VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 11:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs
E Martë, 09.29.2009, 04:04pm (GMT+1)

 

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ritheksoi se kjo aleancë mbetet e përkushtuar në Kosovë. Përfaqësues të këtij komiteti thanë se boshllëku që do të krijohet me zvogëlimin e trupave të KFOR-it, do të plotësohet nga strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë.


NATO-ja do të mbetet e përkushtuar në Kosovë, tha sot në Prishtinë admirali Gjanpaolo Di Paola, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

I shoqëruar edhe nga komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzxherald, dhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, admirali Di Paola dhe Komiteti Ushtarak i NATO-s, gjatë qëndrimit në Kosovë, po vizitojnë bazat e KFOR-it, duke ritheksuar dhe gatishmërinë e kësaj force ushtarake për të garantuar një mjedis paqësor e të sigurt për të gjithë.

Admirali Di Paola tha se Kosova mbetet një mision i rëndësishëm për Aleancën dhe kjo dëshmohet edhe me praninë e 20 vendeve aleate gjatë kësaj vizite të Komitetit Ushtarak të NATO-s.


"Ne jemi këtu ngase KFOR-i është mision i NATO-s, Kosova është mision i NATO-s dhe se NATO-ja kujdeset për Kosovën. Fakti që jemi 20 përfaqësues të Aleancës këtu, tregon se ne jemi të interesuar për Kosovën dhe përparimin e saj", tha admirali Di Paola.

Përveç kujdesit për sigurinë në Kosovë, KFOR-i, përkatësisht NATO-ja, është në proces të ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Di Paola tha se FSK-ja është ende në fazën e saj fillestare dhe se duhet shumë punë që të ngrihet në një forcë të vërtetë sigurie.

Kurse, admirali Mark Fitzxherald e ka ndërlidhur reduktimin e trupave të KFOR-it me strukturat tjera të sigurisë, si ato vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që duhet të plotësojnë vakuumin në këtë fushë.

"Përderisa zvogëlohet prania e KFOR-it në Kosovë, duhet të ketë diçka që e plotëson këtë boshllëk të sigurisë. Policia e Kosovës ka bërë përparime të mëdha dhe ajo e plotëson këtë boshllëk në një masë".

"Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, që është një forcë për mbrojtje civile, plotëson një pjesë tjetër të sektorit të sigurisë dhe natyrisht EULEX-i plotëson një pjesë tjetër të kësaj fushe. Pra, me zvogëlimin e KFOR-it, të gjitha këto struktura do të ndihmojnë për një mjedis të qetë dhe të sigurt", u shpreh Fitzxherald.


Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Markus Bentler, tha se FSK-ja tash ka plotësuar vetëm kapacitetet fillestare, kështu që deri në ngritjen e plotë të kësaj force, ai tha se ka shumë punë dhe duhet pritur nga 2 deri në 5 vjet.

"Tani fillon puna e rëndë që do të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet, në mënyrë që kjo organizatë të ngrihet në këmbët e veta", tha komandanti i KFOR-it, Bentler.

Ai pohoi po ashtu se FSK-ja tash duhet t'u nënshtrohet trajnimeve të shumta, para se të shtrohen çështjet tjera, qofshin ato të përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe apo misione ndërkombëtare, në çka ishin më shumë të koncentruara pyetjet e gazetarëve.

Udhëheqësit e lartë të NATO-s e kanë hedhur poshtë mundësinë që mospërkrahja e pavarësisë së Kosovës nga ana e disa vendeve të NATO-s, mund të reflektojë në misionin ushtarak në Kosovë. Admirali Di Paola tha se si misioni ushtarak, ashtu edhe ai i ngritjes së FSK-së, e kanë mbështetjen e të gjitha vendeve aleate.

Komiteti Ushtarak i NATO-s realizon vizita të kohëpaskohshme në Kosovë. Kësaj radhe, kjo vizitë realizohet në kohën kur NATO-ja ka paralajmëruar se deri në fund të janarit të vitit 2010, në Kosovë do të mbesin rreth 10 mijë pjesëtarë të KFOR-it.

Njëherësh, gjatë kësaj vizite, ky delegacion do të mund të shohë nga afër edhe të arriturat dhe mangësitë eventuale në procesin e ngritjes së FSK-së, e cila është nën përkujdesjen dhe mbikëqyrjen e NATO-s. (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DW: Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd (09.29.2009)
Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend (09.27.2009)
Shkenca duhet të ndjekë kriteret shkencore - Mbi diskutimet për Enciklopedinë maqedonaseKonrad Clewing, Zëvendësdrejtor i Institutit për Evropën Juglindore në Regensburg, ekspert për Ballkanin (09.26.2009)
Shqiptarët e Maqedonisë më të hershëm se sllavëtNga akademik Bahri Beci (09.23.2009)
Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor? (09.23.2009)
Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historikeNga Agim Gadri (09.22.2009)
E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj (09.14.2009)
RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën (09.14.2009)
AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj (09.13.2009)
Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]