E Martë, 11.19.2019, 03:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 02.28.2012, 11:59am (GMT+1)

Kosova e frustruar nga Europa

Ndërsa po i hedh këto rreshta, më vjen nga Brukseli kumti i Ministrit të Jashtëm të Francës Allan Juppe se ministrat e jashtëm të vendeve të BE kanë „arritur marrëveshje t’i japin Serbisë statusin e kandidatit në BE" dhe se „vendimi formal do të votohet më 1 ose 2 mars në samitin e BE-së".

"Beogradi ka bërë progres sa i përket integrimit në BE-, citohet të ketë thënë Juppe, „ashtu si edhe Kosova", shton ai. Vetëm me një ndryshim shumë thelbësor - sepse, ndërsa Serbia gratifikohet, Kosovës nuk i ndal kalvari i provave, shumë më i tmerrshëm, torturues e cfilitëse se kalvari i Odisesë deri sa arriti në Itakë. Sepse më së paku, Allan Juppe do të duhej që të bënte me dije paralelisht me Serbinë, se Kosovës pas këtij dialogu të sukseshëm do t’i akordohej menjëherë liberalizimi i vizave, si vendi i vetëm në Ballkan që nuk e gëzon këtë të drejtë, ku diskriminohen vetëm shqiptarët e Kosovës, pasi pakicat që jetojnë në Kosovë përfshi atë serbe, përfitojnë nga shtetësia e dyfishtë.

Shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë mosbesues dhe të ndihen të frustruar nga BE, pasi trajtohen prej saj si qytetarë të dorës të dytë, pa marrë parasysh se flitet për një nga kombet më të vjetra të Europës prej gjirit të të cilit ka dalë Kostadini i Madh dhe Skënderbeu, njëri përhapësi dhe tjetri mbrojtësi i krishtërimit, mbi themelet e të cilit është ngritur kjo Europë e qytetëruar e cila është e kallur në krizë e recension.

Kosova e frustruar nga Serbia

Prej asaj që prodhoi marrëveshja e 24 shkurtit midis Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Beogradit përfitimin e menjëhershëm e pati Serbia dhe Tadiçi, i cili është në prag të zgjedhjeve, ndërsa Kosova deri më tani asgjë, veç varfëri dhe stanjacion dhe diskriminim nga BE. Prandaj Kosova dyshon dhe i duket absurd dialogu midis Tahirit dhe Stevanoviçit me atë ndërmjetësin që e ka mbiemrin si pjesë të markës të xhinseve Lee Cooper.

Pas burokracive të pafundme të postndërhyrjes së NATO-s dhe katër vjet pas shpalljes së pavarësisë gjatë në një periudhe kohore prej 13 vitesh, Kosova është duke vuajtur një periudhë frustrimi, ku terrori i makinerisë ushtarke është këmbyer me presion psikologjik, sepse Beogradi ka 13 vjet që nuk lë gur pa lëvizur për ta rikthyer Kosovën nën kontrollin serb.

Është mëse e qartë se Perëndimi dëshiron që në Serbi nga zgjedhjet e ardhshme të fitojë Tadiçi, sepse në krahasim me Koshtunicën apo me ultrasit e tjerë ngjan më pozitiv, teksa nga ana e tij Tadiçi ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar kurrëfarë qëndrimi. Kështu, ndërsa SHBA, BE i bënin jehonë marrëveshjes së 24 shkurtit, Tadiçi nga ana e tij do t’i provokonte menjëherë shqiptarët e Kosovës me deklaratën brutale se politika e „të dyjave, Europës dhe Kosovës", për të cilat ai mori mbështetje në zgjedhjet e fundit, ishte konfirmuar nga Brukseli më 24 shkurt 2012! Të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Stefanoviçi për Novosti se fusnota nuk është fjollë sikur thotë Edita Tahiri, por "përkundrazi mbron interesat shtetërore të Serbisë".

Populli i Kosovës nuk i beson Tadiçit, i cili një muaj e ca më parë gjatë një vizite me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, kur kishte premtuar se vizita e tij do të ishte e karakterit festiv fetar, nuk e mbajti fjalën edeklaroi se ai "nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës." Se Tadiçi nuk është në shinat e duhura e vërteton edhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë Cedomir Jovanoviç i cili citohet nga agjencia Beta të ketë thënë në një një konferencë për shtypi nga Brukseli se „të gjitha efektet pozitive të marrëveshjes së Brukselit të 24 shkurtit do të bëhen zero nëse autoritetet e Serbisë i ofrojnë shoqërisë fraza të bukura në vend të një politike të re".

Cedomir Jovanoviç e sheh pozitive marrëveshjen e 24 shkurtit nisur nga fakti sepse „i krijon mundësi Serbisë për një politikë të re"."Ne e mbështesim marrëveshjen e Brukselit, por në të njëjtën kohë, ne jemi të shqetësuar për politikën e shtetit tonë që do të zgjedhë pas kësaj," shpjegon Jovanoviç.

Kosova e frustruar nga Thaçi

24 shkurti në Kosovë u prit me nervozizëm të madh jo vetëm nga opozita por edhe nga simpatizantë të krahut të vetë Hashim Thaçit, të cilët shprehnin pakënaqësitë e tyre deri edhe në Facebook. Kjo edhe për faktin e deklaratës më të fundit të vetë Thaçit në lidhje me takimet e tij me Tadiçin, ku i pari deklaroi se e është takuar me të dytin jo dy herë, por tre e më shumë, qysh gjatë kohës kur ishte në opozitë. Për këto takime, që kanë mbetur të fshehura, Thaçi do të duhej të jepte llogari - deri në detajet më të holla të tyre - para popullit të Kosovës dhe SHBA-ve.

Ndërkohë, gjatë muajit janar një deputet i partisë së Thaçit e akuzoi liderin e Vetëvendosjes se kishte patur letërkëmbim me vajzën e Milosheviçit, të cilin Albin Kurti e ka mohuar.

Në Kosovë ka shumë hije, pasi Serbia vazhdon t’i mbajë për hesap të vet listat e bashkëpunëtorëve të saj nga radhët e shqiptarëve të Kosovës, të cilët mbeten në efiçencë dhe në sherbimin serb deri sa të dalin në dritën e diellit.

Qëndrimet arrogante të Hashim Thaçit reflektohen edhe në stilin qeverisës, ku niveli i demokracisë lë shumë për të dëshiruar. Sipas një shkrimi të botuar tek Radio Europa e Lirë më 23 shkurt, disa ish-politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se „Shkalla e demokracisë në Kosovë është ende në nivelin fillestar; është në fazën ku edhe më tej vihen në pikëpyetje parimet themelore të demokracisë." Edhe niveli i shtypit të lirë lë shumë për të dëshiruar, sepse Hashim Thaçi ka treguar dhëmbet e hekurt me kritikuesit e tij.

Ndërkohë ajo që duket pozitive dhe i jep atij përparësi është në marrëdhëniet që ai ka krijuar me SHBA, ku në aparencë duket se Thaçi tregon luajalitet ndaj SHBA, çka në thelb është domosdoshmëri jetike për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Ky luajalitet i Thaçit ndaj SHBA-ve merr rëndësi të madhe kur sheh se opozita nga ana e saj nuk bën asnjë përpjekje të krijojë edhe ajo një raport solid dhe luajal me SHBA. Ndërsa lideri historik i Kosovës Ibrahim Rugova në deklarimet e tij tepër koncize dhe lakonike nuk harronte kurrë që të vendoste duke nënvizuar „aleancën e bekuar me SHBA", si Isa Mustafa, po ashtu edhe Albin Kurti janë shumë apatikë në këtë drejtim, kur do të duhej të ishin shumë aktivë për të patur një komunikim permanent me SHBA si në Prishtinë, ashtu edhe në Washington D.C. Dhe ky deficit i tyre, i jep përparësi Thaçit, por gjithsesi duhet patur kujdes jo deri në atë pikë sa të lejohet Thaçi që të degradojë nivelin e demokracisë në Kosovë.

Kosova e frustruar nga Dialogu i Brukselit dhe Edita Tahiri

Kosova, që kur nisi ky dialog e priti me pakënaqësi të madhe. Sikur të mos mjaftonin periudha me UNMIK, me EULEX, me Grup Kontakti, me pavarësi të kushtëzuar, tani i duhet të përjetojë frustrimin nga dialogu më absurd në historinë e diplomacisë europiane, ku zyrtarë të dorës të dytë nga Kosova, Serbia dhe BE po luajnë me karta të tilla me fuqi kushtetuese sa shkojnë deri aty sa të lëvizin nga vendi „Republikën" e Kosovës! Frustrimi i Kosovës është i tillë sa pas 24 shkurtit Edita Tahiri duket se ka kërkuar strehim në hënë, pasi është zhdukur nga qarkullimi, paçka se lajmërohet se është e ftuar në Parlamentin e Belgjikës. Edhe në Facebook ka vendosur në murin e saj dy tri shënime me shumë pak e gati me aspak persona që t’i bëjnë „like".Pra është plotësisht e papëlqyer nga opinioni publik për veprimet e saj.

Ky dialog absurd jashtë standarteve europiane, pa kurrfarë legjitimiteti, shkaktoi konfuzion dhe tronditje të thellë në Kosovë nga një terminologji bizare e padëgjuar më parë në linguazhin e diplomacisë europiane dhe botërore me „fusnota", asteriskë dhe obeliskë që shkon deri aty sa guxojë të prekë edhe emblemën e shtetit të pavarur të Kosovës - temrin Republika - për të cilën breza e breza të tërë kanë qenë gati të jepnin kolektivisht edhe shpirtin e jetën.

Qëllimi i dialogut për gjoja përfitimin e të mirave bilaterale midis dy shteteve, ishte thellësisht demagogjik, pasi Serbia vazhdon që ta shkelë në mënyrë arbitrare, sa që e detyroi në mes të janarit dy herë Vetëvendosjen të dilte tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare për të ndalur hyrjen e mauneve nga shteti serb, pasi që  Serbia nuk e respektonte dhe e shkelte me të dyja këmbët marrëveshjen.

Mënyra si është zhvilluar ky dialog, ka ngjallur gjithnjë një pakënaqësi të thellë si nga opozita, ashtu dhe populli i Kosovës, sepse këtu nuk ishte fjala për dialog privat midis Thaçit dhe Tadiçit, për mbarëvajtjen e të cilit kujdeset Edita Tahiri, por për një dialog i cili do të duhej të ishte thellësisht transparent deri në detaje në Kuvendin e Kosovës, dhe ku në grupin e Editës duhet të kishte patjetër edhe përfaqësues nga opozita.

Shqiptarët e Kosovës janë europianë, Kosova është pjesë e Europës, një hapësire ku marrëdhëniet ndërshtetërore rregullohen konform një legjislacioni klishe që ekzekutohet rëndom midis shteteve të Europës dhe atyre në Ballkan, të cilat nuk kanë nevojë për asnjë lloj dialogu paraprak, pasi procedurat janë rutinë, ku mjafton të ndryshosh emrat e shteve pasi teksti i marrëveshjeve është quasinjëlloj. Thelbësore e këtyre marrëveshjeve është interesi bilateral dhe reciprok, apo në kontekstin më të gjërë interesi rajonal dhe europian, ku palët përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe respekti është reciprok dhe i ndërsjelltë.

Kosova si shtet  ka treguar gjithnjë gadishmërinë e vet për marrëdhënie të interesit reciprok me Serbinë. Serbia do të duhet të imitojë Gjermaninë në lidhje ne hebrejtë dhe periudhën naziste. Të heqë dorë nga pretendimet që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës, të heqë dorë nga financimi i sistemit paralel në veriun e Kosovës.

Nga ana e saj, Kosova ka treguar gadishmëri të plotë për bashkëpunim dhe marrëdhënie të fqinjësisë të mirë me Serbinë, aq më tepër kur tani integrimet europiane krijojnë shanse të mrekullushme për popujt e Ballkanit. Kosova ka treguar seriozitetin e saj në trajtimin e pakicës serbe, ku në asnjë vend në Perëndim pakicat nuk kanë këto privilegje si në Kosovë. Mjafton të shohim se si diskriminohen shqiptarët në Maqedoni, pa marrë parasysh se janë kombshtetformues. Ndërsa shumica e popullit të Kosovës, që janë shqiptarët, ka të drejtë të krenohet me tolerancën e tij, duke u bërë shembull jo vetëm për Europën.

Miqtë e Kosovës Joe Dioguardi dhe Petersen tërhoqën vemendjen

Delegacioni i Kosovës i kishte mbuluar me diskrecion të plotë ecejaket në Bruksel, si të bëhej fjalë për një dialog intim midis Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanoviçit me ndërmjetësinë e Cooper-it. Edhe në intervista Edita ishte e kufizuar dhe nuk pranonte të shprehej, paçka se për hir të së vërtetës, në të gjitha herët nënvizonte se interesat e Kosovës ky dialog nuk i cënonte.

Ky diskrecion dhe konfidencialitet ia shtonte këtij dialogu kontraversitetin duke shkaktuar dyshime dhe alarm edhe tek miqtë tradicionalë të Kosovës. Po përmend këtu deklaratën e Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane e drejtuar nga ish-Kongresmeni Joe DioGuardi e shpërndarë më 23 shkurt me titullin "Shpëtoni "Republikën" e Kosovës". Deklarata e LQSHA i bënte thirrje „udhëheqjes politike shqiptare që të kundërshtojë heqjen e "Republikë" nga tabela e Kosovës në takimet rajonale dhe çdo referencë ndaj Rezolutës së OKB 1244, e cila është shfuqizuar kur pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian të shpallur më 17 shkurt 2008." „Që nga mbarimi i luftës", thuhej në këtë deklaratë," Kosovës i është kërkuar në mënyrë të pandërprerë nga bashkësia ndërkombëtare që t'i bëjë lëshime Serbisë, dhe shumica e elitës politike të Kosovës nuk i ka pranuar këto kërkesa të bashkësisë ndërkombëtare... Është koha që qeveria dhe populli i Kosovës të vënë kufirin tek thana: T'i thonë "jo" Rezolutës 1244.", thuhet në deklaratën e Bordit të LQSHA.

Nga ana e tij Soren Jessen-Petersen, në një intervisitë tek Zëri i Amerikës më 23 Shkurt bën thirrje që "KOSOVA NUK DUHET TË BËJË KOMPROMIS" , ku ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë shpreh shqetësimin e tij „që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, është kthyer në thuajse një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili, thekson ai, është përcaktuar dhe nuk ka përse të rihapet".

"Tani, pothuajse nga një derë e pasme, po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoj unë, që të pranojë që për të marrë pjesë në takimet rajonale ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", thotë zoti Petersen tek intervista për Zërin e Amerikës.

"Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese", thotë zoti Petersen.

Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por "duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë".

Shqetësimi i ish-kongresmenit Joe Dioguardi dhe Soren Jessen-Petersen tregon se shqetësimi i opozitës dhe popullit të Kosovës është real, aq më tepër po të kemi parasysh se si deri më tani  e ka respektuar Serbia marrëveshjen e lëvizjes të lirë apo deklarimet më të fundit të Cedomir Jovanoviç.

Hashim Thaçi e shfrytëzoi reagimin e opozitës duke bërë akuza për antiamerikanizëm, por populli i Kosovës, aq më pak Joe Dioguardi apo Jessen-Petersen nuk janë antiamerikanë, përkundrazi, populli i Kosovës është më pro-amerikani në botë dhe me të drejtë. Por populli i Kosovës ka përjetuar padrejtësi shumë të rënda në kurrizin e tij kur Serbia ishte shtetpushtue, edhe tani prej 13 vitesh pas çlirimit të Kosovës, kur Serbia nuk ka rreshtur asnjë çast nga pretentimet e saj në adresë të Kosovës.

Kosova i beson dhe duhet t’iu besojë SHBA-ve

Marrëveshjen e 24 shkurtit Boris Tadiçi e shpalli menjëherë si triumf të politikës së tij që e kishte bërë të fuste në xhep edhe „Europën edhe Kosovën", dhe ky fakt 50 % është i pamohueshëm, sepse si produkt i saj, tani Serbia është kandidate për BE. Por kjo nga ana tjetër bën që as opozita dhe as populli i Kosovës të mos i besojnë Hashim Thaçit, kur ky e paraqet këtë marrëveshje si arritje të qeverisë së tij, sepse ndërsa Serbia pati një përfitim imediat, konkret, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan ku BE ngjan si destinacion demagogjik pasi që Kosova nuk përfiton as nga liberalizimi i vizave. Kosova është vendi viktimë që ka përjetuar genocid dhe spastrim etnik nga Serbia. Dhe Serbia tashmë është kandidate për BE, ndërkohë që Kosova diskriminohet dhe trajtohet si qytetare e dorës së dytë. Kosova nuk është kundër integrimit të Serbisë në BE, por është kundër diskriminimit që asaj i bën Europa.

Dhe pikërisht në kulmin e konfuzionit që kishte shkaktuar marrëveshja e 24 shkurtit, patëm menjëherë deklarimin e Sekretares të Shtetit, zonjës Hillary Clinton në një intervistë ekskluzive tek zëri i Amerikës ku i premton popullit të Kosovës „se marrëveshja e arritur të premten në Bruksel në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian", se „Marrëveshja me Serbinë do të shtojë njohjet e shtetit të Kosovës" dhe se SHBA janë „të angazhuar plotësisht për pavarësinë e Kosovës, integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj" dhe se nga ky vendim „Unë jam entuziaste për përparimin që po bën Kosova dhe shumë e kënaqur që ky vendim i rëndësishëm politik do të çojë Kosovën më afër integrimit evropian.", nënvizon në këtë intervistë zonja Clinton.

Kjo është situata, ku populli i Kosovës ndihet shumë i frustruar nga faktorët e përmendur më sipër, por ndërkohë tek SHBA sheh aleatin jetik, pa mbështetjen e të cilit Kosova do të ishte një çështje e mbyllur atëher' kur krimineli Milosheviçi ndërmori genocidin dhe spastrimit etnik me qëllim zhbërjen dhe shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.

Populli i Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi ka arsye shumë të forta ta besojë zonjën Clinton dhe SHBA, sepse nëse Kosova ka ardhur deri këtu, ku disa ditë më parë festoi katër vjetorin e pavarësisë e njohur nga 88 shtete - dhe nëse shqiptarët kanë arritur si komb deri këtu ku janë sot, me një potencial të padiskutushëm faktorizimi e shndërrimi në një faktor shumë të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajon, kjo i dedikohet vetëm SHBA, duke filluar prej presidentit Willson, George Bush senior, Bill Clinton, George W.Bush, Barack Obama e në vijim.

Sa për marrëveshjen e 24 shkurtit, a bëhet kjo për efekte elektorale për Tadiçin? Po, pa dyshim.Kryesisht. Por ndërkohë Serbia duhet t'i përmbushë detyrimisht obligimet ndaj Kosovës, sepse nëse nuk i përmbush, Vetëvendosja është gati. Ndërkohë që Kosovës nga ana e saj i intereson të ketë sa më tepër njohje, dhe kur të fitojë ndejtësen në OKB, ajo do të jetë e zonja e vetes, por gjithnjë në aleancën jetike me SHBA.

©

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ 
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI (02.27.2012)
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI (02.27.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]