E Martë, 03.19.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am (GMT+1)




Ndërsa po navigoja me mëngjes në shtypin online, ashtu si veproj çdo ditë, pasi ndjek titujt e faqeve të para të gazetave përmes TV të Tiranës, dhe isha ndalur tek gazeta Diellionline, për një çast, u hutova dhe kujtova se isha në faqen time të Facebook-ut, kur më panë sytë një koment të z. Hajro Çini nga ato që ky zotëri bën kur unë vendos statuse, lajme, kronika, informacione, shkrime autoriale tonat dhe të kolegëve që i botojmë së pari në portalin www.voal-online.ch, të cilin e drejtojmë bashkë me bashkëshortin tim Skënder Buçpapaj. Në Facebook,rrjetin social më të populluar të botës, me rreth 1 miliard vizitorë, kam rreth 5600 miq dhe rreth 7500 subcribers abonentë, pra duke iu referuar  statistikave dhe duke u krahasuar me kolegët e mi shqiptarë, zë një nga vendet e para sa i përket klikimeve dhe vizitorëve të faqes sime. Kolegu ynë i nderuar Dalip Greca ka bërë shumë mirë që e ka botuar "replikën" e z. Çini, por gjithsesi është e udhës të bëhet një dallim midis gazetarit profesionist dhe atyre që komentojnë opinionet e gazetarëve, ashtu si ndodh në shtypin perëndimor.

Unë u jap një rëndësi shumë të madhe mediave sociale, edhe pse ndodh shpesh të keqpërdoren, por kjo nuk e ul aspak rëndësinë e tyre.

Kështu mendoj edhe sa iu përket komenteve që ka bërë në faqen time të Facebook-ut Hajro Çini, që pastaj i ka sjellë si "replikë" tek Dielli, me një titull bombastik  "SHISH-i I SOTEM ESHTE MBUSHUR ME ISHSIGURIMSA", që nuk ka asfare lidhje me statusin dhe shkrimin tim titulluar "SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË", ku shpreh mendimin tim sipas të cilit "shkarkimi i ish-kreut të SHISH, duke patur parasysh interesimin e NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve, do të duhej të bëhej me një konsultim të kryeministrit me aleatët tanë strategjikë, dhe një veprim i tillë i nxituar, në këtë mënyrë si u bë, dëmtonte imazhin e shefit të qeverisë dhe ishte autodestruktiv. I referohesha gjithashtu një kronike marrë nga Zëri i Amerikës, ku bëhej me dije se Ambasadori Arvizu e kishte mësuar këtë lajm përmes mediumeve. Shkrime të ngjashme, me të njëjtën temë kisha botuar në prag të 6 gushtit, ku i bëja thirrje shefit të opozitës shqiptare të merrte në konsideratë këshillat e shteteve Perëndimore, për të votuar më 6 gusht për heqjen e imunitetit. Në ato opinione shkruaja se, nëse Edi Rama nuk i detyron deputetët e PS të votojnë, ai bëhet "harakiri" dhe kthehet në "outsider". Por edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama veprojnë me kokën e tyre!

Duke iu kthyer statusit dhe shkrimit që e citon Hajro Çini, i cili hapi diskutime dhe komente, mund të them se komenti i zotit Çini ishte fyes e denigrues dhe ndryshe nga ai që e ka përfshirë në reagim. Po ua sjell tekstualisht si më drejtohet mua Hajro Çini në Facebook për statusin ku unë e shikoja veprimin e kryeministrit të Shqipërisë jokorrekt ndaj aleatëve tanë jetikë. Ja ç'më shkruan zotëria në fjalë: «Zonja Buçpapaj, Është e drejta e çdokujt që të mendojë dhe të shpreh atë që mendon, gjithnjë duke ruajtur pozitat e një njeriu normal jashtë çdo statusi.
Edhe ju si person privat keni të drejtë të shpreheni si të don. Deri këtu çdo gjë është në rregull.Gjërat komplikohen kur pas emrit privat, personi përpiqet të mbajë edhe statusin e gazetarit/res. Në këtë moment dalin shpejt në pah disa gjëra që cënojnë, profesionalizmin, etikën apo statusin e gazetarit duke e reduktuar atë në një thashethemexhi kafenesh. (Siç janë në fakt 95% të atyre që mbahen si gazetarë sot në Shqipëri. »(!!!!!!)

Ja si është teksti i ndryshuar që ka sjellë pastaj Hajro Çini tek Dielli: «Duhet thënë qysh në fillim se është e drejta e çdo individi privat të shprehë haptas mendimet e tij/saj dhe është po aq normale që mendimet e shprehura të gjejnë mbështetje të njërës anë dhe kundërshtimin e anës tjetër, sidomos kur këto mendime direkt apo indirekt ndërthuren edhe me aspektin politik. Gjërat bëhen më të mprehta kur individi mban edhe statusin e gazetarit/res...»

Në komentin e bërë në faqen time të Facebook-ut, si vizitor i saj, Hajro Çini nga pozita fyese, denigruese, antiqytetare dhe ex catedra më tregon «se unë si një person privat » e paskam tejkaluar cakun e të shprehurit të mendimeve, dhe se unë Elida Buçpapaj, sipas Çinit,«pas emrit privat përpiqem të mbaj statusin e gazetares (!), dhe meqë unë, sipas Çinit, «nuk qenkam gazetare ose dhe në qënkam», e «cënokam profesionalizmin, etikën dhe statusin e e tij duke e reduktuar veten në një thashethemxheshë, pjesë e atyre 95 % që mbahen sot si gazetarë në Shqipëri » !

Hajro Çini, i cili nga profesioni nuk është gazetar, që me sa pashë, në faqen e tij private të Facebook-ut, nuk i vendos kurrë pikëpamjet e tij dhe që ka një rreth shumë të kufizuar miqsh, rreth 400 syresh dhe gati pak apo aspak klikime, duke shkelur çdo normë të etikës, më fyen dhe më «quan një person privat ose thashethemxheshë kafenesh» ku më cakton kufijtë se deri ku duhet të mendoj dhe se si duhet të mendoj e pastaj më bën dëngla duke më dhënë leksione për shtypin e lirë, duke e konsideruar veprimin e Berishës konform homologëve të tij në Perëndim, çka është nonsens, sepse Shqipëria vazhdon lëngimin si një demokraci në zhvillim, ndërsa ata me të cilët bën krahasimin Hajro Çini janë përfaqësuesit e shteteve që përbëjnë bërthamën e Perëndimit dhe sistemit kapitalist.

Në fakt, është Hajro Çini që i ka kaluar të gjithë kufijtë. Së pari, ai nuk është as gazetar dhe as politolog, por një person privat që ka të drejtë të shprehë mendimet e tij deri në fund në mediumet sociale dhe atje ku ia botojnë, por duke respektuar edhe mendimin e të tjerëve, aq më tepër të një gazetareje profesioniste. Dhe duhet t'i kërkojë ndjesë gazetares kur e krahason me «një person privat që ose paska uzurpuar rolin e gazetares duke e degraduar atë në një thashethemexheshë kafenesh»! Sepse nëse zoti Hajro Çini do të vazhdojë ta vizitojë faqen time të Facebookut e t'i shprehë mendimet e tij me këtë stil fyes dhe denigrues ndaj meje, unë jo vetëm do ta bllokoj dhe heq nga lista e miqve, por edhe do ta reklamoj si person që shkel normat elementare të këtij mediumi social. Zoti Çini të mos abuzojë me lirinë e fjalës dhe të mos marrë kompetenca që nuk i takojnë.

Sa për ish-Sigurimsat, kjo do të përbënte temë tjetër, për të cilët e ha meraku z. Çini, ata nuk mund të hiqen nga administrata e lartë e shtetit, duke ndryshuar kreun e SHISH, pasi në PD dhe postet e larta që ka në dorë kjo forcë politike, ka 20 vjet që bëjnë karierë ish-eksponentë të policisë sekrete të diktaturës dhe ish-eksponentë të superstrukturës. Pastrimi i administratës shtetërore nga figura të tilla pa integritet bëhet përmes Parlamentit të Shqipërisë dhe legjislacionit, ndërsa shqetësimi i z. Çini hyn në demagogji.

Më bëri përshtypje një koment nga Enver Bytyci për « replikën » e z. Çini i cili shkruan: «Une nuk e njoh autorin e ketij shkrimi. Por ky shkrim eshte profesional, ne nivelin e shkrimeve te gazetareve perendimore. Zj Bucpapa ne deklarimet e saj nuk shfaq ate profesionalizem, te cilin e shohim ne shkrimin e z. Cini." Nëse ky Enver Bytyçi është ai që njoh unë po ju tregoj një histori. Rreth viteve 2003-2004, Enver Bytyçi shkon në Gjermani për të kërkuar statusin e azilantit politik dhe sa vendoset aty i dërgon një letër Skënder Buçpapajt, kryeredaktor për dhjetë vite i gazetës Bota Sot, që t'i krijohej mundësi bashkëpunimi dhe Skënderi për ta mbështetur e pranon menjëherë. Tani po na thotë se nuk e njeh këtë z. Çini, por i duket profesionist dhe ndërsa për mua nuk thotë fare më njeh a s'më njeh, punë e madhe fort, porse shkrimi im nuk i duket profesionist! Që më njeh, nuk ka dyshim, sepse kur Enver Bytyçi kërkonte të bashkëpunonte tek Bota Sot, unë botoja gati për çdo ditë editoriale, pra ai e di shumë mirë orientimin tim politik, dhe se si gazeta Bota Sot, me një tirazh prej 200 mijë kopje, e mbështeste opozitën e Shqipërisë dhe liderin e saj Sali Berisha! Ndërkohë nuk më intereson fare se çfarë mendon Enver Bytyçi për profesionalizmin tim, por mënyra se si i shpreh mendimet e tij është thellësisht e pakultivuar ndaj një gruaje gazetare.

Ndërkaq, dua të vë re shkallën e mjerë të lirisë së shtypit në Shqipëri, ku pozita dhe opozita kanë nën kontroll të gjitha gazetat e televizionet dhe tani, mesa duket, synojnë që të mbyllin edhe gojën e mediumeve sociale, gjë që nuk mund ta bëjnë dot. Gjatë regjimit diktatorial kemi parë çinovnikë të tij, tani në trazicion ndeshemi me çinovnikët e tranzicionit, një specie e papërgjegjshme e profiterëve.

Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time edhe një herë për Steve Jobs e Mark Zuckerberg, që i kanë hapur rrugë të pafundme e të paimagjinueshme komunikimit, duke u krijuar hapësira si gazetarëve ashtu edhe opinionit publik, të cilët përmes mediumeve sociale apo gazetarisë elektronike të shprehin mendimet e veta, duke sfiduar të gjithë ata që synojnë ta përdorin pushtetin për t'u ngritur barriera mendimeve të të tjerëve e për të mbyllur gojë!

©

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË KUNDËRSHTOHET POLITIKA E BANALIZIMITNga ANATOL KALETSKY, Reuters (08.16.2012)
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.15.2012)
ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (08.15.2012)
Barometri diplomatikTRAKTAT PAQËSOR ME SERBINË, PASI OKB-JA TA NJOHË KOSOVËN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.14.2012)
UNË JAM PRIFTI ORTODOKS I KOMBIT SHQIPTAR!Nga AT NIKOLLA MARKU (08.14.2012)
BLOFI DIPLOMATIK RRETH PROJEKTIT TAPNga SHABAN MURATI (08.13.2012)
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (08.12.2012)
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]