VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!

Nga Mr. Sc. NUE OROSHI


E Hënë, 03.05.2012, 11:16pm (GMT+1)

Vargjet e këngëve të shkruara nga poetët popullorë shpeshherë kanë hyrë thellë në traditën tonë shqiptare, e cila është e begatshme me fjalë, shprehje dhe frazeologji të shumta që mundën t'i kenë lakmi edhe shumë gjuhë të huaja botërore. Një ndër ato fjalë që ësht përseritur shumë herë janë edhe fjalët e këngës "Bini Shalë se shkoi Veziri, mos me u ngut se met i biri". Do shohim se çfarë lidhje ka kjo shprehje me temën që po trajtoj, se Pse RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste. Kjo ka të bëjë me faktin se gjithmonë, gjatë krizave shtetërore që kanë pasur shqiptarët, e sidomos në periudhën e vonshme historike, në skenën qoftë edhe politike, por edhe mediatike, në të shumtën e rasteve kanë dominuar komunistët, ndërsa vazhdojnë edhe sot e asaj dite të dominojnë pasardhësit e komunistëve.

Kjo gjë shihet qartë, si rrezet e diellit, në RTK. Në këtë shkrim do të fokusohem pikërisht në një ngjarje të madhe shkencore dhe kombëtare, që ndodhi me 26 Nëntor 2011, dhe, ku në lokalet e Banjës "Nëna Naile" në Kllokot, u mbajt Sesioni i Dhjetë Shkencor organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Mbarshqiptarë "Trojet e Arbrit. Në këtë Sesion Shkencor të dhjetin me radhë, muaren pjesë profesorët e nderuar nga të gjitha viset Etnike shqiptare, dhe diaspora e madhe atdhetare. Temë e këtij Sesioni shkencor ishte "Aspektet Qenësore të Shqipërisë Etnike 1878-1990". Nga mediumet e Republikës së Kosovës në këtë eveniment të madh shkencor dhe kombëtar, ishin prezentë vetëm RTV21 dhe TV i Prizrenit, ndërsa mungonin mediumet qendrore RTK, KTV dhe Klan Kosova. Derisa KTV-ja dhe Klan Kosova janë mediume private që janë të projektuara për përhapjen e mendësisë Komuniste në Kosovë, sepse financohen direkt nga fondet dhe bosët e Internacionales proletare, që në të shumtën e rasteve janë edhe bosa të krimit internacional. Por edhe pse janë pjesë e shteteve dhe Parlamenteve Evropiane ata përcillën në mënyrë shumë rigoroze nga shtetet demokratike ku ata jetojnë e veprojnë. Si rast konkret është partia, Die Linke -Partia e Majte në Gjermani, ku rreth gjysma e deputetëve të kësaj partie përcillen këmba këmbës nga shtetit gjerman për misionet e tyre të dyshimta, qoftë në Gjermani qoftë edhe jashtë saj.

Prandaj ky mision kombëtar dhe shkencor që bën shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë "Trojet e Arbrit", bie ndesh me konceptin e KTV dhe TV Klan Kosova, si dhe me parullat e tyre proletare, që dje ishin parulla të "bashkim-vëllazërimit", ndërsa sot e kanë të njejtën parullë por me një fjalë më ndryshe, duke ia përshtatur rrethanave kohore, ku parulla e tyre është, multietniciteti, pra, një bashkim-vëllazërim modern. Dhe këto dy mediume në një farë mënyre kanë pas të drejtë që nuk e kanë përcjellë këtë eveniment të madh kombëtar, dhe shkencor. Por pse vallë këtyre dy mediumeve proletare iu bashkangjit edhe Radio Televizioni i Kosovës, i cili plot gojën e ka se është një televizion publik që do të thotë Televizion i cili e ka për detyrë dhe obligim t'i përcjellë të gjitha ngjarjet qoftë politike, e në veçanti ato kulturore shkencore dhe kombëtare që ndodhin në Republikën e Kosovës.

Këtu nuk do të ndalem tek të gjithë ata gazetarë dhe gazetare që punojnë në RTK, dhe që e kryejnë punën e tyre ditore me nderë, për të mbajtur familjet e tyre. Por kryekëput do të fokusohem tek Bordi i Drejtorëve të RTK i cili e bën politikën redaktuese në këtë medium publik që fatkeqësisht tani është shëndrruar në medium partiak, dhe e ka harruar misionin e tij publik. Si është e mundur që një medium që i thotë vetit publik ta bojkoton komplet një Sesion shkencor, ku marrin pjesë me temat e tyre mbi 100 profesorë, studiues, publicistë dhe veprimtarë kombëtarë, ndërsa ishin prezentë rreth 200 studiues, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe Diaspora, këtë mund ta dinë vetëm udhëhqsit e RTK, të cilët fatkeqsishtë ende kanë mbetur me të vjetrën, pra me komunizmin.

Po kush ishinë pjesëmarrësit dhe për kënd flitej në këtë Sesion. - Do të japë më poshtë vetëm emrat e pjesëmarrësve dhe titujt e temave, si dhe të atyre studiuesve që dërguanë temat por s'mundën të marrin pjesë, por që ishin pjesë të programit, e ata ishin: Prof. dr. Ramiz Abdyli, Shkupi në duart e çlirimtarëve shqiptarë më 1912, Prof. dr. Muhamet Shatri, Shqipëria dhe shqiptarët në fund të sundimit osman, Akademik prof.dr.Mark Krasniqi-Roli i Besës për Shqipërinë Etnike, Eugjen Merlika, -E Djathta një domosdoshmëri politike, Dr. Dom Lush Gjergji, Jeta dhe vepra e Imzot Nikë Prelës, Ëilly Kamsi, Figura e Ejell Çobes, sipas kujtimeve të tij.

Duke vazhduar me Dr.Sc.Qerim Lita, Veprimtaria e Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare në Turqi në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, Tomë Mrijaj, Figura atdhetare e Kapidan Marka Gjonit të Mirditës, Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, Kolonel Sylejman Vuçiterni para Gjyqi Special të Tiranës, Prof. dr. Romeo Gurakuqi, Dokumente angleze për aktivitetin kombëtar të Prenk Bib Dodës,Prof. dr. Xheladin Shala, Katër opsionet për kufirin shqiptar në Konferencën e Londrës më 1912, Prof. dr. Haki Kasumi, Ukshin Hoti dhe koncepti i tij për çlirim dhe bashkim kombëtar, Prof.dr.Uran Butka, Marrëveshja kombëtare e Mukjes dhe pasojat historike të prishjes së saj, Dr.sc.Pjetër Pepa, Kontributi i klerit shqiptar në çështjen kombëtare, prof.dr.Iljaz Goga, Safet Butka, simbol i vetëmohimit kombëtar, Prof. dr. Izber Hoti, Absurdi teorik dhe historik për kombin kosovar, Prof. dr. Shefki Sejdiu, L. Albanie Inconnue, vepër e G. L. Jaray, Mentor Quku, Ymer Lutfija, martir i Shqipërisë Etnike, Prof. dr. Rexhep Doçi, Shqipëria Etnike sipas onomastikës, Prof. as. dr. Shefqet Hoxha, Konferenca e Bujanit, refleksione, Fatbardha SaraçiMulleti, Eugen Merlika një fëmijëri nëpër kampet enveriste.

Ndërsa Dr.sc.Lush Culaj,paraqitet me temën Zefi i Vogël në Kryengritjen e vitit 1912, Mr.sc.Ahmet Mehmeti, Tragjedia çame, Visar Zhiti, Letërsia e burgjeve, Nexhmi Bushati, Përkushtimi politik i Hafiz Ali Krajës, Dr.sc. Esilda Luku, Gjeopolitika evropiane dhe Republika Shqiptare 1925-1928, Dr.sc.Brikena Smajli, Historia e mohimit të lexuesit shqiptar (rasti Zorba, Pipa, Luzaj), Gjovalin Çuni, Debati shkencor rreth rishikimit të historisë shqiptare, Mërgim Kortsha, Mendësia e sotme në varganin e historianëve të diktaturës, Prof. dr. Mehmet Rukiqi, Mujë Loshi dhe urtia e tij, Mr. sc. Nue Oroshi, Ismail Verlaci, kryetar i Blokut Kombëtar Independent, Mikel Gojani, Imzot Mark Sopi përfaqësues i denjë i fesë, kulturës dhe i kombit, Fazli Hajrizi, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës përballë çetnikëve tetor-nëntor 1941, Klajd Kapinova, Kryengritja e Malësisë e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, Avni Bilalli, Emin Fazlia kryetar i BKDSH dhe kontributi i tij atdhetar, Agron Shabani, Roli i Nacionalizmit në kultivimin e bashkëjetesës fetare tek shqiptarët, Mr.sc Mehmet Gjoshaj, Aksioni për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë, më 1955-1956, terror i organizuar shtetëror, Dr. sc. Riza Sadiku, Shqiptarët e Australisë për Shqipërinë Etnike, Emin Fazlija, Dëshmorët e kombit nga Shala e Bajgorës pas Luftës së Dytë Botërore, Prof.Dr.sc.Qerim Dalipi, Të dhëna për Shqipërinë Etnike në dokumentet franceze (1878- 1879),prof. Dr.sc.Fehari Ramadani, Aspekte te marrëdhënieve shqiptaro-austro-hungareze në fund të shek. XIX, Gjetë Doda, Komunizmi dhe Shqipëria, Aleksandër Ndoja, Copëtimi i Shqipërisë në sintomi me copëtimin e Mirditës, Petrit Palushi, Kujtimet e Neshat Bilallit, dëshmi historike, Behram Hoti, Kontributi i mr. Jetish Kadishani dhënë të Djathtës Shqiptare, Hasan Belo, Politika e shtetit shqiptar ndaj emigrantëve kosovarë (fundi i viteve 30 të shek. XX),

Kurse Mr.sc.Ekrem Kryeziu,paraqet temën Globalizmi dhe çështja kombëtare, Selim Lokaj, Cenë (Imer) Imeraj 1939-1992-një jetë në shërbim të atdheut, Mr.sc.Parim Kosova, Ibrahim Lutfiu besnik i idealit kombëtar, Faik Krasniqi-Zhilivoda, Burrëria e Liman Krasniqit dhe guximi i Zylë Zhilivodës, MA Teuta Shala-Peli, Salih Rama në Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", Mr. sc. Ramadan Mehmetaj, Ukë Sadri Berisha, jeta dhe veprimtaria atdhetare, Valbona Mlika, Xhelal e Abdyl Hardolli figura nacionaliste shqiptare, Bedri Tahiri, Xhemë Tërnafci, bashkëluftëtari më i ri i Azem Galicës, Rrustem Rugova, Qëndresa e istogasëve kundër pushtuesve serbo-malazez më 1912, Pjetër Marku, Abacia e Oroshit qendër i diplomacisë, Mr. sc. Besim Morina, Familja Bajraktari e Suharekësshembull i qëndresës kombëtare, Isuf Bajraktari Mirashi, Kosovë Rexhë Bala -veprimtaria atdhetare e letrare, Hysen Azemi, Veprimtatria atdhetare e Shemsi Hazirit,Fitim Rifati, Roli i Hasan Prishtinës në Lëvizjen Kombëtare (1908-1912), mr.sc.Shkodran Imeraj, Xhemajl Abazi-një jetë për atdhe, Rexhep Maksutaj, Vrasja e katër mësuesve në Shishman të Bokës më 1954.


Mumin Zeqiri, Llojani dhe fshatrat përreth përballë ripushtuesve, 1944-1945, Vehbi Isufi, Sakrifica e familjes Fazliu të Gjyrishevcit, Ukë Qerreti, Sejfullah Haxhiajdini apo Sejfa i Najes luftëtari i Shqipërisë Etnike,Rexhep Kastrati, Analizë e përmbledhjes E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike IX, Talat Pllana-E vërteta për Demonstratën e vitit 1968 në Mitrovicë, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Vepër me vlerë për Azem Bejtë Galicën (recension), Mr.sc.Kadri Mani-Hajriz Demaku dhe Lufta e Shaban Polluzhës,Lulzim Hajdari, Hoxhë Mehmeti, figurë e spikatur atdhetare, Idriz Lamaj Veprimtaria e Komiteti Kombëtar Shqipëria e lir, Mr.sc.Bedri Muhadri-Roli i nacionalizmes shqiptare ne Has, Rukie Rama, Keqtrajtimi i Bashkim Bajram Demalisë në Burgun e Spaçit, Selman Etemi, Kontributi Kombëtar i familjes Raci nga Siqeva, Fritz Radovani, Urat lidhëse të kështjellave shqiptare me Evropën e qytetëruar në shek. XX, Prof.dr.Bahtie Gerbeshi-Zylfiu-Shqiperia" e Bukureshtit per shkollat shqipe, Mr. sc. Mustafë Haziri, Greva e minatorëve të Trepçës, shkurt 1989, Mr.sc. Sadri Rexhepi, Zeqë Verbani dhe veprimtaria e tij atdhetare,Abaz Fejzullahi, Rreth çështjes së bashkimit kombëtar, Lebit Murtishi, Shqipëria Etnike ideal historik i shqiptarëve, Mr. sc. Nuridin Ahmeti, Roli i nacionalistëve në trevën e Opojës 1941-1945, Frrok M. Kristaj, Atë Luigj Palaj, martir i fesë dhe i kombit, Hasan Gjonbalaj - Malësoret në vijën e parë të frontit, Tafil Duraku, Kohë për ta bërë Shqipërinë, Dr.sc.Jusuf Osmani, Vendbanimet cerkeze në Kosovë, mr.sc.Zelije Shala, Dhuna dhe terrori në Therandë gjatë vitit 1946,Alban Dobruna, Shejh Ahmet Pazari dhe ngritja flamurin në Tiranë më 1912, Paul Tedeschini, Jetëshkrimi i juristit shqiptar, dr. jur. Emid Tedeschini (1909-1989), Ajet Bejta, Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Halim Vllahisë, Dr.sc. Sulltane Kojçini-Ukaj, Veprimtaria atdhetare e Sylejman Haxhimustafës, Mr.sc.Adem Murati, Hasan Prishtina për shkollat shqipe në Anamoravë, Daniel Gazuli, Poeti i ëmbëlsisë Dom Nre Zadeja, Mr.sc.Engjell Berisha-Paraqitja e vizionit Djathtist në Shkrimet e Teki Dervishit, Dr.sc.Halit Shabani-Qel Shabani një atdhetar i lën në harres, Pjeter Geci- Pse duhet ta rishkruajm historin tonë,Dod Pepkola-Nacionalizmi në Mirdit gjatë luftës së dyt botërore, Fadil M. Javori Nacionalizmi dhe komunizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë,Sadik Tahiraj,Terrori i çetniko-partizanëve në Drenicë,

Uran Butka-Shënime për librin "Konspiracioni Antishqiptar Sllavo-Grek i Autorit Sabri Maxhuni, Sheremet Ajazi-Arif Shala dhe Ismail Thaqi Dy figura të shquara të qështjes Kombëtare, Gjon Marku-Mirdita treva e Vetëqeverisur që nuk njohu asnjë lloj pushtimi, Etem Ajeti-Familja Ajeti dhe Kontributi i pandalur i saj për qlirimin e trojeve shqiptare.

Ky ishte Programi i kompletuar i kësaj ngjarjje të madhe shkencore dhe kombëtare i paraqitjes së aspekteve qenësore të Shqipërisë Etnike ndërmjet viteve 1878-1990. Edhe pse këtë eveniment shkencor e bojkotoi tërsishtë RTK-ja, vetëm disa ditë më vonë ajo nuk e kishte lëshuar rastin pa e pasqyruar një aktivitet të dyshimtë që bëhej fjalë për një palolibër të kujtimeve për kriminelin Fadil Hoxha, i cili ka luftue me ja kthye Kosovën Serbis, dhe na solli ripushtimin sllav.Këto shkarravina i kishte shkruarë Ekrem Murtezaj, një komunist dhe besnik i tij, i cili ka qenë këshilltar i Fadil Hoxhës dhe tash vazhdon te jete zëdhenës i tij për se vdekuri. Dhe, duke parë këto sekuenca filmike të RTK/së, me shkoi mendja, se, si do ta ndienin vetën sot atdhetarët shqiptarë më këtë anashkalim që iu bën RTK-ja këtyre atdhetarëve shqiptarë që e themeluan Lidhjen Shqiptare te Prizrenit në vitin 1878, atyre që e bënë Shqipërinë në vitin 1912, apo atdhetarëve nacionalistë të cilët u martirizuanë për Shqipërinë Etnike në vitet 1941 -1990.

Duke par në RTK këto sekuenca të këti farë komunisti me emrin Ekrem Murtezaj më shkoi mendja, athua ky komunist i pandreqshëm, i ka paraqitur në libër, Masakrën e Tivarit, si dhe Masakrën e Bihorit, masakrat në Drenicë,masakrën në Kullen e Popit ne Istog,masakrën në Monopolin e duhanit në Tetovë. Athua ka shkruar ndonjë gjë për mijëra nacionalistët e vrarë shqiptarë,dhe për dhjetra e mijëra të tjerë që e lëshuan vendin nga presioni i komunistëve. E në krye të këtyre masakrave në Kosovë ishte krimineli Fadil Hoxha me bashkëluftëtarët e tij sllavë, si dhe krimineli tjetër në Shqipëri Enver Hoxha, i cili e kishte kryer të njejtën qështje vrasjen e atdhetarëve shqiptarë që luftuan për Shqipërinë Etnike. Është e pakuptimtë që RTK që pretendon se angazhohet për afirmimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe vlerave të saj, ti bejë reklam Fadil Hoxhës që është bere shkaktarë për me mbetë Kosova nën Serbi. Pra këtu diçka nuk është në rregull, si ka mundësi që krahas dëshmorëve dhe heronjëve të Ushtris Çlirimtare të Kosovës të reklamohen në të njejtin medium edhe argatët e serbëve.

Me siguri udhëheqësit e RTK-së nuk e kanë ndëgjuar as këngën e kënduar nga Pjetër e Ndue Lleshi, për 14 nacionalistët e vrarë në qafë të Valmerit në Mirditë nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, kolonelët kriminelë rusë Sofolevski e Valevski ku po i citoj vetëm disa vargje të kësaj kënge:"/Ka ra Xhama po me u dridh malet/ Nje vorr të thell per burra hapet/ Nqaf t'Valmerit haj medet/nuk qen pak more katermdhjet/ Pa i gjykue po na i bajn tradhtar / Shtat dit nburg nteten nlitar". Ah medet. Edhe sod e kësaj dite atdhetarët e Shqipërisë Etnike po konsiderohen të papërshtatshëm nga bordi drejtues i RTK-së ku fatkeqësisht edhe sot e asaj dite RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste, derisa udhëhiqet nga njerëz të kësaji mendësie.

Mr. Sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)
Barometri diplomatikDREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.04.2012)
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)
AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"Nga ARTUR VREKAJ (03.03.2012)
KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (03.01.2012)
MARRËDHËNIET AMERIKANO-EVROPIANE(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago në Maj)Nga FRANK SHKRELI (02.29.2012)
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2012)
REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI (02.27.2012)
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI (02.27.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]