E Hënë, 04.29.2024, 07:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
DIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 09.01.2013, 06:41am (GMT+1)


*** Zbatimi konsekuent i detyrimeve politike, juridike dhe kushtetuese ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, krijon klimën dhe realititetin e pranueshëm politik demokratik dhe paqësor si për sfondin e politikës së brendshme, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.
*** Enver Hoxhaj (ministër i Jashtëm i Kosovës): "Ka ardhur koha që UNMIK-u të përfundojë misionin e tij në Kosovë, sepse ky mision është zgjatje e politikës kundërshtuese karshi pavarësisë së Kosovës. Këtë kërkesë qeveria e Kosovës e ka bërë publike, duke e parashtruar në sesionet e KS të OKB-së, me rastin e debatimit për Kosovën. Gjithashtu, kemi kërkuar që të nxirret një rezolutë e re, e cila e thekson përmbushjen e Rezolutës 1244, si dhe përkrah procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB". (www.koha.net/17/08/2013).

Si politika, ashtu edhe diplomacia zyrtare e Kosovës, jo që kanë të drejtë, por edhe e kanë për detyrë morale dhe ligjore, që të kërkojnë pezullimin e Rezolutës1244 të KS të OKB-së (10.06.1999), sepse kjo bie ndesh me atributet shtetërore të Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Një kërkesë e këtillë e qeverisë, e parlamentit dhe e presidencës së Kosovës në adresë të OKB-së dhe të qendrave të tjera ndërkombëtare të vendosjes (para së gjithash Uashingtonit), do të duhej të bëhej, menjëherë, që më 18 shkurt 2008, duke e përsëritur vazhdimisht derisa të vihej jashtë përdorimi validiteti i saj, jo të pritet kot i kotit, hiq më pak se pesë vite (2008-2013)!!!

Nuk ka asnjë dilemë se kjo kërkesë e qeverisë së Kosovës dhe e ministrit të saj të Jashtëm, Enver Hoxhaj, është e drejtë dhe e justifikueshme ngase prania e UNMIK-ut në Kosovë, është tërësisht në shpërputhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).

Mirëpo, me gjithë këto përpjekje të politikës dhe të diplomacisë së vonuar të qeverisë së Kosovës, siç ka pohuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, UNMIK-u (edhe pesë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës) vazhdon misionin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (10 qershor 1999), edhe pse kjo de fakto dhe de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky është problemi thelbësor i cili sfidon dhe konteston statusin politik, juridik dhe kushtetues të Kosovës (17.02. 2008). Për më tepër një absurd i tillë qeverisës (disapushtetësh-qeveri+UNMIK+EULEX) në Kosovën e pavarur, është në kundërshtim të plotë edhe me të drejtën e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme si fundament parësor i së drejtës ndërkombëtare.

Diplomacia e vonuar as nuk merr, as nuk jep!

Praktika e derisotme e marrëdhënieve politike ndërkombëtare ka provuar se, për hiq gjë nuk vlen sintagma e filozofisë popullore "më mirë vonë se kurrë", sepse "nesër gjithmonë është vonë" në politikë. Këtë duhet ta mbajnë parasysh aktorët e politikës dhe të diplomacisë së përgjumur të Kosovës. Atë që e pohojnë publikisht para opinionit, edhe, duhet t'i përmbahen dhe ta realizojnë konkretisht, duke dëshmuar me veprimet, me qëndrimet dhe me punën e tyre të përditshme në praktikë qoftë në sfondin e politikës së brendshme, qoftë në atë të politikës së jashtme, ndryshe cenohet kredibiliteti moral dhe professional, që mund të shpjerë në falimentimin e mirëbesimit dhe të respektit qoftë në sy të opinionit publik të brendshëm, qoftë të partnerizmit ndërkombëtar.

Duke qenë se, edhe sipas Enver Hoxhajt Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, tanimë, "është e tejkaluar", atëherë shtrohet kjo pyetje, pse kjo Rezolutë figuron në Deklaratën e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) dhe në Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008)?

Nëse kjo Rezolutë është futur si referencë përkujtuese historike në këto dy dokumente fundamnentale të historikut të pavarësisë së Kosovës, po ashtu është gabim i pafalshëm, sepse kjo, në asnjë rresht të saj nuk thekson pavarësinë e Kosovës. Në vend të saj, domosdoshmërisht dhe ligjshmërisht, do të duhej të figuronin dokumentet themelore historike të pavarësimit të Kosovës: 1) Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990; Kushtetuta e Kaçanikut e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumi gjithëpopullor 26-30 shtator 1991.
 
Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, UNMIK-u dhe EULEX-i në kolizion me të drejtën ndërkombëtare!

*** Edhe pse UNMIK-u dhe EULEX-i kanë mbështetjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në " qeverisjen e përzier" të Kosovës së pavarur; edhe pse "mbijetesa" e UNMIK-ut dhe e EULEX-it në Kosovën e pavarur, de fakto dhe de jure, është shprehje e vendimit unanim të Qeverisë, të Parlamentit dhe të Presidencës së Kosovës, këto janë në kundërshtim të plotë me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Pas shpalljes së aktit historik të pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), përpos KFOR-it (si forcë ushtarake gatantuese dhe mbrojtëse e Kosovës së pavarur dhe sovrane), ligjërisht, as UNMIK-u e as EULEX-i, nuk do të duhej të participonin në qeverisjen mbikëqyrëse të pavarësisë së Kosovës mbase ky është akt antikushtetues dhe antijuridik ndërkombëtar, që, para së gjithash bie ndesh me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me Aktin përfundimtar të Helsinkit(Kreu VIII) të KSBE-së (1975).

Sipas së drejtës ndërkombëtare, një shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç është edhe Kosova, nuk njeh kurrfarë mbipushteti tjetër mbase këto dy atribute të tij kanë karakter sipran juridiko-politik dhe kushtetues.

Vështruar në këtë kontekst de fakto dhe de jure si UNMIK-u, ashtu edhe EULEX-I, janë plotësisht ilegale domethënë antiligjore dhe antikushtetuese, si dhe në shpërputhje të plotë me rregullat, me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Për këtë fenomen absurd "juridik" të abuzimit të së drejtës ndërkombëtare (qeveri, parlament dhe presidencë plus UNMIK dhe EULEX) në disfavor të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, kemi shkruar disa herë rresht, pasi Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008 me të drejtë shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, të cilin që atëherë, e deri më sot e kanë njohur mbi 90 shtete të huaja të bashkësisë ndërkombëtare. Mirëpo, një absurditet i tillë qeverisës "pushtet dhe mbipushtet",deri më sot(2013), nuk ua "vriste veshin" juristëve konstitucionalistë, politikanëve, diplomatëve dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës. Përkundrazi, ata me vendimet e tyre të gabuara politike, juridike dhe kushtetuese, kombëtare dhe ndërkombëtare, bënë që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, të cenoheshin si në aspektin e së drejtës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare.

Ish-Presidenti i Amerikës, Georges W. Bush ka meritën kryesore për mbylljen e statusit të pavarësisë së Kosovës!

Nuk ka asnjë dyshim se Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara (në bazë të së cilës UNMIK-u ende po e "kullotë" Kosovën si objekt të varur juridiko-politik, kushtetues, ekonomik dhe financiar) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës as sot, e as këtu e nëntë vite më parë (qershor 1999 - shtator 2013). Ndryshe, Kosova nuk do të priste 17 shkurtin e vitit 2008, që të shpallte pavarësinë e saj, e cila u bë në saje të kërkesës këmbëngulëse historike të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Georges W. Bush, i cili në qershor të vitit 2007, me rastin e vizitës së tij historike, që i bëri Tiranës zyrtare, deklaroi botërisht se Kosovës, sa më parë, duhet t'i njihet statusi i pavarur dhe sovran. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, më 17 shkurt 2008, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, shkëputjen de fakto dhe de jure nga Serbia kolonialiste dhe imperialiste (1912-1999).

Kjo është merita historike e diplomacisë së Uashingtonit dhe e aleatëve të tij evro-perëndimorë, që në mënyrë unilatetrale (pa "izën" e Beogradit, të Moskës dhe të Pekinit) njohën të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (08.30.2013)
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)
FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (08.27.2013)
NJË GRUSHT SHTETI I NISUR NJË VIT MË PARËNga SHABAN MURATI (08.26.2013)
RRËNIMI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (08.26.2013)
KARRIERAT E RASTËSISHME OSE AKSIDENTET POLITIKENga AFRIM KRASNIQI (08.25.2013)
RibotimPD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2013)
KRYEQYTETI I SHQIPTARËVE QË NUK FLET... SHQIPVëzhgim nga NAMIK SELMANI (08.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]