VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryefjala sot - Enciklopedia maqedone dhe sponsorizuesit e saj kërkojnë t'i venë flakën bashkëjetesësNga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 11:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Kryefjala sot -
Enciklopedia maqedone dhe sponsorizuesit e saj kërkojnë t'i venë flakën bashkëjetesës
Nga Elida Buçpapaj

E Mërkurë, 09.30.2009, 09:49am (GMT+1)


Dje në  një stadium të Prishtinës u dogj një flamur maqedon dhe, menjëherë, ky akt nga politika zyrtare e Meqedonisë u "konsiderua provokacion i rëndë " që nxit hedhjen në erë të bashkëjetesës etnike në Maqedoni, midis shqiptarëve, që sipas shifrave zyrtare janë 25 % e popullsisë, ndërsa sipas shifrave reale janë 700 - 800 mijë ose më tepër.

Në fakt, asnjëherë nuk ka pasur bashkëjetesë paqësore midis shqiptarëve dhe maqedonëve, dhe jo për fajin e shqiptarëve. Mbi shqiptarët, siç do të thoshte Prof.Ali Aliu në emisionin Opinion, Maqedonia, ka ushtruar 100 vjet segregacion dhe racizëm të egër, çka solli edhe shpërthimin e konfliktit të vitit 2001. Rrjedhojë e tij ishte edhe Marrëveshja e Ohrit, e cila synonte që, më në fund, shumica pretenduese maqedonase t'i trajtonte shqiptarët si komb shtetformues, pra  në mënyrë të barabartë.

Por Marrëveshja vazhdon të mbetet në letër. Dhe këtë e dëshmon më së miri Enciklopedia Maqedone, e financuar me 500 mijë Euro nga qeveria e Maqedonisë, e cila tani bën sikur nuk di asgjë për çka është shkruar nga ata pseudoshkencëtarë që i ka paguar ajo vetë.

Për segmentin ekstremist maqedon, i cili e nxiti konfliktin e viti 2001, problemi shqiptar është një obsesion. Dikur Milosheviçi thoshte se shqiptarët e Kosovës ushtrojnë genocid demografik kundër Serbisë, për "fajin" se kombi shqiptar kishte një lindshmëri të lartë dhe serbët jo. I njëjti problem është edhe për krahun ekstremist të politkës maqedone.

Ky krah nuk e do integrimin e Maqedonisë në Europë as në NATO. Nuk e do, sepse integrimi i Maqedonisë si një shtet me prerogativa europiane, do ta kthejë Maqedoninë në një shtet të tipit Perëndimor, ku racizmi etnik do të ishte i dënueshëm me ligj, dhe regjistrimi i popullësisë do të ishte real. Dhe segmenti ekstremist maqedon natyrisht nuk e do këtë.

Kjo është arsyeja që Maqedonia po e zgjat sa s'ka edhe ndryshimin e emrit, megjithë trysninë e Greqisë, e cila ka 20 vjet që kërkon ndryshimin e emrit dhe prapë nuk ka arritur që ta bëjë këtë, paçka se është anëtare e BE-së apo NATO-s.

Takimi i Ali Ahmetit me Gruevskin, që u bë dje, ishte një takim konformist, jo në të mirë të bashkëjetesës, por për t'iu hedhur hi syve shqiptarëve, çka nuk mund të ndodhë, sepse koshienca e shqiptarëve për padrejtësitë etnike që ka ushtruar Maqedonia kundër tyre, është super e ndriçuar që kur plasi konflikti i 2001, që e udhëhiqte vetë Ali Ahmeti, i cili e njeh shumë mirë segregacionin që kanë pësuar shqiptarët, nga shteti kundër të cilit ai ngriti armët.

Shteti Maqedon, e di shumë mirë se e Enciklopedia e Maqedonisë të cilën e  sponsorizoi ai, është një provokacion i hapur për të minuar bashkëjetesën shqiptaro-maqedone, e cila përderisa Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar mbetet gjithnjë e minuar.

Gruevski dhe Ahmeti e dinë mirë se sovraniteti i Maqedonisë mbrohet duke e denoncuar dhe e nxjerrë jashtë botimit Enciklopedinë akltuale maqedone, si dhe duke larguar nga Akademia e Maqedonisë ata shkencëtarë me një botëkuptim çubrilloviçian,  të cilët janë vënë në shërbim të nxitjeve nacionaliste- ultrashoviniste, të racizmit dhe segregacionit etnik në shekullin e XXI.

Alhmeti duhet ta detyrojë Gruevskin, dhe nëse nuk ia arrin dot, atëherë të dalë nga qeveria dhe të bëjë aleancë me të gjithë faktorin shqiptar, në mënyrë që Maqedonia të hyjë në zgjedhje të reja parlamentare.

Nëse faktori ndërkombëtar nuk mendon se është koha e favorëshme që Maqedonia të hyjë në zgjedhje të reja, atëhere le të ushtrojë trysni serioze tek qeveria e Maqedonisë, që Enciklopedia aktuale të hidhet në koshin e plehrave dhe Enciklopedia e vërtetë e Maqedonisë të ndërtohet në baza të bashkëjetesës dhe bashkekzistencës etnike dhe fetare, e cila përjashton çdo lloj racizmi dhe segregacioni etnik.

Nga ana tjetër, edhe Greqia duhet të lëvizë, që segmentet ekstremiste të Maqedonisë të mos i pretendojnë rrënjët e tyre tek ata  që janë pjesë e Enciklopedisë të Greqisë dhe trashëgimisë botërore të njerëzimit.  Sepse sllavët gjithnjë e kanë pranuar se në Ballkan kanë filluar të zbresin vetëm në shekullin e shtatë pas Krishtit.

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs (09.29.2009)
DW: Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd (09.29.2009)
Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend (09.27.2009)
Shkenca duhet të ndjekë kriteret shkencore - Mbi diskutimet për Enciklopedinë maqedonaseKonrad Clewing, Zëvendësdrejtor i Institutit për Evropën Juglindore në Regensburg, ekspert për Ballkanin (09.26.2009)
Shqiptarët e Maqedonisë më të hershëm se sllavëtNga akademik Bahri Beci (09.23.2009)
Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor? (09.23.2009)
Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historikeNga Agim Gadri (09.22.2009)
E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj (09.14.2009)
RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën (09.14.2009)
AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]