve serbë në Veriun e Kosovës, si dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare me Serbinë, ashtu siç diktonte pala serbe në "nëntë takimet" e Brukselit, të monitoruara dhe të drejtuara nga përfaqësuesi i BE-së, Robert Cooper.

Me gjithë vlerësimin pozitiv të ndërmjetësit të bisedimeve serbo-shqiptare të "dualogut teknik" në Bruksel, Robert Cooper, të gjitha këto marrëveshje të arritura, janë në favor të palës serbe, jo të Kosovës. Nuk ishte Kosova ajo, që e pengonte dhe e bllokonte Serbinë, as në kuptimin e bashkëpunimit rajonal, as në atë evropian, por Serbia ishte dhe, është ajo që pjesën Veriore të Kosovës, e ka okupuar që nga viti 1999 dhe, ende po e mban si të tillë, duke e konsideruar si "pjestë të saj" jo vetëm Veriun, por gjithë Kosovën. Kështu shkruan në Kushtetutën e Serbisë në fuqi (2006), edhe pse Kosova kurrë nuk qenë pronë, as territor legal i Serbisë, por vetëm një koloni e aneksuar dhe e shkëputur nga Shqipëria me luftra gjenocidale, me agresion, me terror dhe me terrorizëm të institucionalizuar dhe të ushtruar shtetëror mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë (1912-1999).

Pra, nuk ka dyshim se, tre (3) faktorë kryesorë kanë ndikuar, që Serbia fitoi statusin e vendit kandidat në BE: 1) Trysnia e pashembullt e BE-së mbi politikën zyrtare të Prishtinës; 2) Politika e gabuar e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, që pranoi hyrjen në "dialogun teknik" me Serbinë, si dhe 3) pranimi i fusnotës 1244, të propozuar dhe të imponuar nga Beogradi dhe nga BE-ja, e cila Kosovën në përfaqësimin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar e zhvesh nga atributi shtetëror Republikë, duke e kthyer nën "ombrellën" e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Një politikë e këtillë kapitulluese para Serbisë dhe para BE-së, nuk mund të quhet "fitore historike", sepse ipso fakto Kosova asgjë nuk ka fituar nga BE-ja, as nga Serbia, përpos trysnisë dhe diktat të tyre të njësuar, me qëllim që t’ia përshpejtonte Serbisë miratimin e statusit vend kandidat në BE.

Prishtina, të mos e luajë rolin e pajtuesit midis Beogradit dhe BE-së, duke sakrifikuar interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, kur gjithë Ballkani, Evropa dhe gjithë bota e di se, Serbia ishte ajo që ka kryer tre gjenocide ndaj vendeve fqinje (Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës). Sipas kësaj logjike, Serbia duhet të ketë kufizime, kushtëzime dhe, të jetë nën hipotekë të BE-së, të OKB-së, të NATO-s dhe të OSBE-së, e jo, Kosova të kushtëzohet dhe të shërbejë si "peng" i Serbisë, duke i bërë koncesione absurde, në emër të rujatjes së ekuilibrit të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në Ballkan.

Pavarësisht nga interesat dhe objektivat strategjike të agjendës integruese të BE-së, që Serbinë sa më shpejtë, ta pranojë në radhët e saj, qeveria e Hashim Thaçit, nuk e ka për deyrë që, së pari, ta pajtojë Serbinë me BE-në, duke e sakrifikuar dhe, duke e vën në pikëpytje pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, sepse kjo konteston dhe mohon pavarësisnë e Republikës së Kosovës. Por, në plan të parë, e ka për detyrë t’i mbrojë interesat vitale(kombëtare dhe shtetërore) të Republikës së Kosovës.

Ky lloj kompromisi, nuk mund të quhet kurrfarë "kompromisi historik" midis Prishtinës dhe Beogradit, sepse pranimi I Fusnotës 1244 shpie prapa - prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ( 17 shkurt 2008) në UNMIK (1999).

Ky lloj shpërblimi i BE-së për Serbinë, nuk është interes nacional, as shtetëror i Republikës së Kosovës, ashtu siç po trumbetojnë në të gjitha anët e botës kompromisaxhinjtë e shtetit të Kosovës (qeveri, parlament dhe presidencë), por është një disfatë e vullnetshme e politikës drejtuese e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, e Kuvendit të Kosovës, si dhe e Presidentës së Kosovës. Mirëpo, meqenëse, ata po lavdërohen se ky kompromis i keq me Serbinë, është "i shëndetshëm dhe racional" për avancimin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës, atëherë, iu "bëftë mirë", nuk po ua prishim atë disponim politik vlerësues. Le të rrojnë me atë bindje të keqe, të imponuar nga të tjerët, dhe të përqafuar në mënyrë të vullnetshme, duke u prirur nga interesat e tyre të rujatjes së posteve e pozitave pushtetore, në dëm të interesit të përgjitshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.

Pra, dhënia e statusit të vendit kandidat Serbisë në BE, është shpërblim për Beogradin zyrtar, jo për Prishtinën, në asnjë formë, sepse ajo, në vend të shpërblimit për kompromisin e keq dhe të dëmshëm me Serbinë, fitoi rikthimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila, në asnjë formë nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, por të Serbisë.

Interpretimi i statusit në frymën nacionalshoviniste serbomadhe!

Presidenti serb, Boris Tadiq ka të drejtë të gëzohet, që Serbia fitoi statusin e vendit kandidat në BE, por nuk ka asnjë të drejtë dhe argument valid të pohojë se me këtë rast, "Serbia fitoi edhe Evropën, edhe Kosovën"! –Sepse Kosova është shtet i pavarur jashtë Serbisë kolonialiste (1912-1999).

Si në planin rajonal, ashtu edhe evropian,, kjo deklaratë e presidentit Boris Tadiq, është një provokim i keq politik dhe mosmirënjohje ndaj qeverisë së Hashim Thaçit dhe ndaj BE-së, e cila unanimisht Serbinë e shpërbleu me statusin e kandidatit në kuadrin e saj.

Po ashtu, në planin e bendshëm, deklarata e presidentit Boris Tadiq, është një gënjeshtër ordinere e paskrupullt dhe, njëkohësisht një spekulim dhe mashtrim i madh i opinionit publik serb, që në prapavijë ka vjeljen e votave të elektoratit serb në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që do bëhen në maj të këtij viti, sepse njohja e statusit kandidat të Serbisë nga ana e Këshillit Evropian( 1 mars 2012), as de fakto, as de jure nuk nënkupton se Serbia ka fituar "edhe Kosovën, edhe Evropën". Së pari, për të aderuar në BE si anëtar me të drejta të plota, Serbia, duhet të bëjë një stazh të gjatë prej 5 deri në 10 vjet, e ndoshta, edhe më të gjatë, derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran mbase sipas standardeve dhe kritereve të parashikuara, BE-ja nuk pranon as Serbinë dhe, asnjë shtet tjetër të "Ballkanit Perëndimor" me probleme dhe me konflikte të pazgjidhura territoriale. Këtë, duhet ta ketë parasysh Serbia, ndryshe, do të ngelë jashtë BE-së, ashtu sikurse Qiproja turke, si dhe, sikurse Turqia, e cila për shkak të mosnjohjes së drejtave dhe lirive të kurdëve, BE-ja nuk ia ka hapur dyert e anëtarësimit të saj, edhe pse është anëtar shok i BE-së, pothuajse qe dyzet vjet.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)
AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"Nga ARTUR VREKAJ (03.03.2012)
KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (03.01.2012)
MARRËDHËNIET AMERIKANO-EVROPIANE(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago në Maj)Nga FRANK SHKRELI (02.29.2012)
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2012)
REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI (02.27.2012)
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI (02.27.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]