VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 11:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.18.2009, 03:16pm (GMT+1)

 

 

Natyrisht, jam ndër ata shqiptarë që i kanë pritur minutë pas minute zhvillimet që ndodhën këtë fundjavë në Shkup dhe në Prishtinë. Isha dhe unë dëshmitar se si aleatët e përbashkët të të dy kryeqyteteve fqinje arritën të finalizojnë një kapitull historik në marrëdhëniet ndërfqinjësore Kosovë-Maqedoni.

 

E theksoj togfjalëshin kryeqytete fqinje, fakt të sjellë fort në vëmendje edhe nga diplomatët miq që u muarën këto ditë me kurorëzimin e marrëveshjes për vijën ndarëse kufitare dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve. Sepse aq pranë janë fizikisht Prishtina dhe Shkupi sa nga njëri kryeqytet tek tjetri nuk ka nevojë t'ia shkelësh veturës gazin dy herë, po të mos ishte dogana. (Parë nga ky kënd, nuk ka pse të ketë doganë për targat e Kosovës dhe të Maqedonisë.)

 

Të mos e fshehim, këto zhvillime erdhën kur më së paku pritej.

 

Aq sa e pati pasur të lehtë dikur Shkupi ta bënte marrëveshjen me Beogradin për kufirin me Kosovën, aq të vështirë e pati ai tash ta bënte me Prishtinën, kryeqytetin e vendit fqinj të pavarur dhe sovran verior.

 

Këto zhvillime ia behën në ndërkohën kur shqiptarët kanë ende të freskët shijen e gojështhurjes së enciklopedisë zyrtare të Shkupit kundër nesh.

 

Kjo gojështhurje flet edhe një herë për të vërtetën se maqedonasit nuk mësohen me faktin se dita ditës shqiptarët në Maqedoni po shndërrohen në faktor më me peshë.

 

Maqedonia kufizohet më së shumti me shqiptarët, në gjithë perëndimin kufizohet me Shqipërinë, në gjithë veriun kufizohet me Kosovën dhe me Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore).

 

Maqedonia veriore dhe ajo perëndimore është e banuar kryesisht ose pjesërisht me shqiptarë. Kjo është edhe pjesa më e populluar e këtij shteti, njëkohësisht më e zhvilluara dhe më e begata. Në këtë pjesë ndodhen vetë Shkupi, si dhe Tetova, Kumanova, Dibra, Gostivari, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri, pra pothuajse të gjitha qytetet e Maqedonisë. Në këtë pjesë ndodhet Pollogu dhe e gjithë ultësira perëndimore. Në këtë pjesë ndodhen edhe dy hapësirat më të mëdha ujore, liqenet e Ohrit dhe të Prespës. Nëse përdornim një shprehi zvicerane, i bie që Maqedonia shqiptare të ketë peshën më të rëndësishme dhe më vendimtare për Maqedoninë.

 

Shqiptarët janë të vetmit në rajon që i kanë pranuar termat "Maqedoni", "maqedonas", "gjuhë maqedonase", me një fjalë janë të vetmit që i kanë pranuar identitetet përkatëse. Në rrethana të tjera gjeopolitike do të habiste fakti pse maqedonasit e gjejnë veten tek grekët, tek bullgarët, tek serbët, por nuk e gjejnë veten tek shqiptarët.

 

Ky paradoks në realitetin e Maqedonisë bën që maqedonët, përballë realitetit të atjeshëm, t'i kërkojnë partnerët e brendshëm tek pakicat dhe të mos e bazojnë prespektivën tek partneriteti me shqiptarët, çka do të ishte shumë më ngat çdo mendjeje.

 

Dhe ky paradoks rritet kur ke parasysh se shqiptarët e Maqedonisë janë të vetmit e interesuar për një bashkëjetesë të mirëfilltë me maqedonët në shtetin e përbashkët. E pra, normalisht maqedonasit kontratën për Maqedoninë do të ishte e domosdoshme ta kenë me shqiptarët e Maqedonisë.

 

Dhe të gjitha këto çojnë në përfundimin se shqiptarët nuk mund të kenë sukses edhe për disa kohë në ndërtimin e marrëdhënieve me Maqedoninë dhe maqedonasit. Këtë do pasur parasysh politika shqiptare në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Preshevë e gjetkë.

 

Prandaj do të jetë e udhës që këto marrëdhënie të ndërtohen përgjatë kësaj periudhe nëpërmjet aleatëve të përbashkët, kryesisht nëpërmjet SHBA dhe BE.

 

Këtë do pasur parasysh edhe politika shqiptare në Maqedoni. Deri tash kjo politikë e ka pasur Tetovën si kundërpeshë ndaj Shkupit. Do të ishte e udhës që kjo politikë të qendërsohet gjithnjë e më shumë në kryeqytetin e Maqedonisë ku është përqëndruar edhe një popullsi shqiptare prej 250 mijë vetash, ku edhe është përqëndruar shteti i atjeshëm.

 

Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një Izrael normalNga ROGER COHEN (New York Times) (10.17.2009)
Letër nga Evropa: Një reformator në shtrofullën e NATO-sNga JUDY DEMPSEY (10.15.2009)
Çmimi i Paqe (ruajtësve)Nga THOMAS L.FRIEDMAN (The New York Times) (10.12.2009)
The New York Times - Amerikani i paarsimuarNga PAUL KRUGMAN (10.11.2009)
Sali Berisha në Kosovë, një përsiatje krahasuese midis 14 Qershorit 2000 dhe 6-7 Tetorit 2009Nga Elida Buçpapaj (10.07.2009)
Kryefjala sot - Enciklopedia maqedone dhe sponsorizuesit e saj kërkojnë t'i venë flakën bashkëjetesësNga Elida Buçpapaj (09.30.2009)
Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs (09.29.2009)
DW: Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd (09.29.2009)
Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend (09.27.2009)
Shkenca duhet të ndjekë kriteret shkencore - Mbi diskutimet për Enciklopedinë maqedonaseKonrad Clewing, Zëvendësdrejtor i Institutit për Evropën Juglindore në Regensburg, ekspert për Ballkanin (09.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]