VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 03.15.2012, 12:18pm (GMT+1)

Javën që shkoi në New York u shfaq premiera e dokumentarit "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste ", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamajt. Premierën e nderuan me praninë e tyre edhe ish-kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph Dioguardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes Dioguardi, lobista të shquar në Washington D.C. të çështjes shqiptare e kritikues të ashpër të klasës politike. Në ceremoninë e shfaqjes së premierës autori i dokumentarit, i cili është një ish-banor i burgut të tmerrshëm të Spaçit do të deklaronte se "Politikanët e sotëm ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit në Shqipëri". Sepse krimet e diktaturës nuk dënohen me parada hipokrite organizimesh, por me ligje dhe PD gjatë qeverisjes 7 vjeçare ka patur në dorë që t'i dënojë me ligj krimet e komunizmit, gjë që nuk e ka bërë, duke mos respektuar as programin e partisë si dhe duke zhgënjyer një pjesë të madhe të elektoratit.

Ndërsa aktualisht, një vit e ca përpara kohe, Shqipëria tashmë ka hyrë në fushatën zgjedhore. PD e personalizuar në një grusht emrash pas gati dy mandatesh synon mandatin e tretë, ndërkohë që PS pretendon të fitojë më tepër nga konsumimi i mazhorancës dhe rotacioni sesa nga ndonjë reformë vertikale brenda saj. Ndërkaq, lidërshipin e PD dhe PS, e sidomos atë i  PD, e kanë zënë ethet nga përballja me dy forca të reja politike të dala nga PD, siç janë partia e Kreshnik Spahiut dhe ajo e Bamir Topit. Dhe kjo ka bërë që të mos merren me punët e shtetit por me punët e pushtetit.

Gjithçka tashmë është në funksion të propagandës, premtimeve për t'u rimarrë votën. Duke filluar prej ligjit të të përndjekurve, ku kulmi i ironisë është zhdëmtimi i menjëhershëm për vitet e tmerrit të 85 vjeçarëve, shumica e të cilëve duhet të jetë sot në atë botë, ngaqë, sa ishin në këtë botë, ata morën vetëm zhgënjim nga qeverisjet gjatë 20 viteve tranzicion.

Tani për lidërshipin e PD nuk ka gjë më të rëndësishme se fitorja në zgjedhjet e 2013. E njëjta gjë edhe për PS. Dhe të futesh në fushatë zgjedhore që në pranverën e 2012 do të thotë t'i vesh kryqin mbarëvajtjes të shtetit të së drejtës apo rolit që duhet të luajë Shqipëria në Europën Juglindore, si faktor stabiliteti apo për të ushtruar ndikimin e saj sa i përket Kosovës, të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë apo shqiptarëve në përgjithësi që popullojnë pesë shtete në Ballkan veç shtetit amë.

Nga Maqedonia fqinje, duke patur parasysh rrahjet e fëmijëve shqiptarë apo sesi ndeshjet nëpër stadiume shndërrohen në arena të eksplodimit të urrejtjes antishqiptare, vijnë indikacione shumë të qarta të ringjalljes të shqiptarofobisë krahasueshëm me atë të 2001 që shkaktoi shpërthimin e konfliktit për pasojë e të cilit rrodhi Marrëveshja e Ohrit e cila deri më tani ka mbetur në letër dhe e paimplementuar. Për këtë mjafton të lëvizësh në Shkup apo nëpër websitet e qeverisë së Maqedonisë ku nuk shfaqet asnjë fjalë apo gërmë në gjuhën shqipe, ndërsa në Kosovë, serbishtja është gjuhë shtetërore, pa marrë parasysh se serbët përbëjnë vetëm 5 % të popullsisë.

Në këtë kontekst të qartë jo vetëm antishqiptar, por edhe antifrymës së integrimeve europiane, do të duhej që shteti shqiptar, përmes institucioneve më të larta dhe në unison të plotë të palëve politike, të reagonte në mënyrë adekuate duke i kërkuar Maqedonisë që të vepronte si një shtet që aspiron t'i bashkangjitet BE-së dhe NATO-s. Në mbrojtje të fëmijëve shqiptarë të rrahur barbarisht nga pala maqedone, do të duhej të reagonin bashkë Bamir Topi, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Edi Rama, Edmond Haxhinasto. Ky është detyrim i tyre kushtetues. Opinioni shqiptar nuk i suporton më në luftën e tyre të paskrupullt për pushtet. Opinioni shqiptar nuk i suporton më në shkëmbimin e batutave, në vend që të ushtrojnë rolin që kanë, edhe si përfaqësues të një shteti anëtar i NATO-s në mbrojtje të paqes dhe stabilitetin në rajon.

E njëjta situatë dramatike vjen nga Kosova, ku Serbia po i provokon shqiptarët me mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, ndërkohë që Hashim Thaçi ka deklaruar më së fundmi se "Serbia definitivisht me këtë pretendim është duke provokuar një konflikt të hapur me shtetin e Kosovës që mund të ketë pasoja për gjithë rajonin dhe të gjitha angazhimet ndërkombëtare në rajon.Në përgjigje të këtij pretendimi, ne do të përdorim të gjithë forcën tonë kushtetuese dhe ligjore", tha Thaçi.  Ndërsa nga shteti amë ka patur një shurdhmemecëri të plotë dhe vetëm dje Ministria e Jashtme reagoi me një deklaratë të thatë. Kur do të duhej, siç thashë, të kishim reagime në unison të plotë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë.

Nga Kosova e Maqedonia vijnë lajme jo të mira, ndërsa në shtetin amë shkëmbehen batuta kalorësish romantikë, por jo të denja për burra shteti. Në vend të bashkërendimit ligjor dhe qendrimeve të përbashkëta, të cilat Berisha i konsumon shpesh në mënyrë sloganeske "një komb, një qendrim", Serbia apo Maqedonia marrin mesazhe që janë në antitezë të plotë kur shohin se në Shqipëri fryn erë "lufte" dhe se klasa politike shqiptare për interesa të ngushta nuk ka kurrë paqe dhe ndërsa nuk kursen fyerjet më të ulta për të gostitur kundërshtarin, mund të mbajë pozita vasaliteti të plotë pa çarë krye për interesat kombëtare në raport me fqinjët. Sepse ndërsa shajnë e pështyjnë njëri-tjetrin në shtetin amë, homologëve të tyre në Ballkan u bien nën këmbë dhe u puthin duart, pa marrë parasysh se çfarë bëhet me të drejtat e shqiptarëve.

Kim Mehmeti që sot mund të krahasohet si ndërgjegjja europiane e shqiptarëve të Maqedonisë, i intervistuar në emisionin Mbasdite në Top-Channel pas dhunës së ushtruar kundër nxënësave shqiptarë, me pezm e dhimbje, ndërsa kritikon ashpër Ali Ahmetin dhe qeveritarët shqiptarë të inkuadruar në bashkëqeverisje me Gruevskin, që tashmë janë të fokusuar tek tenderat, i bën thirrje klasës politike në Shqipëri t'i lenë "ham-hamet dhe ciu-ciut" dhe t'i kthehen veprimeve të përgjegjëshme.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë aspak ambiciet për pushtet të krerëve të institucioneve, por u intereson që shteti i së drejtës të marrë timonin për të mbrojtur interesat kombëtare dhe qytetarët, si dhe për të mos lejuar që rajoni të precipitojë rishtaz në konflikt pasi shqiptarët në rajon vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës të dytë.

Opinioni shqiptar është i ngopur me parada propagande, të cilat nuk kanë asnjë lloj legjitimiteti, sepse rreshtohen njëlloj si batutat që konsumohen për çdo ditë duke e degjeneruar shtetin shqiptar dhe institucionet legjitime në arena gladiatorësh apo burime për tabloide gossipesh.

©

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

 Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

 

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ 
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM   GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URIME NDËRKOMBËTARE ME RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI* (03.12.2012)
PREMTIMI I KLASËS SË MESME URBANE TË RUSISËNga KONDOLIZA RAJS, ish sekretare e shtetit e SHBA, "Washington Post" (03.10.2012)
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.08.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME TË SHBA-veNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.08.2012)
DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ  (03.07.2012)
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)
RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI (03.05.2012)
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)
Barometri diplomatikDREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.04.2012)
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]