VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend
E Djelë, 09.27.2009, 02:58pm (GMT+1)

 

Voal-online Pas konfirmimit të kryetarit të PS në detyrën e tij, pritet hapi tjetër i kësaj partie, hyrja në Kuvendin e Shqipërisë, duke dëgjuar kështu zërin e pakicës brenda saj dhe duke dëshmuar shkallën e tolerancës qytetare e të frymës demokratike në radhët e partisë. Pakica ka të drejtë kur kërkon që opozita të ketë rolin e saj në reformat e thella të cilat e presin vendin, reforma pa të cilat nuk mund të realizohen as premtimet thelbësore që vetë e majta e Shqipërisë ua ka bërë bashkëqytetarëve, integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ka rëndësi të posaçme realizimi pa vonesë i liberalizimit të vizave për qarkullim të lirë të qytetarëve të Shqipërisë në vendet e Bashkimit Evropian. Partia Socialiste nuk bën që të mungojë në këto procese kaq jetike. Ajo do ta dënonte veten rëndë me këtë mungesë. Janë të gjitha mundësitë që, nëpërmjet pranisë në Kuvend, PS të luajë më së miri rolin e saj opozitar konstruktiv. Duke ngritur peshën e Shqipërisë në zhvillimet e brendshme, në zhvillimet shqiptare përgjithësisht e ato rajonale në tërësi, si dhe në integrimet perëndimore, Partia Socialiste do të krijonte hapësirë të mëtejshme për veten si në opinionin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Ndihmesa e opozitës në këto faza historike për vendin dhe për kombin është e pazëvendësueshme. Vetëm nga institucioni i Kuvendit do të arrihej bashkimi i partisë, bashkimi i së majtës, ngjallja e dëshirës së anëtarësisë dhe elektoratit për ta kthyer partinë e tyre dhe të majtën në pushtet. Kështu do të merrnin kuptim edhe ambicjet e ardhshme të kësaj partie. Pjesëmarrja në Kuvend do të ishte në të mirë të afirmimit të atyre të rinjve që debutojnë në institucionin më të lartë të një republike paralamentare, siç është Shqipëria. Kështu do të arrihej edhe ndërthurja optimale midis eksponentëve me më shumë përvojë dhe atyre më të rinj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkenca duhet të ndjekë kriteret shkencore - Mbi diskutimet për Enciklopedinë maqedonaseKonrad Clewing, Zëvendësdrejtor i Institutit për Evropën Juglindore në Regensburg, ekspert për Ballkanin (09.26.2009)
Shqiptarët e Maqedonisë më të hershëm se sllavëtNga akademik Bahri Beci (09.23.2009)
Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor? (09.23.2009)
Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historikeNga Agim Gadri (09.22.2009)
E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj (09.14.2009)
RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën (09.14.2009)
AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj (09.13.2009)
Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj (09.13.2009)
Amerikën nuk do ta mbante toka po të mos përgjigjej denjësisht kur u sulmuan qiejt e sajNga Ramiz Lushaj (09.12.2009)
T'iu përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtëNga Alfred Papuçiu (09.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]