E Enjte, 09.19.2019, 12:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am (GMT+1)


Thjesht në cilësinë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, thonë mediat, qenka shprehur në facebook se partia e tij ("partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri"), pra ai vetë, është mandatar i qeverisë së ardhshme.

Hashim Thaçi, pas shpalljes zyrtarisht të marrëveshjes mes katër partive, LDK-AAK, Vetëvendosje dhe Nisma, e ka të qartë tashmë se nuk i ka votat për të mbajtur mandatin, edhe sikur atë t'ia jepte, sipas rutinës, presidentja e Kosovës. Prandaj, i bie që t'ia kursejë vetes, partisë së tij, koalicionit të tij këtë procedurë dhe të pranojë realitetin e ri.

Kështu kryetari i PDK-së do të dëshmonte pjekuri politike, do të dëshmonte konstruktivitet, do të dëshmonte përgjegjshmërinë që i takon, respektin që i takon ndaj rolit të tij në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në këto 15-16 vitet e fundit. Mbi të gjitha, Thaçi do të dëshmonte se nuk tundohet nga zërat e brendshëm, në parti apo koalicion, të cilët janë gati ta dëmtojnë figurën e Thaçit dhe interesat e shtetit të Kosovës vetëm për hir të ruajtjes së mëtejshme të posteve dhe privilegjeve që kanë pasur me Thaçin kryeministër.

Thaçi ka qenë kryeministër dy mandate, shtatë vjet, në një periudhë shumë vendimtare për fatet e Kosovës dhe të kombit. Gjatë këtyre viteve, më shumë se kurrë në jetën e tij aktive politike, ai ka përjetuar reformimin e tij dhe të partisë së tij, ku, natyrisht, ai e ka pasur meritën kryesore. Sikurse ka edhe përgjegjësinë e tij për mungesën e sukseseve në shumë fusha, për korrupsionin tejet të lartë, papunësinë tejet të lartë, izolimin ndaj Evropës dhe botës, për shumë plagë të tjera, të cilat ai, partia e tij dhe koalicioni i tij nuk i kanë aspak mundësitë t'i zbutin as t'i shërojnë në një mandat tjetër, të tretë, qeverisës. Do të ishte paradoksi më i madh, absurdi më i papërfytyrueshëm që Thaçi ta mendonte apo ta gjente veten në krye të një aventure ku dështimi do të ishte i sigurtë dhe dëmi ndaj tij sidomos, por, rrjedhimisht, edhe ndaj çështjes për të cilën ai ka kontribuar deri tash do të ishin tejet të mëdha e tejet të pandreqshme.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse asnjë nga partitë kryesore të Kosovës - as LDK, as AAK, as Vetëvendosje, as Nisma nuk bënë asnjë marrëveshje me PDK-në dhe me Misionin e Ri.

Mendoj se Thaçi dhe të gjitha mendjet e tjera të kthjellëta në partinë dhe në koalicionin e tij e kuptojnë se nuk kanë pse t'i humbin më kohë as nerva Kosovës, popullit të Kosovës, përkrahësve të tyre. E kuptojnë, pra, se Misioni i tyre i Ri është në opozitë - në një opozitë të re sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese, sa më të përgjegjshme, çka do të ishte në pajtim me zotimin e koalicionit LDK-AAK, Nisma dhe Vetëvendosje se nuk do të ketë asnjë revansh apo frymë revanshi në qeverisjen e tyre.

Disa mendje, sipas meje, të pakthjellëta pranë Thaçit, i kërkojnë atij që të zgjasë agoninë e qeverisjes së tij, një agoni që do të ishte shumë më e rëndë dhe më e shumëfishtë për Kosovën dhe për çështjen ndaj së cilës mendohet se ka punuar Thaçi dhe PDK.

Ata nuk duan ta kuptojnë se Kosovës nuk i duhet as një zgjatje kohore, nuk i duhet as një vajtje në zgjedhje të jashtëzakonshme, Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri sa më e qëndrueshme, i duhen institucione të forta - Qeveri, Parlament, President, i duhet qeverisje me kapacitet sa më të plotë, me energji sa më të freskëta, me imazh sa më të ndryshëm, të cilat Thaçi, PDK dhe aleatët e tyre nuk ia kanë siguruar Kosovës sidomos këto tri vitet e fundit dhe as që mund t'ia sigurojnë një mandat të tretë të mëtuar.

Perëndimorët, Bashkimi Evropian, në kontekstin e ri që u krijua pas marrëveshjes LDK-AAK-Nisma-Vetëvendosje, u shprehën se në praktikën demokratike ekzistojnë edhe koalicionet e heshtura parazgjedhore, për çka ata kishin menduar se Thaçi dhe PDK mund ta kishin pasë arritur një të tillë.

Ndërkohë partitë kryesore opozitare të deritashme të Kosovës kishin premtuar se nuk do të bëjnë në asnjë mënyrë koalicion me PDK-në. Nënteksti, mendoj unë, tashmë del i qartë. Mrekullisht, ky nëntekst u kap me shumë mençuri nga elektorati i Kosovës. Dhe PDK nuk ka pse të shpresojë se mund të bëjë ndonjë diversion ndaj partive që arritën marrëveshjen më 10 qershor. Nëse dikush pranë tij do t'ia këshillonte këtë Hashimit, kjo do të ishte këshilla më keqdashëse e mundshme ndaj tij.

Duke i hapur rrugë qeverisjes së re, duke pranuar realitetin e ri të krijuar tashmë, duke filluar Misionin e tij të Ri në opozitë, Thaçi do të bënte që të dilte në një dritë të vërtetë roli i tij në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit, ashtu si vlerëson ai vetë, se "zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës". Dhe do të ishte vërtet kryelartë për atë që ka bërë në politikë, për atë që ka bërë në qeveri dhe për atë që do të bëjë në opozitë. Në rast të kundërt, Thaçi do ta errësonte jo vetëm rolin e tij në këto zgjedhje, por do të bjerrte shumëçka nga meritat e tij të vërteta të deritashme ndaj Kosovës dhe kombit. Dhe dëmet, çka është më e keqja e të këqijave, më së shumti do t'i paguante Kosova.

Tashmë Kosova ta mbledhë sa më shpejt Kuvendin me përbërje të re dhe të vazhdojë pa humbur aspak kohë hapat e tjerë për mbarëvajtjen e vendit, për rritjen e mirëqenies, për zhvillimin ekonomik, për arritjen sa më të shpejtë të heqjes së vizave, për aritjen sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për arritjen sa më të shpejt të përfshirjes në Partneritetin për Paqe, për arritje sa më të shpejta në integrimet e tjera perëndimore dhe ndërkombëtare, çka krijon një kuadër krejt tjetër në hapjen e vendit ndaj investimeve të huaja, në krijimin e shpresave të reja dhe të optimizmit të ri brenda në Kosovë dhe në marrëdhëniet e saj rajonale evropiane dhe ndërkombëtare.






©
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am

REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MALËSORE KONKUROI PËR MISS USA 2014Nga FRANK SHKRELI (06.10.2014)
MOS HESHTNI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA (06.10.2014)
SKENARËT E PAS 8 QERSHORIT VAREN NGA MORALI I PALËVENga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2014)
PËR KË DO TË VOTOJË POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.07.2014)
KUMTET HAMLETIANE NË KOHËT MODERNE...Nga DR. PËRPARIM KABO (06.07.2014)
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.06.2014)
8 QERSHORI - VOTA PËR ÇLIRIM!LDK-ja, mundësia e vetme - Votojeni LDK-nëNga XHAVIT BEQIRI (06.06.2014)
Zgjedhjet e 8 Qershorit - QYTETARË TË KOSOVËS DILNI NË VOTIME – ABSTENIMI I KRIJON SHANS KEQQEVERISJES, PROFITERËVE DHE MAFIES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2014)
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (06.04.2014)
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]