E Djelë, 08.18.2019, 06:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ASGJË E RE NGA FRONTI I SERBISË
Nga SULEJMAN GJANA

E Shtunë, 10.25.2014, 08:49am (GMT+1)


Veglat e Serbisë, serbofilët e vjetër e të rinj, si dhe parullaxhinjtë pacifistë panballkanistë e europeistë, që bashkërisht nuk mund ta kuptojnë Serbinë jashtë Europës dhe Shqipërinë e Europën pa Serbinë, pësuan një goditje shokuese pas zhvillimeve dramatike në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Ata duket se nuk arrijnë ta kuptojnë sesi dhe se ku përfunduan e përse u shkërmoqën brenda 24 orësh konsideratat serbe, sipas të cilave: me shqiptarët e Shqipërisë londineze nuk kemi asgjë, se ata janë ndryshe; se në fund të fundit, Shqipërinë londineze të parët tanë me Pashiqin në krye e pranuan si realitet politik, shtetëror e gjeopolitik, me të cilën edhe mund të bashkëpunojmë; se të gjitha hesapet i kemi me kosovarët terroristë, sidomos me ata që përkrahën dhe përkrahin ende UÇK-në; se këtë dallim midis “Kombit shqiptar” dhe “Kombit kosovar”, dinë ta bëjnë të gjithë serbët; se për serbët dhe miqtë e tyre në Ballkan e kudo gjetkë, UÇK ka qenë dhe mbetet organizatë terroriste, pavarësisht se NATO e pranoi dhe e shpalli aleate gjatë konfliktit të Kosovës etj., etj..

Të gjithë këta nuk arrijnë ta kuptojnë përse Beogradit i lipseshin 4800 forca speciale e policë të armatosur deri në dhëmbë për të siguruar 50 tifozë shqiptarë në tribunën VIP, dhe 25 të tjerë, pjesëtarë të kombëtares sonë të futbollit?!

Nuk arrijnë ta kuptojnë se nga cilët trembej Beogradi dhe çfarë informacioni dispononte, teksa të gjitha pretendimet ua plotësuam, derisa edhe emrin “Albania” e hoqëm vullnetarisht nga uniformat e futbollistëve, për ta zëvendësuar me “Digitalb”?!

Nuk arrijnë ta kuptojnë përse ambasadorin tonë atje, pasi i dorëzuan notë proteste, e vendosën gati në gjendje arresti, sikurse vepruan edhe me tifozët dhe futbollistët, që i kontrolluan rreptësisht, disa herë dhe kudo?!

Nuk arrijnë ta kuptojnë sesi 4800 policë serbë nuk mundën të shohin fuçitë me “gjizë”, që shkarkoheshin nga kamionët dhe futeshin në stadium nga ultrasit paramilitarë të Arkanit, shumica e të cilëve dinte shqip, pasi ishin rritur në Kosovë, nga e cila ishin larguar në qershor 1999?!

Nuk arrinin ta kuptonin sesi 4800 policë nuk penguan dot futjen në stadium të “Ivanit të Tmerrshëm”, që duhej të ndodhej në arrest shtëpie, por që u fut në fushë i shoqëruar me policë dhe me gjeste nga fusha orkestronte ultrasit?!

Nuk arrinin të kuptonin sesi atyre u kish shpëtuar nga kontrolli droni me banderolën, nga të cilat “u provokua i gjithë kombi serb”?!

Nuk arrinin ta kuptonin sesi 32 mijë tifozë kërkonin vdekjen e gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, duke përfshirë këtu edhe “miqtë e shtrenjtë të Serbisë”, pra edhe ata vetë, pasardhësit e tyre dhe serbofilët e tjerë të mëvonshëm?!

Nuk arrinin të kuptonin përse këtë vdekje të të gjithë shqiptarëve e kërkuan edhe të nesërmen, 16 mijë tifozë serbë në ndeshjen e basketbollit Crvena Zvezda - Gallatasaraj, dhe tri ditë më vonë sërish 30 mijë serbë e kërkuan vdekjen pa përjashtim të shqiptarëve, në derbin futbollistik midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ku nuk ndodhej asnjë shqiptar?!

Nuk arrinin të kuptonin akuzën serbe sesi mundej Shqipëria të synonte t’i shpallte luftë Serbisë dhe sesi të gjitha këto ngjarje në Beograd t’i kishte përgatitur dhe zbatuar SHISH-i ynë…, apo sesi shpjegohej që kryeministri, ministri i Jashtëm dhe deputetët e mazhorancës ishin pozicionuar fort në mbrojtje të skuadrës sonë, shtetit shqiptar dhe simboleve e dinjitetit tonë kombëtar?!

Kanë menduar se pa dyshim që këtu fshihet një lojë e madhe, të cilën padronët dhe miqtë serbë do t’ua shpjegojnë më vonë, pasi të arrijnë ta defaktorizojnë, diskreditojnë e ndëshkojnë shtetin shqiptar dhe kombëtaren tonë në sytë e mbarë botës, Europës dhe UEFA-s.

Ditët para ndeshjes në Beograd, njerëzit e Serbisë dhe serbofilët e mallëngjyer, i vetëlëvdoheshin njëri-tjetrit se nuk kishin punuar kot dhe se e dinin që do të vinte kjo “ditë e bekuar”, kur dyert e Beogradit do të hapeshin masivisht për shqiptarët dhe se pa dyshim që paskëtaj do të riktheheshin “kohët fatlume” edhe për bijtë dhe nipërit e tyre. Pra bash kohët kur vetë ata ishin edukuar me “bashkim-vëllazërimin”, kur kishin mësuar serbisht, kur ishin dashuruar dhe ishin martuar me vasha serbe, kur kishin kënduar serbisht, kishin pirë shlivovicë e ishin dehur nga lumturia, e kur ishin bërë miq të ngushtë e të besuar të serbëve e të Rankoviçit, kur ishin shpërblyer me dinarë, për detyra…

Por mbi të gjitha ata nuk mund të harronin mbrëmjet e mrekullueshme në Tiranë, të ftuar në ambasadën jugosllave nga Velo Stojniçi, Milan Kupreshanin, Josip Gjergja e Savo Zllatiçi, ku këndonin këngë serbe e kujtonin komandantët e lavdishëm Miladin, Dushan e Tempo, sidomos dy të parët, që i kishin bërë me parti dhe i kishin sjellë në pushtetin e bekuar, ata vetë, fëmijët, nipërit e sojsorollopin.

Ata qanë me dhimbje kur mësuan se Miladinin e vrau mësuesi gjakovar, irredentisti Haki Taha, në Prishtinë, më 13 mars 1945. E qanë me kuje Miladin-kryetarin e PKSH, që megjithëse tejet modest për meritat, u vetëshpall i tillë kur nacionalistët e përzunë nga Konferenca e Pezës, me argumentin se kuvendi i bashkimit në luftë ishte i shqiptarëve dhe vetëm për shqiptarët.

Qanë me dhimbje kur mësuan se Savo Zllatiçin e dënuan për deviacion prostalinist dhe e burgosën në Goli Otok.

Qanë me dhimbje edhe kur u eliminua nga pushteti mësuesi dhe tutori i tyre, Rankoviçi, në vitin 1966.

Qanë nga gëzimi kur mësuan se Shqipëria do të bëhej Republikë e Shtatë e Jugosllavisë, dhe sidomos kur qendra në Beograd i informoi se Baba Stalini, personalisht, ia kish sugjeruar këtë ide Milovan Gjilas-it në Moskë, kur i kish thënë: “Gëlltiteni Shqipërinë…”. Dhe jo më kot, sepse në rast bashkimi në Federatë, pa dyshim që padronët do t’i gradonin në detyrë dhe si njerëzit më besnikë do t’i emëronin në poste kyçe të pushtetit, në republikën shqiptare të Jugosllavisë, apo në Beograd, në organet federative.

Ata në shumicë ndodheshin në Vishegrad, në Sanxhak e në Kosmet, kur mësuan lajmin e gëzuar se në shkurtin e vitit 1945 Baba Stalini dërgoi në Kosovë 29 oficerë ekspertë të NKVD për themelimin e OZNA, si struktura e bekuar ku ata u emëruan dhe u hierarkuan me detyra sekrete të besuara, që u garantonin të ardhmen.

Ata kontribuuan me gëzim për çarmatosjen e shqiptaromëdhenjve “reaksionarë” të Kosovës dhe dorëzimin e tyre në duart e “vëllezërve serbë”. U gëzuan dhe kontribuuan personalisht në “Masakrën e Tivarit”, dhe sidomos në spastrimin e mijëra Rusëve të Bardhë, familjarisht, si dhe të mijëra irredentistëve shqiptarë në mbarë Kosovën, në bashkëpunim me kolegët e NKVD (paraardhësja e KGB) dhe të OZNA (paraardhësja e UDB), konform listave të përgatitura, duke e spastruar Kosovën prej tyre brenda pranverës së vitit 1945. Kontribut për të cilin u përgëzuan dhe hierarkuan si graduatë të shërbimit të fshehtë jugosllav, e ku natyrisht edhe u rekrutuan si agjentë të dyfishtë serbë dhe rusë.

Ata e qanë me piskamë prishjen e Baba Stalinit me Xhaxha Titon dhe u ngazëllyen nga lumturia kur Hrushovi u pajtua me Titon, pasi ky pajtim u realizonte dëshirat dhe u konsolidonte ardhmërinë.

Sidomos e paharrueshme për ta do të mbetet dita e fundit e bekuar e festës kombëtare të Jugosllavisë e vitit 1956, pas vizitës së Hrushovit në Beograd, kur të ftuar në ambasadën jugosllave ngritën dolli me shlivovicë, me në krye komandantin Hulusi Spahiu, dhe kënduan këngë serbe me sytë e përlotur, drejtuar nga portreti stërmadh i Titos, të cilin sipas rregullave të dollive me dollibash Hulusiun, e përshëndetën duke rrufitur për nder të tij dollitë e pafundme, bash në sytë e Nexhmijes, Vitos e Fiqiretit, si dhe të mbarë byroistëve.

Ata gjithashtu lumturoheshin e përbetoheshin për besnikëri ndaj Beogradit, ndërkohë që askush nuk i cenonte në karrierë e privilegje, teksa përflisnin nën zë faktin se kishin garanci, sa kohë që Feçorr Shehu, asokohe ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, drekën e hante në hotel “Rozafa”, ndërsa darkën e hante me udbashët në Ulqin, Tivar e Podgoricë, për t’u paraqitur të nesërmen në detyrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, shpesh i shoqëruar nga “tradhtarë të lidhur” e të marrë në dorëzim personalisht, ngaqë ishin kapur nga kufitarët jugosllavë pasi kishin tentuar të arratiseshin.

Ata kishin dijeni të plotë se ishin Kadriu dhe Feçorri ata që garantonin Enverin në vizitën e bujshme të tij në Tropojë, në vitin 1972, vetëm 5 kilometra në vijë ajrore me kufirin, dhe se garantët nuk mund të ishin aspak ushtarët e batalionit të Diko Zeqos.

Ata e dinin se ishin po Kadriu dhe Feçorri, garantët e Enverit dhe byroistëve në pushimet që këta bënin në Volorekë (Drilon), vetëm 100 metra larg kufirit, dhe nuk ishin aspak Sulo Gradeci e Diko Zeqo.

Ata e kuptonin mirë se e keqja Enverit të tyre dhe byroistëve mund t’i vinte vetëm nga shqiptarët e Tiranës, nga të cilët ruheshin në Bllok prej qindra ushtarë-gardistësh të Diko Zeqos dhe prej kapterëve me kobure të Llambi Peçinit dhe Sulo Gradecit.

Ata e dinin mirë se “ashtu ishte loja”, kur mësuan se i gjithë zinxhiri komandues i Divizionit të Peshkopisë, në vitin 1975 u gjykua me dyer të mbyllura dhe u dënua me akuzat: “tradhti ndaj atdheut” dhe si “agjentë serbë”, teksa këta për vite e muaj të tërë kalonin kufirin dhe e hanin çdo natë darkën në Dibër të Madhe.

Ata ishin të parët që organizuan dhe udhëhoqën manifestimin e solidaritetit me juntën e gjeneralëve rusë të Ushtrisë së Kuqe dhe KGB, pas Grushtit të Shtetit të gushtit 1991, zhvilluar në bulevardin e Tiranës.

Ata ishin në anën e Millosheviçit gjatë luftërave që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, që kish qenë çifligu dhe domeni i miqve dhe padronëve serbë.

Ata u lumturuan kur panë të ngriheshin tre gishtat në Vlorë, gjatë trazirave të vitit 1997, si lartim i simbolit serb në duart e mijëra kallashnikovsave, që mbanin armët e tmerrshme ndonëse ende nuk ishte shpërthyer asnjë depo e ushtrisë shqiptare të kohës. Madje ishin ata që dhanë ekspertizën dhe kontributin e tyre për shkatërrimin e të gjitha llojeve të armatimit luftarak, pasi në shumicë ishin ushtarakë të përgatitur në Jugosllavi, e më pas të specializuar në BS dhe Kinë.

Ata përjetuan ndjenja të përziera natën e së martës së 14 tetorit 2014 në Beograd: u gëzuan që “vëllezërit serbë dhunuan me të drejtë futbollistët shqiptarë, në shumicë kosovarë të qelbur”; u trishtuan kur dëgjuan koret fyese e raciste në drejtim të të gjithë shqiptarëve, pa dallim, pra edhe në adresë të tyre; por sidomos u nervozuan nga reagimet kombëtariste të mbarë shqiptarëve, në të gjitha qytetet e hapësirës shqiptare.

Ata e kuptuan se tanimë kishin mbetur në minorancë të papërfillshme dhe mundi e djersa u ishin bjerrë, kishin shkuar kot.

Ata tashmë e kanë të vështirë të justifikohen para padronëve e të vazhdojnë të shpërblehen, pasi ndikimi i tyre ishte minimizuar skajshëm.

Ata u ndjenë të braktisur nga të gjithë bashkatdhetarët, nga mbarë rinia, madje edhe nga miqtë apo shokët e fëmijëve. E ndjenë se kauza e tyre pothuajse po asgjësohej, po merrte fund, bashkë me ëndrrat për privilegje e pushtet…, sepse ata ishin vetëquajtur dhe ishin konsideruar si “garantët” e serbofilisë në mbarë trojet shqiptare. Ata e kuptuan se “kuqezinjtë” që thërrasin “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej, o hej…”, ishin dhe janë varri i tyre dhe i skotës së tyre, në ardhmëri.

Ata e dinin se panjugosllavizmi kishte marrë fund bashkë me shpërbërjen e Federatës, dhe këtë e kishin pranuar edhe shefat në Beograd, kur u kishin komunikuar “strategjinë e re, në kushtet e reja…” që ishte: zëvendësimi i panjugosllavizmit me panserbizmin.
Megjithëse ata asokohe kishin marrë si detyrë dhe ishin përbetuar për të luftuar për triumfin e panserbizmit, tashmë këtë objektiv do ta jetësonin jo si perandori territoriale, por si perandori pushtetore, ekonomike, kulturore e mendësie…, që do të garantonte përjetësisht objektivat e Beogradit.

Por nuk thonë kot se “shpresa vdes e fundit”…, pasi menjëherë në Beograd shkoi për vizitë historike vetë Baba Putini, shefi i Madh i KGB-së.

Ata u lumturuan kur mësuan se në paradën e përbashkët serbo-ruse të Beogradit parakaluan bashkërisht mijëra trupa të përziera, serbe e ruse, dhe u demonstrua forca, teknika dhe teknologjia e fundit, e sjellë nga “Rusia-mëmë” dhe “aleate strategjike e serbëve”.

Pa dyshim që ky demonstrim u dëshmoi atyre se UDB dhe KGB ishin dhe janë sërish bashkë, dhe pa dyshim edhe në anën e tyre, e kjo do të thoshte se ata nuk kishin si t’i braktisnin e harronin.

Tashmë ata ndihen të sigurt, madje mund të maskohen edhe nën parullat se “e duam NATO-n”, të cilën ua kanë porositur shefat.

E përse të mos i marrin pensionet e rritura si “ushtarakë rezervistë të një vendi anëtar të NATO-s”, duke bërë njëkohësisht edhe detyrën…, në favor të tyre e të shefave. Ashtu siç bënë dikur, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur nga njëra anë ngjireshin se ishin aleatë të Aleatëve të Mëdhenj: Rusisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, ndërsa nga ana tjetër punonin me serbët e rusët dhe për interesat sllave dhe pushtetin. Ashtu sikurse kishin vepruar bashkë me UDB-në për minimin e Kanalit të Korfuzit dhe dëmtimin e luftanijeve britanike, me ç’rast lanë kokën edhe 44 marinarë britanikë.

Ata e dinë se mund të shërbejnë duke qenë njerëzit e besuar të Serbisë dhe Rusisë brenda NATO-s.

Ata e kuptojnë se, në thelb, në Serbi e Rusi nuk na ndryshuar asgjë. Madje mund të thuhet me plot gojën se Beogradi dhe Moska janë në rrugën e vazhdimësisë. Sepse në fundore ata i janë betuar Serbisë, pavarësisht fasadave dhe ideologjive. E ç’punë u prish atyre se dikur iu përbetuan për besnikëri të përjetshme OZNA-UDB-së komuniste, ndërsa sot kanë padronë ata që mbajnë lart flamurin e çetnikëve të Mihajlloviçit, përfaqësuar nga radikalët e Sheshelit, Nikoliçit e Vuçiçit, apo ithtarit nacionalsocialist të Millosheviçit, Ivica Daçiç, që merr mësime dhe urdhëra nga gruaja e Sllobos, Mira Markoviç!

Për ta nuk ka rëndësi fasada, por thelbi. Për ta ideologjia komuniste dhe “lufta çlirimtare” ishin instrumente për grabitjen pa droje, me dhunë e me “ligj”, të pasurive të shqiptarëve, sidomos pasurive të mëdha të kundërshtarëve. Por ideologjia dhe “lufta çlirimtare” ishin instrumente veçanërisht për marrjen e pushtetit, që është qëllimi fundor, sikurse thoshte edhe Lenini: “I gjithë pushteti, sovjetëve…”. Pushteti, ama... Pra pushteti dhe vetëm pushteti, që të siguron gjithçka…

Ata e dinë mirë dhe janë të bindur se, në kushtet e reja dhe aspak të favorshme, Beogradi dhe Moska ua kanë sërish nevojën dhe do t’i thërrasin sërish në apel, për t’u dhënë detyrat e reja, pas të cilave pa dyshim që vijnë të drejtat dhe privilegjet.

Pra nuk ka ndryshuar asgjë, as qëllimet dhe as synimi kryesor i vazhdimësisë sllave, që u siguron pushtetin, që është mekanizmi që lëviz interesat. Ndaj ata janë plot shpresë dhe të gatshëm…, në pritje, si rekrutë dhe ushtarë të përjetshëm, që presin zërin e borisë, urdhrin për betejat e reja.
-
Shënim: Autori është Kryetar i PLL

SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
25 VJET MË PARË RA MURI I BERLINIT DHE U SHEMB KOMUNIZMINga FRANK SHKRELI (10.23.2014)
...AQ SA KA KRAHËT SHQIPONJA, KATËR VILAJETET TONA   Vargje poetike nga Lefter ÇipaNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.22.2014)
PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKBNga FRANK SHKRELI (10.21.2014)
LETRA IME PËR MAJA KOCIJANCICNga UK LUSHI (10.20.2014)
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2014)
Barometri diplomatikNË BEOGRAD FITOI SHQIPËRIA, PËSOI SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
Barometri diplomatikTIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ (10.17.2014)
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]