E Djelë, 09.15.2019, 05:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
PRANIMI I MODELIT TË “DY GJERMANIVE”, KOSOVËN NUK E SHPIE NË NJU-JORK, POR NË BEOGRAD!!!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 11.06.2012, 08:19am (GMT+1)



*** Nuk mund të jesh diplomat i mirë dhe i suksesshëm i popullit dhe i vendit tënd, nëse në radhë të parë, nuk e njeh historinë e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Njëherazi ky është kusht i domosdoshëm për ta njohur edhe të drejtën ndërkombëtare.

Mirëpo, ky kriter nuk vlen për kryediplomatin dhe për diplomatët “qebapxhinj” të Kosovës (të akredituar në Uashingnton dhe në metropolet e tjera të Evropës), sepse politikën dhe diplomacinë e bëjnë sipas “standardeve” dhe interesave nepotiste grupore, klanore, mahallore, nahijore, provincialiste dhe partiake të bajraktarëve të tyre. Ndryshe, nuk do të kishin pranuar kurrfarë dialogu me krerët serbë të Beogradit, pa e njohur Serbia Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke qenë të bindur se, sa më afër Beogradit, aq më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kjo diplomaci është e Beogradit dhe e Moskës, sepse asnjëra e as tjetra, kurrë nuk do të pranojnë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. Këtë e thotë, edhe VETO-ja bllokuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, pse të pranojmë të negociojmë me Serbinë, para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës?!

- Sipas Enver Hoxhajt (ministër i Jashtëm i Kosovës), del se “modeli i dy Gjermanive është interesant për anëtarësimin e Kosovës në OKB”.( http://www.kohaditore.com/5/11/2012)!?
-Sigurisht se një model i tillë, i tejkaluar, që nuk përkon as me kohën e as me realitetet e krijuara në Evropën Lindore dhe Juglindore (1989-2012) për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “është interesant” vetem për kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj , sepse ai konsideron se me pranimin e tij, Kosova do të anëtarësohej më shpejt në OKB!

Mirëpo, kjo është vetëm një miopi dhe utopi diplomatike, sepse një model i tillë stereotip, që tanimë i përket të së kaluarës historike të shekullit XX të marrëdhënieve ndërkombëtare të luftës së ftohtë, Kosovën nuk do ta çonte në OKB, por do ta justifikonte mosnjohjen e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, duke i “rezervuar” rikthimin gradual të saj nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe. Ky do të ishte “efekti pozitiv” i afrimit të Kosovës me OKB-në në favor të Serbisë së Tomislav Nikoliqit(president) dhe të Ivica Daçiqit (kryeministër).

Këtë të vërtetë, Enver Hoxhajt dhe kryeministri i tyre Hashim Thaçi, duhet ta dinë se, Republika Demokratike Gjermane nuk ka hyrë në OKB si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë Perëndimore (pa e njohur reciprokisht njëra-tjetrën), por në saje të influences, të ndërhyrjes dhe të diktat direkt të BRSS në OKB si superfuqi botërore.

Ndërkaq, sot, edhe pas shembjes së BRSS-së, me Kosovën po ndodhë e kundërta, edhe pse Kosova ka mbështetjen e Amerikës (si e vetmja superfuqi botërore) dhe të fuqive të mëdha të BE-së, kjo nuk është anëtare e OKB-së, pikërisht pse Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky është problemi i subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, që e ka shkaktuar VET0-ja e Rusisë dhe abstenimi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, duke marrë parasysh këtë fakt, pranimi i “modelit të dy Gjermanive” si kompromis eventual politik i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës, në negociatat e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (qoftë në nivel presidentësh a kryeministrash), do ta zhvleftlsonte Planin e Marti Ahtisarit dhe, në vend të tij, do të vinte në shprehje ndonjë plan tjetër, sikurse dikur “Plani Z 4”sipas të cilit minoritet serb në Kroaci i garantohej autonomia e plotë politike dhe territoriale brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kroacisë.

Në të vërtetë, ky edhe është objektivi i zhvillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, të paktën t’i njihet statusi special i autonomisë politike dhe territoriale në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndryshe, refuzimi i tij eventual nga pala shqiptare, do ta radikalizonte kërkesën e Beogradit zyrtar, që në Veriun e Kosovës, të krijohej një mini “Republika srpska” e Bosnjës me lidhje të forta me Beogradin dhe me Palen, gjëqë kjo formulë serbomadhe, pa dyshim se, do të çonte në copëtimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë kundërshtarët e kësaj teze serbe qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel apo në Uashington.

Nëse diplomacia e qeverisë së kymenistrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e kryediplomatit të tij, Enver Hoxhaj në bisedimet e ardhshme me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, do të pranonin “modelin e dy Gjermanive” (pa e njohur Serbia Republikën e pavarur të Kosovës), kjo formulë, në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmonte, as nuk do ta përshpejtonte procedurën formale ligjore, që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së në Nju-Jork (pavarësisht nga fakti se, sipas së drejtës ndërkombëtare Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së), por “flytrym”, Kosovën do ta çonte në përqafimin kolonial të Serbisë.

-Po,“model interesant” për Beogradin, por jo, edhe për aderimin dhe përshpejtimin e Kosovës në OKB!

Kësifarë përfundimi naiv dhe të gabuar të kryediplomatit të Kosovës, Enver Hoxhaj, se gjoja zbatimi i “modelit të dy gjermanive po e bëjka “interesant anëtarësimin e Kosovës në OKB”, mund ta japin vetëm ata që nuk kanë lidhje me historinë, me politikën, me diplomacinë dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse ribashkimi i dy Gjermanive në viitin 1989 pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nuk është bërë si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të cilat, nuk e kanë njohur njëra-tjetrën gjatë periudhës së luftës së ftohtë (1948-1989), por si rezultat i angazhimit maksimal dhe të drejtpërdrejtë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë racionale të Republikes Federale te Gjermanisë Perëndimore nën drejtimin e kancelirt Helmut Kol dhe të ministrit të Jashtëm të tij, Hans Ditrih Gensher.

Gjithashtu, faktor tjetër vendimtar për ribashkimin e dy Gjermanive, ishte edhe përfundimi i kaptinës 41-vjeçare i luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), me ç’rast, së pari, erdhi në shprehje shthurja e Traktatit të Varshavës ( formuar më 1955 si kundërpeshë e Paktit të NATO-s), përkatësisht shembja e përjetshme e Bashkimit Sovjetik si superfuqi botërore. Këtë oportunitet historiko-gjeopolitik dhe diplomatik të prishjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, Gjermania Perëndimore me në krye kancelarin Helmut Kol dhe me ministrin e Jashtëm Hans Ditrih Gensher, diti ta kapitalizojë në favorin e rikthimit të së drejtës historike të popullit gjerman mbi territorin e vet. Kjo strategji kombëtare dhe shtetërore vizionare e tandemit Kol – Gensher, solli në ribashkimin e popullit dhe të territorit gjerman.

Pra, në rastin konkret, kemi të bëjmë me një popull gjerman, me një shtet gjerman, me një territor gjerman, jo me dy popuj të ndryshëm, jo me dy territore të ndryshme, jo me dy shtete të ndryshme siç janë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë në konflikt të hapur që nga viti 1878, për shkak të pushtimit, të kontestimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të territorit indigjen të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky konflikt shekullor, si dhe gjenocidet e kyera qindravjeçare të Serbisë dhe të serbëve mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë Etnike, janë pengesa kryesore, që vetëm Kosova të hyjë në çfarëdo dialogu a negociatash me Serbinë, pa involvimin e Tiranës zyrtare dhe të shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
“Modeli i dy Gjermanive” nuk është substitut i “Planit të Marti Ahtisarit”, por antitezë e tij, që shpie në zhvlerësimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës!

Se formula e “dy Gjermanive” nuk u bie tamam Kosovës dhe Serbisë, kam shkruar që në vitin 2007 (si dhe në tetor 2012), kur diplomati gjerman Volfgang Ishinger e propozoi si opsion për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo Beogradi dhe Moska e patën refezuar atë si të papranueshme për palën serbe. Si rrjedhim i dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë, nën drejtimin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, OKB-ja ia imponoi Serbisë dhe Kosovës, “Planin e Marti Ahtisarit”,sipas të cilit, Kosova më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë unilaterale nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 22 shteteve të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse “ Plani i Marti Ahtisarit” ishte në kundërshtim me të drejtën historike, me të drejtën legjitime, si dhe me të drejtën e plotë të vetëvendosjes ngaqë popullit shqiptar të Kosovës iu mohua e drejta demokratike e deklarimit të tij me Referendum për statusin politik të Kosovës, si dhe në anën tjetër minoritetit kolon serb i njohu më shumë të drejta sesa që i takonin sipas së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht kur është fjala për “decentralizimin” ekstraterritorial të Kosovës, “Plani i Marti Ahtisarit” i hapi rrugë Kosovës, që të shkëputej nga Serbia kolonialiste.

Gjithashtu, “Planin e Marti Ahtisarit”, e mbështeti edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, ku sipas Opinionit Këshillëdhënës të saj, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Megjithëkëtë vlerësim të kualifikuar juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia nuk e njeh as “Planin e Marti Ahtisarit” e as Deklaratën e shpalljes së pavarësisës së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ky është motivi thelbësor, pse Serbia (postfestum, pasi e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën shqiptare) e ka kurdisur dhe, ua ka imponuar një dialog të ri Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Amerikës, që do të thotë nuk është fjala vetëm veriun e Kosovës, por për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Kjo është arsyeja, pse politika dhe diplomacia e Beogradit është në kërkim të medeleve të ndryshme autonomiste evropiane, në saje të së cilave, kolonëve serbë në Kosovë, do t’u mundësonte krijimin e kantoneve autonome politike dhe territoriale sipas “sistemit të decentralizimit” të komunave serbe në Kosovë, duke filluar me eksperimentin e parë në Veriun e Kosovës, i cili qe 13 vite është jashtë sovranitetit të Republikës së Kosovës.


Prof Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA: VEND I RREZIKSHËM PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (11.06.2012)
VIJA E KUQE BULLGARE PARA PORTËS SË SHKUPITNga SHABAN MURATI (11.05.2012)
(ANTI)LUFTA SHQIPTARENga XHEMAL AHMETI (11.05.2012)
ROLI I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI (11.02.2012)
GREVA E URISË, MEDIA DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga RESHAT KRIPA (10.31.2012)
SEKRETARJA E SHTETIT KLINTON NË TIRANË DHE NË PRISHTINËNga FRANK SHKRELI (10.31.2012)
MOSMIRËNJOHJANga SHABAN MURATI (10.30.2012)
4 BILL & HILL Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.29.2012)
SHQIPËRIA E 27 TETORIT 2012 APELONNga ARTUR VREKAJ (10.29.2012)
NDËRROI JETË RAMAZAN TURDIUNga FRANK SHKRELI (10.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]