E Martë, 10.15.2019, 02:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DISIDENTI I VERBËR ANTIKOMUNIST KINEZ CHEN GUANGCHEN NDËRLIKON MARRËDHËNIET AMERIKANO-KINEZE

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 05.02.2012, 09:02am (GMT+1)

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Republikës Popullore të Kinës janë duke zhvilluar bisedime intensive në lidhje me fatin e disidentit dhe përkrahësit të të drejtave të njeriut në Kinë, Z. Chen Guangcheng, i cili u arratis javën që kaloi nga arrestimi në shtëpi i rrethuar nga pothuaj 100 policë. Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar mbi fatin e tij, besohet që disidenti Chen të jetë nën mbrojtjen e autoriteteve diplomatike amerikane në Pekin. Arratisja e tij para disa ditësh natën pa hënë, duke evituar diktimin nga rojet policore, përshkruhet në mediat amerikane si një skenë nga filmat e Hollivudit. Disidenti i verbër Chen ishte burgosur për veprimtarinë e tij në fushën e të drejtave të njeriut dhe pasi u lirua nga burgu në vitin 2010, ai praktikisht dhe efektivisht ishte i burgosur në shtëpinë e tij, ku ai dhe familja e tij mbikqyreshin dhe keqtrajtoheshin nga forcat policore kineze. Zoti Chen është shpallur i burgosur i ndërgjegjes nga organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje për lirimin e tij.


Mirëpo arratisja hollivudiane e disidentit Chen nga arrestimi shtëpiak ndodhi në një kohë shumë delikate për marrëdhënjet amerikano-kineze, sepse në Pekin këtë javë mbahet mbledhja e katërtë vjetore amerikano-kineze e Dialogut Strategjik dhe Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Delegacioni amerikan në këtë takim, që pritet të përfshijë një dialog të gjithëanëshëm midis dy qeverive, kryesohet nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. Arratisja e disidentit Chen është shëndërruar tani në një lamsh politik e diplomatik, e që është vështirë t’i gjendet filli, ndërkohë që diplomatët e të dy vendeve në Pekin – megjithëse vazhdojnë të refuzojnë komentet publike në lidhje me këtë çeshtje -- janë mbërthyer në negociata intensive për fatin e disidentit anti-komunist kinez. Bisedimet vjetore pritej të përqëndroheshin, ndër të tjera, edhe mbi çështje të rëndësishme të politikës së jashtëme amerikane, siç është përhapja e armëve bërthamore e Koresë së Veriut dhe pakësimi i importit të naftës nga Irani, çështje këto me rëndësi për Uashingtonin zyrtar, për të cilat shpresonte të siguronte përkrahjen e Pekinit.

Këjo situatë duket se do të keqësohet edhe më shumë nga fakti, nëqoftse ato që njoftojnë mediat janë të vëreteta, se disidenti Chen nuk dëshiron të largohet nga Kina. Largimi i tij vullnetarisht nga Kina do të ishte zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë, por jo zgjidhja më e mirë për gjëndjen e të drejtave të njeriut në Kinë, pasi ai vend ka nevojë për trima të guximshëm si Z. Chen, i cili është gati të përballet dhe të ballafaqohet me regjimin komunist kinez, në mbrojtje të të drejtave të njeriut për të gjithë kinezët. Për fat të keq shumë kundërshtarë të sistemit komunist kinez po vuajnë nga trajtimi i keq i autoriteteve komuniste kineze, disa prej të cilëve janë më të njohur se të tjerët. Rasti i disidentit të vërbër Chen është një rast i rëndësishëm i një figure ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe si i tillë nuk mund të injorohet ose të anashkalohet as nga politika amerikane as nga ajo ndërkombëtare.

Ky incident nuk u shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara, madje as nga disidenti Chen, por siç thuhet në një editorial të gazetës Nju Jork Tajms, këjo krizë nuk do të ndodhte "po qe se autokratët kinezë nuk do t’i mohonin popullit të vet të drejtat më elementare të njeriut’’. Gazeta Nju Jork Tajms tha gjithashtu se "është mospërfillja e ligjit nga zyrtarë të korruptuar kinezë, ajo që vërtetë kërcënon Kinën dhe jo Z. Chen dhe të tjerë disidentë që me kurajo mbrojnë të drejtat e njeriut.’’

Përveç ndërlikimit të agjendës së marrëdhënjeve amerikano-kineze, tani dhe në të ardhmen, rasti i disidentit kinez Chen komplikon edhe situatën politike amerikane, veçanërisht në një vit zgjedhjesh presidenciale. Pardje, gjatë një takimi me kryeministrin japonez në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama refuzoi të fliste për rastin e disidentit Chen por tha për median se ‘’dua të theksoj se çdo herë që takohemi me përfaqsues të Kinës, ngrihet çështja e të drejtave të njeriut.’’ Për këtë u zotua edhe Sekretarja e Shtetit Klinton, e cila para se të nisej për në Azi, tha se gjatë vizitës në Pekin, ajo do të bisedojë mbi të drejtat e njeriut megjith tensionet që janë krijuar nga rasti i disidentit Chen. Gjatë fushatës për president, kandidati republikan Mit Romni ka akuzuar administratën e Presidentit Obama se është tepër e butë ndajë abuzimeve të drejtave të njeriut në Kinë.

Si rrjedhim, Presidenti Obama gjëndet përball një dileme serioze, me pasoja politike për të dhe për administratën e tij. Nëqoftse pranon disidentin kinez Chen dhe familjen e tij që të emigrojë në Amerikë, ka mundësi të afektojë negativisht në marrëdhënjet shumë delikate me Pekinin. Nga ana tjetër, analistët besojnë se nëqoftse ai ua dërozon disidentin Chen autoriteteve komuniste kineze, i jep municion kandidatit republikan për president, Z. Mit Romni që të kritikojë seriozitetin dhe angazhimin e Presidentit Obama ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kinë.

Rasti i disidentit kinez Chen na sjellë ndër mend luftën dhe vuajtjet e ish-disidentëve të njohur të Evropës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, rreth të cilëve gjatë luftës së ftohët, zhvilloheshin negociata për largimin e tyre nga vendi, si kundërshtarë të regjimeve të ndryshme komuniste. Ishte fillimi i mbarimit të atyre sistemeve atëherë dhe shpresohet se edhe në rastin e Kinës, guximi dhe trimëria e disidentëve kinezë përfshirë edhe Z. Chen, të influencojnë pozitivisht drejtë ndryshimeve eventuale demokratike që do të çonin drejtë një respektimi më të madh të standardeve ndërkombëtare dhe të zbatimit të të drejtave të njeriut për të gjithë kinezët.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikTË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2012)
RIVLERËSIMI I POLITIKËS RAJONALE TË SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (04.30.2012)
PËR LIRI, PËR SHQIPËRI, PËR FLAMURIN KUQ E ZINga RESHAT KRIPA (04.28.2012)
INTERVISTË E FRANK SHKRELIT DHËNË GAZETËS TELEGRAF NË PRAG TË 100 VJETORIT TË THEMELIMIT TË VATRËS (04.26.2012)
KAPITALI NUK PËRCAKTON VETËDIJEN NACIONALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.25.2012)
TELASHE NGA NJË NDËRTIM I PALIGJSHËM BALLKANIKNga SHABAN MURATI (04.24.2012)
KEQ E MË KEQ E GJITHANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.23.2012)
IBRAHIM KODRËS MË 1973 NË TIRANË I THANË NUK KEMI BURGJENga VISAR ZHITI (04.22.2012)
VETËVRASJA EKONOMIKE E EVROPËSNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.17.2012)
KUJTESË TURKOFOBËVE SHQIPTARËNga ESHREF YMERI (04.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]