VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARES
Nga ARTUR VREKAJ

E Mërkurë, 10.15.2014, 08:47am (GMT+1)


Kjo natë e 14-15 Tetorit 2014, që kaluam është nata e bardhë e kombëtares, e simbolit tashmë të artë të kombit që po hapëron kudo në Trojet Shqiptare dhe në Mërgatë.

Kurrë futbolli Europian nuk ka lënë pa gjumë një Ballkan të tërë! Bashkë me këtë rajon edhe organizmat Europiane të politikës, diplomacisë dhe ushtrisë dhe sportit. Kjo ndodhi në Beograd ishte një përshkallëzim i racizmit shtetëror Serb, që luajti për disa ditë rresht me ndjenjën kombëtare të Shqiptare kur vuri në veprim një mekanizëm parandalues dhe ndalues shtetëroro-policor dhe militar që të mos e shihte ndeshjen asnjë Shqiptar nga Shqipëria direkt në stadium. Pothuaj, pragndeshja ishte një situatë paralufte. Por ajo që dua të nënvizoj është qëndresa dhe durimi për tu sjellë me dinjitet i kombëtares Shqiptare në Beograd ku edhe mund tu diskutohej edhe jeta ndonjë prej lojtarëve tanë.

Kombëtarja vinte ballëlartë në Beograd më 14 Tetor 2014, jo vetëm me arritjet e saj të fundit, por edhe me nivelin e saj të shkallës Europiane në vazhdimësi, shtuar këtu më kryesoren - mbështetjen e fuqishme dhe të përzemërt të një kombi të tërë që qëndroi më këmbë për orë të tëra në rrugë e sheshe të Trojeve Shqiptare apo edhe në Mërgatë.
Fitorja e kombëtares me Portugalinë, barazimi me Danimarkën dhe qëndresa e pashëmbullt në Beograd së fundi është lobimi më i madh për kombin tonë në Europë që kemi bërë deri më tani me ndeshjet për kupën e Europës në këtë shekull. Pak rëndësi ka ngjitja në tabelën e renditjes. Ne jemi edhe më lart me gjithë shokët e Shaqirit që vesh bluzën e Zvicrës.

Futbollistët Shqiptarë të kombëtares janë kombëtaristë të vërtetë, sepse janë Shqiptarë të besueshëm për çka bëjnë, sikur edhe me një barazim edhe me një gol të vetëm edhe me një tatu të shqiponjës që e kanë në krah, por që e sheh gjithë bota.

Për ata sot flasin mediat e botës, sepse u treguan të vendosur për të shkuar në një ndeshje që vërtetë kishte një ngarkesë të madhe psikollogjike për vetë arsyen historike të një urrejtje disa shekullore  ndaj Shqiptarëve, që është ushqyer dhe vazhdon të ushqehet në rrugë shtetërore nga shteti Serb.

Kombëtaristët e kombëtares me mbrojtjen e flamurit të Shqipërisë Natyrale jo vetëm ngritën lart emrin e Shqipërisë, të kombit, të flamurit kombëtar, të himnit kombëtar, por u bënë edhe më  frymëzues për këdo Shqiptar,  e në veçanti për Shqiptarët e Mërgatës kombëtare që të ndihmojnë e ushqejnë me kurajo, me pasion çdo të talentuar në çdo sport e sidomos në futboll.

Ata luajnë bukur, jo se një ditë do të nderohen me urdhrin nderi i kombit, por se e kanë në gjak edhe dashurinë për futbollin si dashurinë për Shqipërinë.

Nata e 14-15 Tetorit 2014 do të mbetet si një ngjarje historike për përbashkimin e kombit në një të vetëm në Trojet Shqiptare dhe në Mërgatën Kombëtare. Kjo qëndresë e pashëmbullt e ekipit kombëtar të Shqipërisë në kushte e një ndeshjeje sportive me atmosferë tejet të rënduar policore dhe militare tregoi se shteti Serb dhe vetë strukturat Serbe lejuan një racizëm radikal, që ra në sy të të gjithë botës me sjelljen e tyre në kufi dhe dogana, si dhe më në fund në stadiumin Partizani të Beogradit.

Kombëtaristët e kombëtares janë vërtetë ambasadorë të denjë të Shqiptarisë që e promovojnë Shqipërinë pa fjalime, pa para, pa ndërhyrje as në BE, as në NATO dhe as në OKB - të gjithë bashkë si një trup i vetëm, siç duam ta shohim Shqipërinë një ditë në kampionatin Europian dhe Botëror, sepse më parë Shqipëria do të bëhet pjesë e finaleve të Europës dhe Botës, se sa anëtare gjysmake e BE-së!

Ata, luftarakët e kombëtares që kur këndojnë himnin e fitojnë a barazojnë në vëndet e BE-së apo u bëjnë dush fqinjëve janë shpresa e përbashkimit kombëtar! Me vepra!  Dhe po e tregojnë në çdo ndeshje se sa na frymëzojnë e inkurajojnë me suksesin e  tyre.

E ata,kombëtaristët e kombëtares nuk luajnë për dekorata! Sepse ata janë nderi i vërtetë i kombit në kohë paqe sot për sot! Ne e dimë këtë!

Ju jemi mirënjohës që na ringjallën si komb dhe njëherë, ashtu Shqiptarisht. Si shqiponjat e vërteta që e kanë një - dheun edhe qiellin tonë të pandarë, si ëndrra jonë e kahershme shekullore.

Është vërtetë krenari kombëtare të ndihesh e të rrosh si Shqiptar kudo kur sheh e ndjen me zemër se sa lart e  ngre emrin e kombit tonë - kombëtarja jonë.

Lum familja që i ka, lum Shqipëria për këta yje!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)
MEDITIME NË NJË CEREMONI DEKORIMI - KRYENGRITJA E ZHABOKIKËSNga RESHAT KRIPA (10.13.2014)
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËNNga Roger Cohen, New York Times (10.13.2014)
AUTOGOLAT E BATONITNga REXHEP SHAHU (10.12.2014)
BEN BLUSHI NË GJURMËT E BIZANTINIT PHRANTESNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.11.2014)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT -- E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA -- FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQËNga FRANK SHKRELI (10.11.2014)
ZGJEDHJA E GUVERNATORIT TË BSH DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga AJET NURO (10.10.2014)
Barometri diplomatik'SHQIPËRIA E MADHE' - PROJEKTIDÉ SERBOMADHE, JO KOMBËTARE SHQIPTARE, ASSESI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]